Month: <span>October 2023</span>

Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.

Filloi së realizuari projekti në Komunën tonë nga i cili do të përfitojnë komuniteti Rom por edhe të gjithë qytetarët e Dibrës.
Këshilli Europian dhe programi ROMAKTED faza 2, programi i përbashkët i Unionit Europian dhe Këshillit Europian.
Projekti: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe forcimi i romëve në nivel lokal.
Aktiviteti: Vendosja e rrjetës mbrojtëse në lagjen Namazjar, rruga Tanas Topallovski, riparimi i rrugës së dëmtuar, sigurimi i rrjetit të ujësjellsit dhe rindërtimi i murit mbajtës.
Investitor: Bashkimi Europian dhe Këshilli Europës. Kofinancues: Komuna Dibër.

LAJMËRIM

Lajmërohen të gjithë qytetarët dibranë se më datë 13.10.2023 (e Premte) ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Dibër do të mbahet Festivali Folklorik tradicional ,,Oda Dibrane,,.
ndërsa nata e dytë dhe e tretë do të mbahen më 14,15 tetor në Peshkopi.
Marrin pjesë grupe folklorike nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali Zi.

Në ora 17:30 Parada e veshjeve tradicionale në shëtitoren e qytetit.
Këtë vit SHKA” Dibra e Madhe” do të paraqesë përpara publikut dibran një kolazh me këngë e valle popullore dibrane dhe këngë qytetare dibrane.
Ju mirëpresim!

Lajmërim.


Ju lajmërojmë se me datë 04.10.2023  në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 17:00 , nuk do të keni furnizim të energjisë elektrike Kjo është e nevojshme për të kryer përmirësime dhe mirëmbajtje të rrjetit tonë të shpërndarjes së energjisë elektrike, në mënyrë që t’ju ofrojmë një furnizim më cilësor me energji elektrike në të ardhmen.
Me respekt.

EVN Maqedoni