Lajme nga Komuna

Shoqata Atdhetare Dibra dhuron qese per mbeturina si dhe sasi te detergjentit per larjen e rrugeve

https://www.facebook.com/104734941155598/videos/212261176501715/?t=2

Nga sot kemi nje aleat shume te forte ne lufte kunder virusit. E keta jane bashkeqytetaret tone ne SHBA me konkretisht Shoqata Atdhetare Dibra,dhe kur aleat kemi ShBA fitorja do te jet e jona.
Per cdo familje do te dhurohet qese per mbeturina.Mbeturinat te hudhen vetem ne qese. Ne rradhe te pare mbrojme shendetin e punetoreve te palodhur si dhe ambientin jetesor.
Gjithashtu Shoqata Atdhetare Dibra dhuroi nje sasi detergjent per larjen e rrugeve me te frekuentuara te qytetit nga sonte.
Vazhdojme me dezenfiktimin e te gjithe rrugeve lokale.
Qendroni ne shtepi.

Lajmerim

Lajmërohen të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët e RMV që për shkak të shpalljes së situatës “gjendje krize” janë të bllokuar në shtëpi private në komunën e Dibrës, dhe qytetarët e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit, të paraqiten në stacionin e policisë së Dibrës në numrin 192. Kjo bëhet me qëllim të evidentimit të saktë të këtyre personave dhe marjen e masave për zhbllokimin e situatës.

Shtabi Operativ Komunal-Dibër

Shtabi Qëndror për Menaxhim me Kriza-Shkup

MASA për Aktivitet

Në mbledhjen e fundit e Shtabit Qëndror për Menaxhim me Kriza-Shkup u soll plani aksional për qytetin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë në bazë të së cilit nga nesër:

1. Mbyllen të të gjitha institucionet dhe subjektet ekonomike në zonën e Dibrës dhe Qendrën Zhupë përveç Bankave, Dyqanet ushqimore, Pompat e benzinës, Barnatoret, Spitalet, Sherbimet Komunale dhe Posta do të punojnë me orar të shkurtuar prej 08:00 -14:00.

2. Puna e kapaciteteve prodhuese në zonën e Dibrës dhe Qendrës Zhupë të punojnë prej 08:00-14:00.

Informate

Te nderuar qytetar te Dibres !
Si rrezultat i situates me te re te krijuar ne qytetin tone me epidemine e Korona Virusit (COVID19) ju njohtojme:
NKP Standart Diber do te vazhdoje me te njejten dinamike dhe orar te grumbullimit te mbeturinave ne qytetin tone por
Per shkak te gjendjes se krizes si dhe angazhimit te puntoreve prane kesaj ndermarje ne dezinfektimin e rrugeve dhe siperfaqeve publike ne qytetin tone apelojme deri tek qytetaret qe ne kontinjeret si dhe ne kantat individuale te mbeturinave te bejne hudhjen vetem te mbetjeve shtepiake (ushqimive dhe paketim te ushqimeve)dhe ne asnje menyre mbetjet te tjera (pllastike, mbetje elektronike, orendi shtepiake,mbetje nga kopshtet dhe bahçet shtepiake).
Ju lutem qe te gjitha mbetjet te cilat hudhen te jene ne qese te posaçme per mbeturina dhe jo jashte tyre.
Ne te njeten kohe mbroni shendetin e juaj si edhe te puntoreve.
Posaçerishte apelojme qe maska dhe dorreza mbrojtese te hudhen ne qese dhe ne kontiniere apo kanta dhe jo ne siperfaqe publike.
Ju faleminderit per mirekuptimin.
Frike jo !Kujdes po !

