Month: <span>November 2020</span>

Festivali i këngëve shqipe për fëmijë “Bilbilat e Korabit”

Në prag të festës së flamurit, festivali i këngëve shqipe për fëmijë “Bilbilat e Korabit” edhe pse në kushte pandemike, përsëri ju dha mundësinë “bilbilave” të Dibrës të “cicërojnë” edhe këtë edicion të 10-të me radhë. Dhjetë vjet rrjesht pa shkëputje mbahet ky festival me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar duke ju falenderuar stafit organizativ nën udhëheqjen e Zinçe Mimidinovski të palodhur si dhe mbështetësit siç është ministria e kulturës, komuna e Dibrës, banjat “Capa” e të tjerë. Urime të gjith ata që u shprblyen dhe sukse të radhës.

NJOFTIM

Për të përmirësuar shërbimet publike dhe për transparencë Komuna Dibër ka vendosur formular me të cilin ju mundëson të gjithë personave juridik dhe fizik të interesuar të parashtrojnë kërkesa apo ide për plotësimin e buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2021. Personat të interesuar munden të plotësojnë formularin që ështe vendosur tek linku më posht.

https://forms.gle/SKEnFoAh7GtXAWjr7

Takim i shtabit operativ

Sot nga takimi i shtabit operativ komunal u konstatua situata shumë e rëndë në komunën tonë dhe q. Zhupë me epideminë Covid19.Vala e dytë ka 350 raste. 6 pacientë mjekohen në klinikën e Shkupit. Në Dibër mjekohen 52 pacientë.Për trajtimin e pacientëve me Covid 19 është futur në shërbim edhe reparti i adaptuar i internos në spitalin e përgjithshëm Dibër.Apelojmë tek qytetarët për një vetëdijësim dhe një disciplinë më të lartë në respektimin e ndalesave të parapara me protokol e sidomos në vendet ku ka tubime. Të paktën këto 2-3 javë mos dilni pa nevojë në qytet dhe nëpër ndeja ku ka më shumë se 4 persona. Ky është piku i epidemisë ku virusi ka një sjellje të rrezikshme për shëndetin. Shumë pacientë kanë gjendje të komplikuar shëndetësore dhe infeksioni me Coronavirus nuk është një grip i thjeshtë por një grip shum i rëndë që rrezikon shëndetin dhe të gjith jemi dëshmitarë për ndodhitë që na ka sjellë kjo pandemi në qytetin tonë por edhe në RMV.

Kryetari i komunës së Dibrës takim me zv. Drejtorin në drejtorinë e të hyrave publike.

Sot, në përbërjen e re qeveritare, z. Abdulselam Selami është në funksion zv. Drejtor në drejtorinë e të hyrave publike. Vizita jonë kishte qëllimin që drejtorin ta urojmë për funksionin e ri si dhe ti falenderojmë për gjithë atë çka bërë për komunën e Dibrës kur ishte zv. drejtor në agjensionin për përkrahje financiare të viseve rurale dhe bujqësisë. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe mëtutje e sidomos ti jepet më shumë aktualitet decentralizimit të komunave edhe në aspektin ekonomik, konkretisht përqindja më e madhe e taksave të mbeten në menaxhimin e komunave për të përmirësuar buxhetin dhe për të ritur mundësitë e investimeve kapitale në komuna.

Takim pune me zv.ministrin për transport dhe lidhje z. Bekim Rexhepi.

Takim pune me zv.ministrin për transport dhe lidhje z. Bekim Rexhepi. Kryesisht u bisedua për realizimin e 3 projekteve rrugore për komunën e Dibrës ( mjete të alokuara në vlerë prej rreth €700.000). U bisedua detalisht për mënyrën e aplikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për një realizim sa më të shpejtë të këtyre projekteve shumë të rëndësishëm. Gjithashtu u shpreh gadishmëri që të mbështetet financijarisht edhe përpunimi i planit gjeneral urbanistik për komunën e Dibrës pasi Dibra momentalisht punon me plan të stërvjetruar dhe është një ndër shkaqet e ndërtimit ilegal.
Dinamika e realizimit të këtyre projekteve do të ndiqet hap pas hapi nga afër dhe asgjë nuk do ti lihet rastësisë. Falenderim të veçantë për zv. ministrin i cili realisht tregoi interesim të veçantë për komunën tonë. Gjithashtu urojmë postin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Mirënjohje nga shoqata peshkatarëve “Trofta”

Mirënjohje nga shoqata peshkatarëve “Trofta” Dibër për aktivitetet e koordinuara me komunën e Dibrës. Komuna do të mbështesë të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate sportive si dhe të gjith shoqatave të tjera në komunën tonë që kanë në program angazhime pozitive për shoqërinë tonë.