Author: diberkomuna
Aksion në deponinë e qytetit





Sot u intervenua në deponinë e qytetit për rregullimin e rrugës brenda deponisë, ku lëvizin kamionët special që bëjnë treansporortin e mbeturinve nga komuna e Dibrës. Ky aksion u realizua në kuadër të projektit për mirbajtjen e deponisë së qytetit.
Lajmërim – Seanca e 21
| Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 25.01.2023 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 21 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 30.01.2023 datë (E HËNË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky: R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbali nr:20 2.Propozim aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të komisionit për lidhje të martesave në territorin e komunës Dibër. 3.Propozim aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të komisionin për financa, buxhet dhe zhvillim ekonomik lokal si komision i përhershëm pranë Këshillit të Komunës Dibër. 4.Propozim program për përpunimin e Planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për sjellje. 5.Programit për regullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2023,me përfundim për sjellje. 6.Raport nga komandanti i Stacionit policor me kompetenca të përgjithshme Dibër. |
Dokumente tjera
Raporti vjetor për akses të lirë në informacione publike për vitin 2022 (SHKARKO)
Vendim për rendin komunal (SHKARKO)
Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për rendin komunal të Dibrës (SHKARKO)
PLANI LOKAL PËR VEPRIM NË MJEDIS(PLVM) PËR KOMUNËN DIBËR (SHKARKO)
Rraport tabelar i zjarreve të NJTKZ për vitin 2022 (SHKARKO)
POLITIKA E INTEGRITETIT (SHKARKO)
PLANI VJETOR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT NË KOMUNËN E DIBËR PËR VITIN 2021 (SHKARKO)
Të dhëna të hapura
.
.
|
PËRSHKRIMI I DOKUMENTIT |
Shkarko xls |
Shkarko csv |
|
Të ardhurat buxhetore 2023 |
XLSX |
|
|
Shpenzimet buxhetore në vitin 2023 |
XLSX | |
|
Raport – Kuartali I – 2022 |
XLSX |
|
|
Raport – Kuartali 2 – 2022 |
XLSX |
|
|
Raport – Kuartali 3 – 2022 |
XLSX |
|
|
Raport – Kuartali 4 – 2022 |
XLSX |
|
|
Të ardhurat buxhetore 2022 |
XLSX |
|
|
Shpenzimet buxhetore në vitin 2022 |
XLSX | |
|
Kopshti për fëmijë |
XLSX | |
|
Leje për ndërtim 2021 |
XLSX | |
|
Komisione |
||
|
Këshilli Komunal |
||
|
Të punësuarit në Komunën e Dibrës |
XLSX | |
|
Marrëveshjet për prokurim publik në vitin 2021 |
CSV |
|
|
Shkolla fillore |
XLSX |
CSV |
|
Shkolla e mesme |
XLSX |
CSV |
|
Plani vjetor për furnizime publike 2022 |
XLSX |
CSV |
Propozim Programe
Propozim programet/Programet për vitin 2026
Propozim programet/Programet për vitin 2025
.
Vizitë nga përfaqësuesi i kishës orthodokse në qytetin e Dibrës z. Miki Angelovski.
Sot prita në vizitë përfaqësuesin e kishës orthodokse në qytetin e Dibrës z. Miki Angelovski. U bisedua për rolin dhe rëndësinë e fesë që ka në edukimin shpirtëror të popullatës e sidomos të rinisë. Dibra është model i mardhënjeve të mira ndërmjet bashkësive fetare që veprojnë në këtë qytet dhe kjo pasuri vazhdon që të ruhet në vazhdimësi. Edhe komuna Dibër gjithmonë ka kontribuar në këtë drejtim duke ndihmuar bashkësitë fetare që të realizojnë kërkesat e tyre që janë ngushtë të lidhura me veprimtarinë e komunës. Gjithashtu në prag të festave të krishtlindjeve, nga ana jonë uruam këtë festë të gjith besimtarëve orthodoks.

