Ndroi jetë Muhamed Kaba ish kryetar i komunës Dibër në dy mandate (1974-1982)

Muhamed Kaba u lind më 3.2.1941, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje.

Shkollën e mesme-Teknikumin Ekonomik e kreu në Shkup, ku gjithashtu vazhdo studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë UKM. U diplomua me notën mesatare 9.26, duke u renditur i dyti në gjeneratë dhe mori diplomë speciale. Gjithashtu ka qenë edhe magjistri i parë i shkencave ekonomike në qytetin e Dibrës.

Pas diplomimit u kthye në vendlindje, në fabrikën për prodhim të qilimave, ku realizoi disa programe në investime për zgjerim të kapaciteteve prodhuese me teknologji gjermane, franceze, italiane, polake dhe angleze. Gjatë kësaj kohe fabrika rriti numrin e të punësuarve deri në 1.000 veta. Si ekspert i ekonomisë, përgatiti dhe realizoi disa programe investimesh edhe në disa ndërmarrje në Dibër, si: në industri, bujqësi, ndërtimtari dhe transport. Në prill të vitit 1974, në zgjedhjet e rregullta, në moshën 33 –vjeçare, u zgjodh kryetar i komunës së Dibrës. Mandati i parë i tij mbaroi në prill 1978. Si rezultat i sukseseve maksimale, u rizgjodh kryetar i komunës së Dibrës, edhe për një mandat të dytë 1978-1982. Mandatin e dytë, gjithashtu e mbaroi me rezultate dhe vepra konkrete, si në ekonomi, arsim, kulturë, sport, shëndetësi,urbanistikë etj. Periudha1974-1982, kur komunën e Dibrës e drejtoi z.Muhamed Kaba, është periudhë e artë e zhvillimit të kësaj komune.

Gjatë periudhës 2001-2005, punoi si ligjërues pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tetovës, për lëndët Matematika, Kontabiliteti dhe Statistika.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *