Lajme nga Komuna

Aksioni sipas planit operativ vazhdoi edhe sot per dezinfektim dhe larje.

Aksioni sipas planit operativ vazhdoi edhe sot per dezinfektim dhe larje.

Me ç’rast përfunduan me dezinfektim:
Të gjitha banesat kolektive në rrugën “8 shtatori”.

  • Të gjitha banesat kolektive te Gjygji.
    -Të gjitha banesat kolektive te “Banka Ekonomike”.
    -U dezinfektuan te gjithë kontenieret edhe parku i lojareve për fëmijë.
    -Lagja Ndermahall me te gjitha rrugicat dytesore si dhe lagja Namazjar.
  • Rrugët përret Objektit afarist MDH
    -Rr. Amdi Lleshi
    -Rr. 8 Marsi
    -Rr Edvard Kardelj
    -Rr 22 Dhjetori
    -Rr. Skopska

Poashtu sonte vazhdoi edhe larja e rrugëve.
Nga posta e qytetit deri te ish ndërmarja “Shpiletrans”.
Shtabi Operativ Komunal bën APEL që ditët në vazhdim të mos bëjnë larjen e rrugëve për efekt sa më të mirë të dezinfektimit.

Personat që nuk do ti përmbahen këtij apeli do të dënohen nga organet ligjzbatuese në bazë të nenit 14 të Ligjit për Pastërti Publike.

Dibra, pjesa rreth liqenit sot 10.04.2020

Për njerëzit e pandërgjegjshëm të cilët janë rrezik potencial për të minuar të gjith sakrificën e të tjerëve që natë e ditë luftojnë covid 19.
Doktorët, policia, zjarfiksat, ndërmarja komunale standart, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, qendra për menaxhim me kriza, ushtria, shoqatat humanitare, kryqi kuq, tregtarët, pronarët dhe puntorët e restoranteve dhe kafiçeve, të gjithë sëbashku në aksion për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës, duke sakrifikuar jetën e vet dhe të familjeve të tyre, sakrifikojnë biznesin e vet vetëmse për të zhdukur sa më shpejt sëmundjen covid nëtëmbëdhjetë.

Kurse këta që shëtisin për qejf duke mos respektuar asnjë rekomandim, ta dinë se do të jenë fajtorët më të madhej për talljen që bëjnë me jetët e njerëzve të tjerëve.

Dashtë Zoti të mos jetë prezent në këtë turmë edhe ndonji person me test pozitiv të vërtetuar për coronavirus, se dëmi do të jetë i madh.

Dibranë të kulturuar, vetëdijësohuni se jeta eshtë në pyetje.
…………………………..

Dezinfektim dhe Larje

Sonte vazhdoi dezinfektimi i qytetit në bazë të planit Operativ. Me ç’rast përfunduan:

  • Lagjja Venec 1
  • Venec 2
  • Hyrja e qytetit, magjistralja, prej stadiumit, me te gjitha rrugicat.

Poashtu sonte vazhdoi edhe larja e rrugëve prej rrethrrotullimit nga komuna deri te Banka Ekonomike.
Shtabi Operativ Komunal bën APEL që ditët në vazhdim të mos bëjnë larjen e rrugëve për efekt sa më të mirë të dezinfektimit.

Personat që nuk do ti përmbahen këtij apeli do të dënohen nga organet ligjzbatuese në bazë të nenit 14 të Ligjit për Pastërti Publike.

Vazhdon plani operativ

Në bazë të Planit Operativ, të Shtabit, nga dje filloi faza e dytë e spërkatjes të tërësishme të të gjithë qytetit, shkallëve të banesave kolektive, institucineve Vitale, si dhe larjen me detergjent të rrugëve kryesore.
Në bazë të këtij plani sot u dezinfektuan:

  • Banesat Kolektive në Venec 1;
    -Venbanimi Qeranicë;
    -Lagja Drini i Zi(dacollaret);
    -Rr Atanas Iliq (me gjithë rrugicat);
    -Rr. Ejup Qatipi;
    Venbanimi Konjar e Re(një pjesë);

Larja e rrugëve dhe sipërfaqeve publike.
Nga ish Komiteti, Sheshi Skënderbej, Pedonalja.

Shtabi Operativ Komunal-Dibër i falemnderon Shoqatën Oda Dibrane në Shkup, dhe Shoqatën Atdhetare Dibra në ShBA për mjetet dezinfekuese që mundësuan zbatimin e planit konkret.

Plani Operativ do të vazhdojë edhe ditët në vijim.

Lajmerim

Te nderuar bashkëqytetar,

Ne këtë kohë të rëndë ju lutemi që të rrini ne shtëpi,mos dilni jashtë pa nevoj.Për ata persona që nuk janë ne gjendje ti kënaqin nevojat e tyre( te blejnë ushqim , medikamente etj.), gjatë gjithë javes por edhe në orën policore që fillon nga sot e Mërkurë prej orës 16:00 deri në ora 05:00 dhe ditët ne vazhdim gjithashtu edhe në vikend.Ju lutemi te paraqiteni ne nr.tel 071223990 me qëllim që te bëni porosinë e nevojave te juaja.Vullnetarët e Kryqit të Kuq do tju sjellin materialin e duhur ndersa pagesën do ta bëni vet(sherbimin e bën Kryqi i Kuq – falas.)