Edhe këtë vit kalendarik e përmbyllim me llogaridhënie të punës njëvjeçare të administratës së komunës përpara mediave lokale dhe nacionale.
Edhe këtë vit kalendarik e përmbyllim me llogaridhënie të punës njëvjeçare të administratës së komunës përpara mediave lokale dhe nacionale. Duke marë parasysh të gjitha faktorët negativ, kriza energjtike dhe ajo globale ekonomike, të cilët vështirësuan realizimin e projekteve të premtuara, ne si komunë përsëri mundemi të krenohemi me realizimin e shumë projekteve vitale për komunën tonë siç janëProjektet e përfunduara infrastrukturore ( shëtitorja, unazat tek spitali dhe tek shtëpia penzionerëve, projekti madhor i ujit të pijshëm – ndrimi i valvulave të ujit dhe riparimi i pusetave në ujsjellsin nga Rosoku, projekti për ujin e pijshëm në f.Kosovrast i poshtëm, rruga lokale afër xhamisë së sahatit, rruga në f. Banjisht, rruga në f.Otishan mëhalla e epërme, projektet për efikastitet energjetik në shkollat komunale, Kosovrast i poshtëm dhe Penestia, shtrimi i rrugicave me bekatonka brenda qytetit të Dibrës dhe fshatrat në një sipërfaqe prej prej 3000 m2, sigurimi i automjeteve për NKP Standard- kamionë për mbeturina 2 copë, Canal Jet dhe 130 kontenjerë të rinj, mbështetja e aktiviteteve kulturore dhe sportive në komunë, hapja e muzeut të qytetit, manifestime të ndryshme dhe botime të librave.Për probleme të brendëshme në buxhetin e bankës botërore, vonohet realizimi i rrugës në Konjarë të re dhe në Venec1, të cilat sipas informatave do të fillojnë në fillim të vitit 2023. Kjo ka ndikuar edhe në uljen e përqindjes së realizimit të buxhetit të paraparë për infrastrukturën ( arsyetimi i bankës- rritja e kostos së materialeve ndërtimore për shkak të krizës globale). Për vitin 2023 kemi shum projekte të tjera të gatshme të cilët duhet të realizohen dhe për të cilët ka mbulesë finaciare, si dhe do të pregaditen edhe 16 projekte teknike të reja që konsistojnë në rregullimin e infrastrukrurës mbi dhe nëntoksore.Transparenca aktive e komunës për vitin 2022 ishte mbi 84%, dhe rangohet në vendin e 41 nga 94 institucione në RMV( komuna, ministri, etj etj)Urime dhe me fat viti i ri 2023 të gjith qytetarëve të komunës Dibër! Sëbashku për një Dibër më të mirë dhe Europiane.Gëzuar























Nxënësit e shkollës komunale “Penestia” më sollën urimet për vitin e ri 2023
Nxënësit e shkollës komunale “Penestia” më sollën urimet për vitin e ri 2023, duke uruar për një vit të suksesshëm dhe të begatë.Gjithashtu një letër urimi kisha edhe nga nxënësit e gjimnazit “28 nëntori”.Urime të gjith nxënësve me dëshirën që në vitin e ri 2023 të keni shëndet dhe suksese në mësime!




Lajmërim – Seanca e 20
| Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 20.12.2022 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 20 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 22.12.2022 (E EJNTE) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky: R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbali nr:19 2.Propozim Buxheti i Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për sjellje 3.Propozim vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2023 4.Propozim vendim për caktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e rrogave të nëpunësve shtetëror për vitin 2023 në Komunën Dibër. 5.Kalendari buxhetor Komuna Dibër për vitin 2023. 6.Raport për realizimin e programit vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2022 me përfundim për miratim. 7.Propozim Program vjetor për ndërtim, rindërtim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rugicave në Komunën e Dibrës për vitin 2023 me përfundim për sjellje. 8.Propozim Program për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2023 9. Propozim Program për aktivite te Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2023 10.Propozim Program për mundësi të barabarta në Komunën e Dibrës në vitin 2023 11.Raport për Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2022 12.Propozim Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2023 me përfundim për sjellje. 13.Propozim Plan i përbashkët për veprim i Komunës Dibër me Komunitetin Rom Janar 2023- Qershor 2026 |

