Vizitë zyrtare U.D. Ambasadoren, znj. Nicole Varnes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në një vizitë zyrtare U.D. Ambasadoren, znj. Nicole Varnes, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Një vizitë ndryshe, e zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku znj. Varnes pati mundësinë të njohë nga afër bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Dibrës.

Vizita nisi me një kafe pranë Liqenit të Dibrës dhe vijoi me një udhëtim me anije, duke shijuar peisazhin dhe bukuritë e veçanta të liqenit.

Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe e marrëdhënieve të mira, si dhe promovimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Komunës së Dibrës.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar në vazhdimësi bukuritë, potencialet dhe mikpritjen e saj.

Skip to content