Lajme nga Komuna

VENDIM-Për zbatim të vlerësimit strategjik

Në bazë të nenit 65 alinea (6) të Ligjit për ambientin jetësor (,,Gazeta zyrtare e RM-së ,, nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 42/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës Dibër sjell:

VENDIM

Për zbatim të vlerësimit strategjik

            1.Për dokumentin planifikues “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër”, i cili sillet në bazë të nenit 10 alinea (8) të Ligjit për planifikim hapsinor dhe urbanistik (Gaz. zyrtare e RM-së nr. 199/14; 44/15; 193/15; 31/16, 163/16, 64/18 dhe 168/18), Ligjit për gjelbërim urban (Gaz. zyrtare e RM-së nr. 11/18), Rregullores për standarte dhe normativa për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e RM-së nr. 142/15, 217/15, 222/15, 228/15, 35/16, 99/16, 134/16, 33/17 dhe 86/18) dhe Rregullores për përmbajtjen më të afërt, formën dhe mënyrën e përpunimit të planit gjeneral urbanistik, planit detal urbanistik, planit urbanistik për fshat, planit urbanistik jashtë vendbanimeve dhe planit rregullues  të planit gjeneral urbanistik , formën, përmbajtjen dhe mënyra e përpunimit të dokumentacioneve urbanistike planore dhe projektit arkitektoniko- urbanistik dhe përmbajtja, forma dhe mënyra e përpunimit të projektit për infrastrukturë (Gaz. Zyrtare e RM-së nr. 142/15), është e nevojshme të zbatohet vlerësimi strategjik i ndikimit në ambientin jetësor, kjo në bazë të nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor.

            2. Si organe të përfshira nga implementimi i planit “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër” janë vendosur organet në vijim: komuna Dibër, Minisitria e mjedisit jetësor dhe planifikim hapësinor, Minsitria e ekonomisë, EVN, MEPSO, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

            3. Për dokumentin planor Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër”, për përpunimin e së cilës është përgjegjëse TAJFA PLAN ShPK Shkup, ndërsa e sjell komuna Dibër, sjellja e dokumentit planor “Ndryshim dhe plotësim i pjesës tekstuale të Planit gjeneral urbanistik të Qytetit të Dibrës (2004- 2014) për blloqet urbane: 1, 8, 9, 10, 12, 13, 14, 18, 22, 23, 24, 26, 27 dhe 28 i miratuar me vendim nr. 07-27/4 data 18.02.2005, komuna Dibër” do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.

            4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet të përfshijë aspektet në vijim: ndikimi mbi ujërat nëntokësor dhe sipërfaqësor, ndikimi mbi të vjelat, ndikimi në lidhje me gjenerimin e mbeturinave komunale dhe ndërtimore, ndikimi mbi biodiversitetin, ndikimi mbi ajrin e ambientit dhe ndikimi nga fatkeqësitë dhe havaritë.

            5. Vendimi bashkë me formularët për përcaktim të nevojës për zbatim të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e Komunës Dibër në ueb adresën në vijim: www.dibra.gov.mk

            6.Kundër këtij vendimi publiku ka të drejtë në ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendimarrje në procedurën administrative të marrëdhënieve të punës nga shkalla e dytë në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së Vendimit në veb faqen.

Sëbashku Do Ja Dalim

Takim pune me drejtorin e qendrës për punë sociale z. Kreshnik Paçuku, sekretarin e kryqit të kuq ne Dibër z. Isni Telqiu, koordinatorin e shoqatave humanitare në Dibër z. Nertil Osmani dhe antarët e shtabit operativ komunal z. Reshat Qormehmeti dhe z.Altin Fetahu.
Tema e bisedës ishte koordinimi i punës gjatë pranimit dhe shpërndarjes së ndihmave që vijnë ne Dibër.
U ra dakord që të krijohet një trup i përbashkët humanitar i cili do të bëjë shpërndarjen e ndihmave humanitare sipas një liste të përbashkët të nevojtarëve. Me këtë do të arihet që në mënyrë të kontrolluar dhe të barabartë të bëhet shpërndarja e ndihmave për të gjitha familjet të cilat realisht kan nevojë.