Kryqi i Kuq Dibër

Humanizmi që është në shpirtin e mjekëve nuk njeh asnjë lloj diferencimi.

Humanizmi që është në shpirtin e mjekëve nuk njeh asnjë lloj diferencimi. Qëllimi është të ndihmojnë qenien më të përsosur në planet- Njeriun. Ju falënderit prej dibranëve dr Zeqerija nga Sllupçani, dr Sllavica nga Velesi, dr Besimi nga Tetova, dr Vangel nga Shkupi, dr. Armiri nga Shkupi ( dibran) për sakrificën që e dhatë gjat kujdesit shëndetësor të dibranëve. Kolgët e juaj nga Dibra dhe qytetarët e Dibrës nuk do t’ju harojnë. #SëbashkuDoJaDalim

Problemi i transportit së qingjave

Me një angazhim maksimal nga ana e Shtabit Operativ Komunal- Diber dhe me mbështetje të Strukturave Shteterore- Shtabit Gjeneral për Koordinim.
Sot u arit te zgjidhet edhe problemi i transportimit- shitjes së qingjave të blegtorëve tanë.
Në këto ditë të vështira për të gjithë, çdo problem i zgjidhur na gëzon dhe na jep shpresë. Ne jemi këtu për ju!

#jemiketuperju.

Çfarë ndodh me shëndetin tonë mendor ?

Të nderuar !!

Pas fazës së parë ose fazës së alarmit, që në të vërtetë është momenti i parë i kontaktit të organizmit tonë me stresorin e quajtur Korona virus dhe sëmundjen e tij Covid-19.
Faza e dytë pason në një luftë midis nesh dhe stresorit, por theksohet aspekti mendor dhe jo atë organik me të cilin kemi mësuar tashmë se si të merremi me të, të mbajmë higjenën personale, të ruajmë distancën shoqërore dhe të mos jemi në grup,e gjitha me qellim që më mirë ta menaxhojmë “mysafirin” tonë te perbashkët te paftuar.

Çfarë ndodh me shëndetin tonë mendor ??

Pasi të zbulohet stresori, trupi ynë mobilizon dhe shfrytëzon të gjithë mekanizmat e mbrojtjes psikologjike, funksionet e kontaktit, informacionet që merr nga mjedisi i jashtëm, nëse kjo rezistencë e tensionuar zgjat më shumë, trupi lodhet dhe lëviz në fazën e tretë, e cila konsiston në një fazë rraskapitje e cila është më e rrezikshme e ndjekur nga një seri ndryshimesh hormonale me një rritje të hormoneve adrenale(veshkor), kortizoli dhe simptoma të tjera specifike që mund të shkaktojnë një sërë ndryshimesh fiziologjike, si dhe në sjellje.
A do të zhvillojë ky stresor stres ?? Para së gjithash, kjo varet nga shumë faktorë:
1-Nga individi dhe aftësitë e tij personale.
2-Mbështetja që ai ka dhe merr vazhdimisht.
3-Faktorët e jashtëm dhe stimujt
4 Gjenetika

Si të merremi me këtë situatë ??

Së pari, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, por periudha e karantinës dhe e izolimit është e kufizuar.

Së dyti, përdorni burimet e informacionit përkatës për ngjarjet në zhvillim siç është Shtabi Operacional i Krizave-Dibër. Ministria e Shëndetësisë, si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Së treti, shmangni lajmet sa më shumë që të jetë e mundur dhe hulumtimet për koronavirus duke rritur kështu tensionin dhe ankthin.

Së katërti, rrisni vetëbesimin, zvogëloni stresin dhe zhgënjimin.

Së pesti, ne ketë rast të gjithë jemi këtu pa përjashtim, sot të gjithë janë punonjës shëndetësie dhe në një farë mënyre të gjithë kontribuojnë në ruajtjen e rrjedhës normale të shëndetit të qytetit, jini krenarë për këtë.

Së gjashti, jini më të pranishëm me të afërmit tuaj dhe krijoni mënyra kreative për të kaluar më shumë kohë cilësore.

Së shtati, nëse ndjeni vështirësi,flisni me të afërmit tuaj, tregoni emocionet tuaja, ndajini ato.

E teta, shikoni një film së bashku, studioni së bashku, jini më afër dhe më tolerant ..

Dhe dije !!
Se e gjithë kjo do të kalojë shpejt dhe së bashku do të dalim më të fortë dhe me shumë më shumë vetëbesim dhe dashuri ..
Do të durojmë dhe të gjithë do të jemi krenarë sepse kjo është një situatë kolektive për të cilën janë marrë zgjidhje kolektive dhe të gjithë qytetarët e të gjitha grupmoshave në komunitet kontribuojnë në këto zgjidhje.

Një faleminderim i madh shkon për Shtabin e Krizave Operative të Komunës Dibër për mos kursimin e tyre dhe familjeve të tyre.
Gjithashtu mirënjohje për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe personelit ndihmës.
Faleminderit gjithashtu për të gjithë donatorët dhe dashamirët që kujdesen për të gjithë ata që kanë nevojë për ushqim dhe veshje.

m-r Admir B Kosovrasti
Specijalizant i psikologjise mjeksore

Skip to content