Month: <span>September 2020</span>

Sot ishim të nderuar nga vizita e Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu

Sot ishim të nderuar nga vizita e Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu kryetar i bashkësisë fetare islame në RMV si dhe nga myftiu i Dibrës Reshat ef Kaçallniku. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e komunës Dibër dhe BFI-së i cili u cilësua si shumë konstruktiv dhe i kënaqshëm duke ditur rëndësinë dhe rolin e fesë në zhvillimin normal të një shoqërie. Në emer të këtij bashkëpunimi u shkëmbyen edhe mirënjohje për komunën e Dibrës dhe BFI-në. Ky bashkëpunim shumë i nevojshëm do të vazhdojë edhe në të ardhshmen me një intezitet më të lartë dhe me hapa konkrete.

Ndihmë humanitare në mjete financiare në vlerë prej 300.000 denarësh.

Me 14 maj 2020 në f. Kosovrast i epërm Komuna e Dibrës, ndodhi një fatkeqësi zjarri ku u dogjën 8 kosolle për bagëti dhe një pjesë e bagëtisë. Me iniciativë të kryetarit të komunës u dërgua në këshillin komunal për të miratuar ndihmë humanitare në mjete financiare në vlerë prej 300.000 denarësh. Të gjith këshilltarët unanimisht e votuan këtë iniciativë. Sot po bëjmë dorzimin e mjeteve, përfaqësuesve nga grupi i të dëmtuarve. Ata falenderojnë të gjith këshilltarët për ndihmën që iu ofrua nga Komuna e Dibrës.Ftojmë të gjith ata të cilët kan mundësi të ndihmojnë me mjete financiare ose materiale ndërtimore të kontaktojnë personat e dëmtuar.

Përfaqësues nga Ministria e Vetqeversijes Lokale dhe ekspert nga Delegacioni Europian

Sot patëm nderin të kemi përfaqësues nga Ministria e Vetqeversijes Lokale dhe ekspert nga Delegacioni Europian për të diskutuar mbi thirjen e tretë të IPA Fondeve 2021-2027 ku kësaj here bën pjese po ashtu edhe Komuna e Dibrës, ku ekzistojnë në dispozicion fonde të shumta në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar. Në këtë takim u diskutua mbi nevojat e qytetiton tonë dhe theks të veçantë të diskutimit u vendos që në të ardhmen të investohet në projekte esenciale, që janë tepër prioritet për Komunën tonë, investime në infrastrukturë, mundësi të reja punësimi, zhvilimi i turizmit, pasiqë ekzistojnë potencial dhe resurse natyrore të shumta në vendin tonë.

Mirënjohje në fushën e sportit

Memedali Egriun e njohim të gjithë si myezinin e “Xhamisë së re”, njeri i qetë , e njohin për principin dhe kryerjen e punës me përpikmëri, si një njeri që nuk frikësohet të thotë të vërtetën. Memedaliun e kemi gjetur pranë edhe në humanizëm aty ku është ndjerë nevoja, në të mirën e qytetit si në aksione të ndryshme për mbjelljen e fidaneve duke dëshmuar angazhimin e tij maksimal.Sot kemi vendosur që këti personi ti ndajmë mirënjohje në fushën e sportit, çiklizëm, bjeshkatari, notim e motoçikleta.Nëse marim aktivitetet e vitit të fundit do të shohim se Memedaliu është praktikues i shumë sporteve dhe jo vetëm me fjalë por ato i ka me vepra.Do të fillojmë me bjeshkatarinë Memdaliu ka bërë ngjitje të njëpasnjëshme duke mos e lënë pasionin të flejë por atë e ka vendosur në praktikë ai në kushte dimërore ka bërë ngjitjen e majës së Tito Vërvit 2748 metro, Stogovës 2218, Medenicës 2163 ,Karbula2148, Deshatit,Pllaka e Kuqe 2107, Kërçinit 2341 në kushte dimërore, Big Doruk 2278 metro, nga Dibra deri në Elefcë-Maja Deshat-Kosovrast I Epërm, Majën e Korabit 2764 metro dhe shumë e shumë ngjitje të ndryshme që mundë ti gjejmë në profilin e tij të facebookut dhe ata shumica nga mbi 29 km vajtje dhe kthim. Por nga gjithë këto ecje ai e kurorzoi me marrjen pjesë në Ultramaratonen “Arteria e Arberit” me 116 km gjatësi ecje dy ditore ku dëshmoi edhe atje aftësitë e tijë në ngjitje, ecje , organizim dhe vlera njerzore. Në këtë maratonë ai dëshmoi dhe përfaqësoi edhe qytetin tonë të Dibrës ku tha se ne jemi afër dhe e duam realizmin e këtij projekti.Vazhdojmë me sportin e çiklizmit ku Memdaliun e gjejmë në shumë organizime të ndryshme që I ka organizuar Klubi KBC “Dibra” dhe atë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe jashtë saj por edhe këtë nuk e la me aq aj këtij viti theu një rekord të tij ku për një ditë bëri mbi 220 km në relacionin Dibër, Strugë, Ohër, Kërçovë dhe Dibër. Për Memdaliun sportet do të jenë pjesë e përditshmërisë pasi atë e gjejmë edhe në ngjitjen në terene malore me motoçikleta edhe atë edhe në kushte normale por edhe dimërore. Këto ngjitje janë të ndryshme do ti përmendim disa vende siç është mali Deshat ku këtë ai e ka bërë shumë herë, majën e Medenicës si dhe fshatra e kullosa të ndryshme Lazaropole, Zajas, Bister, Karpula, Galecnik, Teresanche e te tjera.Por ai nuk e la pasionin e tij vetëm në këta sporte ai e dëshmoi vehten edhe në notim. Më 07-06-2020 ai u zhyt për herë të parë për këtë vit në liqe nga ku mori frymëzimin se duhej të thyej një rekord të tij që e bëri vjet ku notoi për 6 kilometra e gjysë nga Ura e Molicanit e deri tek Taverna Cami. Ai për afro 40 ditë notoi nga 1600 metro për të arritur qëllimin e tij që ja kishte vendosur vehtes dhe ai ishte që të notojë nga Tre çeshmat e deri në bregun e Liqenit të Dibrës. Ai me datë 16 gusht theu një rekord në Qytetin e Dibrës duke notuar mbi 11 km, nga Tre Çeshmat e deri në bregun e Liqenit të Dibrës. Është fat për qytetin e Dibrës që kemi një qytetar të këtillë që nëse ekziston vullneti, dëshira, guximi,mbështetja në Zotin dhe angazhimi për të arritur diçka ajo realizohet. Memdaliu dëshmon se gjithçka është e mundur mjafton ambicja dhe përkushtimi. Memedaliu me këtë notim që realizoi, që për 5 orë e ca, të notohet 11km deri më sot nuk mbahet mend në qytetin tone, dëshmoi dhe dha shembull për të gjithë ne se puna asnjëherë nuk ngelet pa shpërblyer… Të falenderojmë Memedali që je pjesë e këtij qyteti dhe shembull për rininë dhe për të gjithë ne