Month: <span>August 2026</span>

NJOFTIM

Për Shoqatën e Bletarëve për dezinsektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e Komunës së Dibrës

Të nderuar,

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive („Gazeta Zyrtare e RMV“ nr. 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës së Dibrës për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë, Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36, lok. 3, Shkup, paraqet njoftimin në vijim:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që merren me bletari në zonën e Komunës së Dibrës se më 31.08.2026 (e hënë), ekipet e Kompanisë për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36, lok. 3, Shkup, do të kryejnë spërkatje dezinsektimi nga toka, me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave.

Spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 06:00, me aparat ULV për spërkatje.

Dezinsektimi do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përreth, vendbanimin urban të Dibrës, si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program.

Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve.

Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi do të shtyhet për ditën tjetër të favorshme.

Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në kompaninë TRULI NOLEN NM LLC është:

075 775 769

Me respekt,
Komuna e Dibrës

Vizitë zyrtare U.D. Ambasadoren, znj. Nicole Varnes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në një vizitë zyrtare U.D. Ambasadoren, znj. Nicole Varnes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Një vizitë ndryshe, e zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku znj. Varnes pati mundësinë të njohë nga afër bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Dibrës.

Vizita nisi me një kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vijoi me një udhëtim me anije, duke shijuar peisazhin dhe bukuritë e veçanta të liqenit.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar në vazhdimësi bukuritë, potencialet dhe mikpritjen e saj.

AKTVENDIM Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

Në pajtim me nenin 44 paragrafi (7)  nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe  134/26)  dhe me propozim te Komisionit për urbanizëm (10-192/4 од 31.07.2026), Kryarari i komunës Dibër  sjell si vijon :

AKTVENDIM

Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

   Miratohet Plan programi  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup  

–  Shtrirja e planifikimit:

Kufiri për  pëgatitjen e ndryshimit dhe plotësimit të të PGjU  të Qytetit të Dibrës për Bllokun 19 (Periudha e Planifikimit 2026-2036) dhe PDU për një pjesë të Bllokut 19 (Periudha e Planifikimit 2026-2031) procedurë e përbashkët PGJU-së dhe PDU-së, KOMUNA E DIBËRËS është si më poshtë:

• Hapësira e planifikimit për Ndryshimin dhe Plotësimin e një pjese të Planit  Gjeneral Urbanistik  të Qytetit të Dibrës për Bllokun 19 është 26.07 ha me kufijtë e mëposhtëm: lindje – Rruga  përmbëledhse   me profilin “So 5”; veriperëndim – Rruga  shërbyase  me profilin “Se 15” dhe juglindje – Rruga Magjistrale  me profilin “M 2” rr. “Jusuf Gërvalla“.

• Hapësira e planifikimit për Planin Detal Urbanistik  për një pjesë të Bllokut 19, në procedurë të përbashkët , është 3.48 ha. me kufijtë vijues: në veri – Rruga shërbyese me profilin “Se 2” (rr. “E re e Planifikuar  19.11); në juglindje – Rruga Magjistrale  me profilin “M2A” – Unaza Jugore, Rruga Rajonale R1201 (R-418 e vjetër) – degëzimi  Dibër-Strugë; në jug – kufiri i PGJU-së së Qytetit të Dibrës dhe në veriperëndim – Rruga shërbyese me profilin “Se 15” rr. “Rruga e Loparëve”.

Arsyetim

            Në pajtim   me  Programin   për përpunimin   e planeve   dhe dokumentacioneve   urbanistike në territorin  e  Komunës  Dibër  për   vitin   2025  (nr. Бр.. 08-806/15  dt.  30.12.2025),  është nisur procedura  për   përgatitjen  dhe miratimin  e   të Plan programit “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR” e  regjistruar me nr. 10-192/1 dt. 07.04.2026. Procedurëqë udhëhiqet përmes sistemit e-Urbanizëm për PP (2020) me nr. 79040.

         Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur dokumetacioni si vijon:

 – Plan programi për  përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup  

  • Elaborat gjeodezik  për punë gjeodezike për qëllime të veçanta për baza  gjeodezike të azhurnuara, të përgatitura nga GEOMATIKA DOO Shkup, me numër lënde: 0801-37/3-2026 dt.  04.03.2026.

