Për Dibrën

Dibra është qytet i lashtë, emri i përmendet që në shekullin e Pestë para Erës sonë, ndërsa më vonë edhe në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Ata e përmendin fisin Doberi (fis ilir) të cilët formuan qytetin me emër Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë vërteton planin e qytetit të ashtuquajtur Dober, Doberus ose Dobor dhe qytetarët e saj si doberë. Gjatë historisë Dibra ishte pjesë e Despotatit të Epirit dhe Bizantit, ndërsa në shekullin e 4 nën imperinë Otomane.

Në kohën e Gjergj Kastriot Skenderbeut, Dibra u pozicionua në vijën kufitare të konfliktit me turqit, dhe një numër i madh i betejave të Skenderbeut kundër imperisë otomane u zhvilluan në këtë pjesë (1443-1465).

Dibra luajti një rol të rëndësishëm në Lidhjen e Prizenit. Në vitin 1913 edhe përkundër rezistencës të forcave shqiptare, qyteti mbeti si pjesë e Mbretërisë së Sërbisë, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjithë territoret me shumicë shqiptare duke përfshirë këtu edhe Dibrën u aneksuan nga Mbretëria Italiane. Pas Luftës së Dytë Botërore, Dibra u bë pjesë e federatës Jugosllave.

Dibra ka qenë qendër tregtie dhe zejtarie, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e këtij rajoni. Deri më vitin 1912 Dibra ka qenë një ndër qytetet më të zhvilluara në rajon si për nga aspekti ekonomik,zejtar, tregtar dhe në planin social kulturor. Në atë kohë, Dibra kishte 11,000 banorë dhe 462 dyqane.

Sipas ndarjes së re territoriale, Dibra është një nga komunat që i takon pjesës jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Dibra ska dalje direkte për në det, porti më i afërt është Durrësi ( me ndërtimin e rrugës së Arbërit, Dibra do të jetë dalja më e afërt e Maqedonisë së Veriut në ujërat ndërkombëtare).

Dibra kа klimë të butë mediterane gjatë verës dhe klimë malore kontinentale gjatë dimrit (dimra të ftohtë dhe verë të nxehtë).

Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo lugint piktoreske të lumenjve Radikë dhe Drin i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jabllanicës, Stogovës dhe Kërçinit (Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Glloboçica”, nëpër luginën e lumit Drin i Zi dhe atë të Radikës deri te banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22km dhe sipërfaqe prej 13km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 miljon kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit te Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës.

Dibra ka dy burime termominerale: në fshatrat Banjisht dhe Kosovrast, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Europë (për shërimin e shumë sëmundjeve).

Në territorin e Komunës Dibër ndodhet relieve i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë (99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualittivë në botë.