Month: <span>October 2020</span>

OPEN FUN FOOTBALL SCHOOL

OPEN FUN FOOTBALL SCHOOL për herë të parë në qytetin e Dibrës me mbështetje finaciare të plotë të komunës Dibër. KF Korabi tash më ka ardhmëri të sigurtë, ka dhe do të ketë shkollën e vet të futbollit ku do të trajnohen talentët e rinj të cilët shumë shpejt do të jenë pjesë e ekipit të qytetit tonë – Korabi. Urime dhe e gëzofshi rini e dashur e Dibrës. Ne do të bëjmë gjithçka për ju që aftësitë tuaja ti shprehni në vendlindjen tuaj………………………………

Rinovimi i shkollës komunale në f.Kosovrast i epërm

Nga rajonit planor jugperëndimor u aprovua buxhet prej 2.600.000 denarë (€42000) për projetin e komunës Dibër i cili bëri të mundur rinovimin e shkollës komunale në f.Kosovrast i epërm me çka u sigurua efikasitet energjetik maksimal me dritare të reja, enterier i ri, fasadë termoizoluese 10cm etj. Sëshpejti realizimi edhe i shumë projekteve të tjera për komunën Dibër.

Kryetari i komunës Dibër z. Hekuran Duka priti në takim znj. Kate Marie Byrnes, ambasadore e SHBA në RMV

Sot me një kënaqësi të veçantë kryetari i komunës Dibër z. Hekuran Duka priti në takim znj. Kate Marie Byrnes, ambasadore e SHBA në RMV. Takimi kaloi në një atmosferë tepër miqësore dhe kryesisht u bisedua për vendosjen e binarëve më të shëndoshë të bashkëpunimit për interes të të dy vendeve. SHBA si partner strategjik, ka qenë prezent në zhvillimin ekonomik të komunës sonë nëpërmjet fondacioneve të ndryshme dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe mëtutje. Në këtë drejtim, një urë lidhëse janë dibranët që jetojnë dhe punojnë në Amerikë dhe paraqesin një ndër faktorët më të rëndësishëm për mirëqenien ekonomike të familjeve dibrane. Falemnderit Amerikë!

Ambasadorja e Britanisë së madhe në vizitë të komunës së Dibrës madhe.

Shkëlqesia e saj Rachel Galloway , ambasadorja e Britanisë së madhe në vizitë të komunës së Dibrës madhe. Interesimi i ambasadores për ndikimin negativ të pandemisë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës si dhe gjetja e mundësive për implementimin sa ma të shpejtë të projekteve të cilët konsistojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve. Nga ana ambasadores u shpreh gadishmëri për një bashkëpunim më të afërt dhe më konkret mes Britanisë së Madhe dhe Dibrës Madhe.

Problemet në arsim dalë nga masat restriktive kundra pandemisë, po e pengojnë zhvillimin normal të procesit edukativo arsimor

Pandemia me covid19 metëvërtetë ka nxjerë shumë telashe jo vetëmse në aspektin shëndetësor por edhe në sfera të tjera të shoqërisë. Problemet në arsim dalë nga masat restriktive kundra pandemisë, po e pengojnë zhvillimin normal të procesit edukativo arsimor deri në atë masë saqë me shumë vështirësi po zgjidhen problemet. Jemi në orvajtje dhe bëjmë çdo gjë që fëmijët edhe në këto kushte specifike, të ndjekin mësimin dhe të mos ngelin pa e realizuar plan – programin arsimor. Ne vazhdimisht jemi në përkrahje të mundësisë që nxënësve t’ju mundësohet ndjekja e mësimit me prezencë fizike dhe shpresojmë se sëshpejti kompententët e pushtetit qëndror do të marin vendim pozitiv në kërkesën tonë si pushtet lokal të paktën për shkollat që janë deklaruar se i plotësojnë kushtet e protokollit. Por ne deri në një vendim të tillë duhet të formojmë kushte optimale për ndjekjen e mësimit sipas platformës online. Kjo ishte tema kryesore e bisedës me stafin arsimor të shkollës nëntëvjeçare “Penestia” të cilët shprehën shqetsime plotësisht të arsyeshme në lidhje me ndjekjen e mësimit online.

Vizitë në shkollat komunale

Sot, një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, vizitova shkollat komunale nëntëvjeçare për tu njoftuar më afër me problemet të cilat eventualisht mund të dalin nga masat antikovid në procesin edukativo arsimor. Gjatë inspektimit të shkollave qëndrore në Dibër dhe Kosovrast të poshtëm u konstatua se drejtorët kanë ndërmarë të gjith masat e nevojshme sipas protokolit për të filluar mësimi për nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e tretë me prezencë fizike, kurse klasët tjera nëpërmjet platformës online. Komuna Dibër me të gjitha mundësitë e veta do të jetë afër shkollave dhe do ti mbështesë ata në zgjidhjen e të gjith problemeve