Author: diberkomuna

SHPALLJE PUBLIKE PËR ANGAZHIMIN E 1 (një) KONSULTANT/E DHE MAKSIMUM 6 (gjashtë) TUTORË PËR MBËSHTETJEN E NXËNËSVE ROMË NË KOMUNËN E DIBRËS

Komuna e Dibrës publikon shpallje publike për angazhimin e një konsultanti dhe tutorëve për të mbështetur nxënësit romë të klasave të 2, 3 dhe 4 në arsimin fillor në komunën e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza II për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e Romëve në nivel lokal”.

Shpalle Publike per angazhimin e 1(nje) Konsulltanti dhe 6 (gjashte) Tutore

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare

Në komunën e Dibrës vazhdojnë aktivitetet humanitare që kanë për qëllim të ndihmojnë vendet e goditura nga tërmeti në R e Turqisë.

Insitucionet, organizatat humanitere, bashkësitë lokale, të gjithmë në mënyra të ndryshme ndihmojnë popullin turk në këto ditë të vështira nga tërmeti me pasoja katastrofale.

Këshilli komunal mori vendim për ndarjen e mjeteve finaciare nga buxheti i komunës me vlerë prej 300.000 denarëve.

Kurse sot aktivistët e rinj të kryqit të kuq në bashkëpunim me komunën Dibër, organizuan një turne në futsal dhe mjetet financiare që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për ndihmë për rajonet e goditura.

Në synimin tonë për të ngritur cilësinë e arsimit, Komuna e Dibrës hapi konkurs për Inspektor komunal të arsimit

Në synimin tonë për të ngritur cilësinë e arsimit, Komuna e Dibrës hapi konkurs për Inspektor komunal të arsimit ku kandidati fitues i konkursit u zgjodh ish drejtori i shkollës “Said Najdeni” z. Burim Kaziu. Njëherit me marrjen e detyrës së re si isnpektor arsimi, në shkollën fillore “Said Najdeni” u emërua ushtrues detyre drejtor z. Arsim Miftari.Drejtorit të sapozgjedhur dhe Inspektorit komunal për arsim, ju urojmë suksese në detyrat që kanë marrë përsipër..

Lajmërim – Seanca e 22

Në mbështetje të nenit 40 të Ligjit për vetqeverisjen    lokale   (“Gazeta zyrtare e RM”nr.5/02) si  dhe    nenit 30 të Statutit të Komunës Dibër  (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.14/05).     

Më datë 13.02.2023  merret ky:        

A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 22 TË JASHTËZAKONSHME TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR         

KONVOKOHET  seanca e  22 e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës Dibër.     
Seanca do të mbahet me  datë 14.02.2003 (e MARTË) në ora 11:00  në  sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancën e jashtëzakonshme propozohet ky:        

R e n d   d i t e  

1.Propozim – Vendim  për   dhënien   e   ndihmës  financiare.  

Pas 3 muajsh pregaditje, sot aritën edhe 6 projekte

Pas 3 muajsh pregaditje, sot aritën edhe 6 projekte teknike të cilët do të shërbejnë për ndërtimin e infrastrukturës me karakter të ndryshëm në komunën tonë.Të gjitha projektet u porositën dhe u finansuan nga buxheti i komunës dhe janë në sinkron me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.Ne si komunë tani jemi gati që të konkurojmë në shpalljet të cilat do të publikohen nga resorët përkatëse ministrore dhe fondacionet e ndryshme ndërkombëtare me çka do të gjejmë mbulesë financiare për realizim.Sëshpejti do tju informojmë edhe për disa projekte të tjera të cilët parashikojnë zgjidhje të shum problemeve të mëdhaja dhe disavjeçare në komunën e Dibrës.

Aksion në deponinë e qytetit

Sot u intervenua në deponinë e qytetit për rregullimin e rrugës brenda deponisë, ku lëvizin kamionët special që bëjnë treansporortin e mbeturinve nga komuna e Dibrës. Ky aksion u realizua në kuadër të projektit për mirbajtjen e deponisë së qytetit.

Lajmërim – Seanca e 21

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),     
Më datë  25.01.2023   merret ky:                       


A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 21  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR    

Seanca do të mbahet me datë 30.01.2023 datë (E HËNË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.      

Për seancën e propozohet ky:                                                   

R e n d   d i t e  
1. Miratim i procesverbali nr:20
2.Propozim aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të komisionit për lidhje të martesave në territorin e komunës Dibër.
3.Propozim aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të komisionin për  financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër.
4.Propozim  program   për   përpunimin  e Planeve  urbanistike  dhe  dokumentacioneve urbanistike  në    territorin    e   Komunës    Dibër për    vitin  2023  me  përfundim për sjellje.
5.Programit për regullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2023,me përfundim për sjellje.
6.Raport nga komandanti i Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Dibër.

Dokumente tjera

Raporti vjetor për akses të lirë në informacione publike për vitin 2022 (SHKARKO)

Vendim për rendin komunal (SHKARKO)

Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për rendin komunal të Dibrës (SHKARKO)

PLANI LOKAL PËR VEPRIM NË MJEDIS(PLVM) PËR KOMUNËN DIBËR (SHKARKO)

Rraport tabelar i zjarreve të NJTKZ për vitin 2022 (SHKARKO)

POLITIKA E INTEGRITETIT (SHKARKO)

PLANI VJETOR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NË KOMUNËN E DIBËR PËR VITIN 2021 (SHKARKO)

Skip to content