Month: <span>November 2023</span>

Perforcimi i keshillave komunale – faza e ll-te

Sot filloi zbatimi i projektit “Perforcimi i keshillave komunale – faza e ll-te” në
bashkëpunim dhe në perkrahje nga Ministrisa e veteqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara. Nën drejtimin e koordinatorit filluan të funksionojmë forumet nga qytetarët dhe asociacionet e ndryshme në komunën e Dibrës. Do të ketë gjithsejt 3 forume ku do të propozohen projekte nga 3 tematika: infrastruktura, arsimi, kultura sporti dhe hapsira publike. Në fund do të meret vendim për një projekt prioritar i cili do të finansohet nga agjensioni për zhvillim i Zvicrës me 10% konfinansim të komunes

FTESE

Të nderuar,Komuna Dibër në korniza të projektit: “Përforcimi i këshillave komunalë – faza e II-të” në bashkëpunim dhe në përkrahje nga Ministrisa e vetëqeverisjes lokale, Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, fillon me realizimin e forumeve për projekte në Komunën Dibër në vitin 2023.Kemi nder dhe kënaqësi të veçantë që të ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin e parë të forumit i cili do të mbahet më 21 Nëntor 2023 (e Martë) me fillim në ora 13:00 në hapësirat e Restorant “Penestia”në Dibër, pranë I.N. Qendrës për Kulturë- Dibër.Forumi i projekteve realizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i Këshilleve komunal – faza e dytë” i cili financohet nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), ndërsa implementohet nga UNDP-ja dhe Komuna Dibër.Qëllimi i Forumit të projekteve është të mbështesë pjesëmarrjen e qytetarëve në zhvillimin e komunitetit dhe në procesin e vendimarrjes në nivel lokal.Në sesioni e parë të forumit do të keni mundësi që të njoftoheni me aktivitetet dhe qëllimet e procesit të forumit dhe t’ju jepni prioritet problemeve dhe zgjidhjeve në kuadër të temës së forumit. Gjatë sesioneve të tjera të forumit nga zgjidhjet e ofruara do të zhvillohen projekte prej të cilëve pjesëmarrësit do të përzgjedhin ato më prioritarët që do të aplikojnë për tu realizuar me fonde nga ky projekt që kap një shumë të përgjithshme prej 40.000 deri në 60.000 dollarëve amerikanë (+ shuma e konfinancimit nga Komuna Dibër).Prezenca e Juaj, pjesëmarrja aktive dhe kontributi i Juaj do të jenë veçanërisht të rëndësishëm për implementim të suksesshëm të Forumit të projekteve në Komunën tuaj. Në bashkangjitje:- Ftesa;- Rendi i ditës