Month: <span>March 2021</span>

Mbushja e gropave dhe mirmbajtja e ndriçimit publik

Pas përmirësimit të kohës, u dha mundësia që në bashkëpunim me “Rrugët e Maqedonisë” të bëhet mbushja e gropave goditëse të cilat u krijuan gjatë sezonit të dimrit. Gjithashtu në teren doli edhe kompania e cila është kontraktuar nga komuna Dibër për mirbajtjen e ndriçmit publik, gjatë sëcilës u riparuan shumë ndriçues problematik.

Info për opinion në lidhje me ndotjen e liqenit të Dibrës me një substancë ende të pa identifikuar.

Info për opinion në lidhje me ndotjen e liqenit të Dibrës me një substancë ende të pa identifikuar.

Komuna Dibër në bashkëpunim me ministrinë e punëve të mbrendëshme ka marë të gjithë masat dhe aktivitetet e nevojshme në lidhje me ndotjen e liqenit nga një substancë ende e paidentifikuar. Jan marë mostra nga kjo substancë të cilat do të dërgohen në egzaminimet e nevojshme institucioneve përkatëse për identifikim. Në vazhdim është zbardhja e kësaj ndotje.

Urime 8 Marsi!

Shumë lule, shumë urime, shumë dëshira për 8 marsin! Urime pa fund nëna, motra, bashkëshorte, bija, gjyshe! Për ju çdo ditë është 8 marsi ju jeni piknisja e njerëzimit, ju jeni egzistenca e jonë ! Ju faleminderit, ne jemi mirënjohës

Urime 7 marsi!

Urime 7 marsi!

Shënimi i ditës së mësuesit me vendosjen e buqetave me lule tek bustat e rilindasve dibranë Said Najdeni dhe Josif Bageri.

Vizitë punе e kryetarit të Komitetit olimpik të RMV z. Daniel Dimevski

Vizitë punе e kryetarit të Komitetit olimpik të RMV z. Daniel Dimevski. Qëllimi vizitës ishte takimi me të gjithë klubet sportive që veprojnë në komunën e Dibrës dhe trajnimi 2 ditor për mundësitë e shfrytëzimit të fondeve të parapara për zhvillimin e sportit edhe në keto anë. Prezent ishte edhe kryetari i Federatës së kajakut të RMV, z. Drilon Lleshi.