Informate

INFORMATE
Lajmerohen te gjithe subjektet afariste, (marketet, farmacite) se furnizimi me mallra do te vazhdoje sipas Protokollit te sjellur sot nga Shtabi I Emergjences per Menaxhim me Kriza si ne vijim:

  • Furnizimi do te lejohet cdo dite nga ora 08:00- 14:00 sipas menyres te percaktuar me PERCJELLJE nga organet kompetente.
  • Te gjithe subjektet furnizuese duhet paraprakisht te lajmerohen ne numrin e tel: 046/831-051
    Njekohesisht informojme qytetaret se nga masat e ndermara nuk ka nevoje per panike dhe shqetesim ngase furnizimi me mallra dhe ilace do te vazhdoje normalisht.
    Nga Shtabi Operativ Komunal-Diber
    …………………………………….
    ИНФОРМАЦИЈА
    Сите деловни субјекти (маркети, аптеки) се известуваат дека снабдувањето со роба ќе продолжи според протоколот усвоен денес од персоналот за управување со итни кризи како што следува:
  • Снабдувањето ќе биде дозволено секој ден од 08:00 до 14:00 часот на начин определен со ПРИДРУЖБА од надлежните органи.
  • Сите добавувачи треба да известат однапред на тел: 046 / 831-051

Во исто време ги известуваме граѓаните дека нема потреба за паника и загриженост преземените мерки за снавдување со роба и лекови ќе продолжи нормално.

ОД Оперативен Општински Штаб

INFORMATE

Ne takimin e sotshem te Shtabit Operativ Komunal-Diber u raportua per aksionin e mbremshem per dezinfektim te disa hapesirave ne qytetin e Dibres , I cili zgjati deri ne oret e para te mengjesit te dites se sotshme, dhe vazhdoi edhe sot me dezinfektimin e koshave te mbeturinave, kendet e lojrave publike, dhe deponite e egra.

Shtabi operativ vendosi ne kuader te obligimit ligjor te informoje te gjitha subjektet afariste, ndermarjet publike dhe private, per obligimin e tyre per te aktivizuar planin operativ per menaxhimin e krizes, Ligji per mbrojtje dhe shpetim neni 35 pika 7 dhe marjen e masave te nevojshme. Poashtu edhe informatat per orarin apo ndaljen e aktiviteteve ne varesi te vendimit te perkohshem te  qeverise.

Ne oret ne vazhdim gjate dites,u informuam per  seancen  e qeverise dhe  per vendimin e ri me numer 44-2240/1 te dates 13.03.2020 per shpalljen e Gjendjes se Krizes  dhe ndermarjen e masave te shtuara,.ku nder te tjera eshte marre (pika 8 e vendimit te qeverise)“vendim per ndalese dhe regjim te vecante te levizjes ne pjese te teritorit te RMV ne njesite komunale Diber dhe Qendra Zhupe, me te cilen regullohet masa per ndalim te levizjeve, ne vecanti hyrje dhe dalje nga njesia administrative, si dhe masa per vendosjen e regjimit te vecante te populates brenda ne njesine administrative. Regjimin e vecante te levizjes te popullates brenda ketyre njesive ta percaktoje Shtabi Qendror prane Qendres per menaxhim me Kriza ne planin aksional per ndalimin e shperndarjes se koronavirusit COVID 19”.

Ne oret e mbasdites Shtabi Operativ Komunal vazhdoi me sperkatjen- dezinfektimin e pjeseve tjera te qytetit, me ndihmen e antereve te shtabit dhe vullnetareve me paisje personale te nevojshme.

Ne fund Shtabi Operativ Komunal ben APEL te qytetaret qe te mos bine pre e deziformatave te ruajne qetesine, te jene SOLIDARE.

Furnizimi i marekteve me artikuj ushqimore nuk do te mungojne dhe do te rrjedhe normalisht, dhe nuk kam nevoje per magazinimin e rezervave ushqimore neper shtepia.

Poashtu bejme thirje te fuqishme qe banoret te vetizolohen neper shtepite e tyre dhe te jene te kujdesshem deri ne stabilizimin e situates.

   Nga: Shtabi Operativ Komunal-Diber

Skip to content