SëbashkuDoJaDalim

Do ja Dalim

Kur dhemb trupi çdo gjymtirë angazhohet për ta ndihmuar atë.

Një krahasim i nevojshëm për të spjeguar solidaritetin e madh që kanë treguar Dibranët, gjithandej, për Dibrën në këto ditë të vështira, njerëz krenarë për prejardhjen e tyre, solidarë për njerëzit e zemrës së tyre, djem të DIBRËS e cila ashtu si shumë fortuna në historinë e saj do ta kalojë edhe këtë, me këtë ndjeshmëri të përzemërt, sot, Grupi Inicues i bashkatdhetarëve që jetojnë në Shkup së bashku me Vëllezërit e tyre Shkupjanë i dhuruan Shtabit Operativ Komunal-Dibër ndihmë shumë të nevojshme për këto momente, duke e konkretizuar sipas nevojës tone.
Me një shumë prej 6870€ nga “Grupi Iniciues” dhe 2000€ nga vëllezërit tanë nga Shkupi, në total prej 8870€, aritën që të blejnë mjetet e nevojshme për të penguar përhapjen e virusit si më poshtë:
🔴 Dezinfektues – Dezintal koncentrat 1.000 litra.
🔴Gjel për duar antibakterial -1.000 copë nga 500 ml.
🔴Motopompa për dezinfektim-12.

🔴Syza mbrojtëse – 600 copë.

🔴 Sapun i lëngshëm -2.000 litra.

🔴Transport i mallit për në Dibër.

🔴Sapun i lëngshëm për duar- 2.000 copë.

🔴Maska mbrojtëse 2 pako.

🔴Gjel për duar -2 pako.

🔴 Nga 4250 den për person, si përkrahje morale për 26 puntorët e angazhuar për pastrimin e qytetit të NPK”Standard” dhe për 4 pjestarët e njësitit të Zjarfikësve. Njerëz që qëndrojnë në frontin e parë, bashkë me shumë të tjerë, të cilët japin aq shumë për këtë qytet!
Nga Dibra për djemtë tanë dhe vëllezërit tane-FALEMINDERIT!

Larje dhe dezinfektim

Sonte u dezinfektuan te gjithe rruget dytesore ne qytet. Lirisht mund te themi se 95% e rrugeve ne qytetin e Dibres jane te dezinfektuara.
Gjithashtu u dezinfektuan fshatrat Mogorçe ,Kosovrast i poshtem dhe Kosovrast i eperm,kultet fetare parku i lojrave si dhe banesat kolektive.
Vazhdon larja me detergjent te lengshem te rrugeve kryesore dhe me te frekuentuara ne qytet.

Shtabi Operativ Komunal Dibër.
#jurrinineshtepi
#nedezinfektojmeedhepastrojme

APEL

A P E L
Të nderuar bashkëqytetarë,
Përhapja e virusit është në fazë kritike dhe moskujdesi jonë mund të jetë shkaktar që një i dashur i yni, prind, farefis, mik, shok apo kushdo qoftë, të preken nga ky armik i padukshëm. Prandaj kujdesuni për veten dhe të gjithë tjerët, duke ju shmangur tubimeve, kontakteve të afërta dhe duke ju përmbajtur rekomandimeve përkatëse!
#rrinështëpi

https://www.facebook.com/104734941155598/videos/551904902098939/?t=3

Lajmerim per prodhesit Dibrane

Me angazhimin maksimal të Shtabit Operativ Komunal-Dibër, në krye me kryetarin e Shtabit dhe Komunës Hekuran Duka, me insistim të vazhdueshëm çdo ditë,me reagime në çdo komunikim dhe me mbështetje të pa kontestueshme të Drejtorisë për Menaxhim me Kriza, u arit që sot në qeveri të zgjidhet problemi për të gjithë prodhuesit Dibranë, për trajtman të barabartë, dhe për t’iu dalur në ndihmë ekonomisë lokale në këto ditë të vështira!

Skip to content