Month: <span>February 2020</span>

El Hilal viziton Komunën e Dibrës

Një delegacion i shoqatës humanitare “El Hilal” në krye me z. Behixhudin Shehapi, sot vizituan Komunën e Dibrës.

U bisedua për tema të ndryshme në atmosferë të ngrohtë miqësore dhe u tregua një gadishmëri për bashkëpunim në të mirë të Dibrës dhe dibranëve.

Dibër e pastër

Me iniciative te komunës Dibër, sot u realizua një takim me institucionet lokale dhe shoqatat joqeveritare për organizimin e aksionit ekologjik i cili do të realizohet ketë vikend. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Lajmërim

Komuna Dibër në kuadër të aktiviteteve të saja për kujdesjen e ambientit jetësor, planifikon organizimin e një aksioni ekologjik ku pjesmarës do të jenë të gjitha institucjonet lokale dhe qeveritare si dhe organizatat joqeveritare. Takimi do te mbahet neser ( 18.02.2020) ora 09:00 ne komunën e Dibrës, ku do te diskutohet organizimi i ketij aktiviteti. Luten të gjithë të interesuarit për pjesmarje.

Zëvendës avokati i popullit viziton Komunën e Dibrës.

Zëvendës avokati i popullit viziton Komunën e Dibrës.

Sot për vizitë pune në Komunën e Dibrës qëndroi zëvendës avokati i popullit z. Ylber Rufati. Komuna e Dibrës do ti ofrojë mbështetje të plotë avokatit me qëllim që të jetë më afër problemeve të dibranëve. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Lajmërim


Lajmërohen të gjithë qytetarët , se Komuna Dibër organizon prezantim publik për propozim projektin ideor për rikonstruimin е rrugës “Vllazërim Bashkim”,gjegjësisht segmenti nga Hamami i Rri deri tek Qendra tregëtare “Dumani”, në Dibër.
Prezentimi publik do të mbahet më datë 11.02.2020 në ora 13:00 në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në Sallën e Këshillit të Komunës Dibër, rr. “8 Shtatori”nr. 72.