– Programi për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistik në territorin e Komunës së Dibrës për vitin 2026. Nr. 08-806/15 e datës 30.12.2025

–  Propozim për miratimin e Plan programit për  “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup, nr. 10-192/4 dt. 31.07.2026, nga Komisioni për Urbanizëm.

  Kryetari i Komunës Dibër,  pasi bëri këqyrjen në dokumentacionin e parashtruar konstatoi se kërkesa është e bazuar dhe se janë të plotësuara kushtet se në pajtim me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe 134/26), dhe  në bazë të kësaj, është sjellë aktvendimi si në dispozitiv.

UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE :

 Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mundet të parashtrojë  ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.

Plan programi  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

DIBRA SUMMER RUN

Një ditë e mbushur me energji, sport dhe emocion! 🏔️

Sot Dibra dëshmoi edhe një herë se sporti bashkon, frymëzon dhe sjell gjallëri në qytetin tonë. ❤️

Me sukses përfundoi edicioni i Dibra Summer Run një aktivitet që solli bashkë qytetarë, sportdashës dhe pjesëmarrës të të gjitha moshave, duke krijuar një atmosferë të veçantë në rrugët e Dibrës.

👏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti.

Vazhdojmë të krijojmë aktivitete që i japin qytetit tonë më shumë jetë, energji dhe mundësi për të gjithë.

Deri në edicionin e radhës ! 🏃‍♀️🏃‍♂️❤️

Ekspozitën jubilare “30 Vjet Përkushtim për Emancipimin, Edukimin dhe Integrimin e Komunitetit Rom në Dibër

Sot, Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, mori pjesë në ekspozitën jubilare “30 Vjet Përkushtim për Emancipimin, Edukimin dhe Integrimin e Komunitetit Rom në Dibër”, organizuar nga Shoqata Humanitare e Bamirësisë së Romëve “Hëna” Dibër.

Ekspozita përfshiu mbi 300 fotografi dhe vizatime, të cilat pasqyrojnë veprimtarinë dhe arritjet 30-vjeçare të shoqatës.

Kryetari Mela përgëzoi organizatorët për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite, duke theksuar rëndësinë e kontributit të komunitetit rom në jetën shoqërore të Dibrës.

Drejt përfundimit punimet te parkingu 1 !

Punimet po hyjnë në fazën përfundimtare në Parkingun numër një, u bë vijëzimi i parkingjeve pranë Stacionit Policor, si dhe asfaltimi i parkingjeve pranë Sallës së Sportit.

Me këto ndërhyrje po krijohen kushte më të mira për qarkullim dhe parkim për të gjithë qytetarët.

Dibra po ndryshon!

Nis asfaltimi i parkingjeve publike në Dibër

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, inspektoi nga afër punimet në terren, ku tashmë ka nisur asfaltimi i parkingjeve publike në qytet.

Ky projekt do të sjellë hapësira të reja dhe të rregulluara për parkim, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët.

Punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe së shpejti qytetarët do të kenë në dispozicion parkingje të reja dhe më funksionale.

Komuna e Dibrës vazhdon me realizimin e projekteve konkrete për një qytet më të rregulluar dhe më funksional. 🚧🏗️

Sot në Dibër u mbajt ceremonia e ndarjes së çelësave për 47 banesa sociale, të ndërtuara për qytetarët që kanë plotësuar kushtet sipas thirrjes publike dhe kritereve të përcaktuara me ligj

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski dhe Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirat Banesore, Marjan Stefanovski.

Banesat u ndanë për përfituesit të cilët, në përputhje me thirrjen publike, kanë përmbushur kriteret e parapara. Në mesin e tyre janë persona pa zgjidhje strehimi, fëmijë pa prindër ose pa përkujdesje prindërore pas moshës 18-vjeçare, përfitues të ndihmës minimale të garantuar, si dhe persona të prekur nga fatkeqësi natyrore.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Dibrës shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve qeveritare ndaj qytetit, duke theksuar se projekte të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai veçoi gjithashtu investimet që po realizohen në Dibër, përfshirë ndërtimin e bulevardit të ri pranë kësaj ndërtese, i cili financohet në kuadër të projekteve nga kredia hungareze, me një vlerë prej rreth 2 milionë euro për Komunën e Dibrës.

Komuna e Dibrës uron të gjithë përfituesit e banesave, duke u dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gëzim në shtëpitë e tyre të reja.

Skip to content