Author: diberkomuna
NJOFTIM PUBLIK PËR PËRDORIM TË SHËRBIMEVE ME KONTRATË NGA INSTITUCIONET ARSIMORE PËR ARSIM TË MESËM SHTESË PËR TË RRITUR
Komuna e Dibrës publikon njoftim publik për shfrytëzimin e shërbimeve me kontratë nga institucionet arsimore për përfundimin e arsimit të mesëm për të rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.
Garat rajonale ne lëndën e gjuhës frënge
Me datë 24.03.2023, në ambientet e shkollës tonë “Penestia”u organizuan garat rajonale në lëndën e gjuhës dhe letërsisë frënge.Pjesëmarës ishin nxënësit e shkollës sonë dhe nxënës nga qyteti i Ohrit.Garat ishin të organizuara nën kujdesin e Shoqatës të profesorëve te lëndës dhe letërsisë Frënge ne R.M.V dhe BEL-IDEAL
Fitues të garave ishin nxënësit e shkollës sonë
Vendi i parë: Edin Dede
Vendi i dytë: Adisa Selmanoska
Vendi i tretë: Suada Miftaroska







Lajmërim-Seanca e 24
| Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02), Më datë 27.03.2023 merret ky: A K T V E N D I M PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 24 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR Seanca do të mbahet me datë 31.03.2023 (E PREMTE) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër. Për seancën e propozohet ky: R e n d d i t e 1. Miratim i procesverbali nr:23. 2.Propozim ndryshim plotësim i programit për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e komunës Dibër për vitin 2023,me përfundim për sjellje. 3.Llogaria përfundimtare e NKP”Standard”-Dibër për vitin 2022. 4. Propozim vendim për dhënie pëlqim në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet komunale-Grumbillimi dhe transporti i mbeturinave sjellur nga Këshilli drejtues i NKP “Standard “ -Dibër. 5. Propozim vendim për dhënie pëlqim në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet ujore sjellur na Këshilli drejtues i NKP “Standard “ -Dibër. 6.Rregullore për paga ,kompenzimet e pagave dhe të ardhurave të tjera për të punësuarit në komunën Dibër. 7.Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e pagave për stafin –teknik ndihmës dhe zjarfikësit profesional. |
Ndroi jetë Muhamed Kaba ish kryetar i komunës Dibër në dy mandate (1974-1982)
Muhamed Kaba u lind më 3.2.1941, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje.
Shkollën e mesme-Teknikumin Ekonomik e kreu në Shkup, ku gjithashtu vazhdo studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë UKM. U diplomua me notën mesatare 9.26, duke u renditur i dyti në gjeneratë dhe mori diplomë speciale. Gjithashtu ka qenë edhe magjistri i parë i shkencave ekonomike në qytetin e Dibrës.
Pas diplomimit u kthye në vendlindje, në fabrikën për prodhim të qilimave, ku realizoi disa programe në investime për zgjerim të kapaciteteve prodhuese me teknologji gjermane, franceze, italiane, polake dhe angleze. Gjatë kësaj kohe fabrika rriti numrin e të punësuarve deri në 1.000 veta. Si ekspert i ekonomisë, përgatiti dhe realizoi disa programe investimesh edhe në disa ndërmarrje në Dibër, si: në industri, bujqësi, ndërtimtari dhe transport. Në prill të vitit 1974, në zgjedhjet e rregullta, në moshën 33 –vjeçare, u zgjodh kryetar i komunës së Dibrës. Mandati i parë i tij mbaroi në prill 1978. Si rezultat i sukseseve maksimale, u rizgjodh kryetar i komunës së Dibrës, edhe për një mandat të dytë 1978-1982. Mandatin e dytë, gjithashtu e mbaroi me rezultate dhe vepra konkrete, si në ekonomi, arsim, kulturë, sport, shëndetësi,urbanistikë etj. Periudha1974-1982, kur komunën e Dibrës e drejtoi z.Muhamed Kaba, është periudhë e artë e zhvillimit të kësaj komune.
Gjatë periudhës 2001-2005, punoi si ligjërues pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tetovës, për lëndët Matematika, Kontabiliteti dhe Statistika.

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE NË NJË VEPRIM MBËSHTETËS – PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT TË MESËM PËR PERSONAT E RRITUR ROMË
Komuna e Dibrës publikon thirrje publike për pjesëmarrje në një veprim për zhvillimin e arsimit të mesëm për personat e rritur Romë nga Komuna e Dibrës. Ky aktivitet implementohet si pjesë e aksionit “Masat pas COVID 19 për parandalimin dhe rimëkëmbjen e arsimit për fëmijë dhe të rritur” i financuar në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, Programi ROMACTED Faza e II-të për “Promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e romëve në nivel lokal”.
Aksion ekologjik
Puntorët e Komunës Dibër për mirbajtjen e gjelbërimit dhe punëtorët e NPK “ “Standard” , në aksion ekologjik.










Në nderim të Dibranëve të dëbuar që u pritën zemërhapur nga Tiransit
Sot në Tiranë përkujtuam muhaxhirët Dibranë dhe eksodin e dhimbshëm të vitit 1913 që do ngelet nga plagët më të dhimbshme në historinë Dibrës.
Në shenjë simbolike, në hyrje të Tiranës nga Rruga e Arbrit, pikërisht aty ku ndaluan për herë të parë dibranët në Tiranë, u përurua obelisku që përkujton atë eksod.
Në organizimin e shoqatës Bashkësia Dibrane, mes shumë personaliteteve dhe të ftuarve, u ndanë dhe u përfolën shumë histori dhe kujtime, që nga shkaktarët e këtij eksodi, që ishte lufta dhe terrori serb mbi popullatën civile dibrane, deri tek mikpritja e pa shoqe që gjetën dibranët në Tiranë, bashkëjetesa dhe harmonia që pasoi mes dibranëve dhe tiranasve.
Tiranasit ju hapën dibranëve jo vetem dyert, por dhe zemrat, por ne si dibranë sot jemi krenarë se në Tiranë dërguam përpos mijërave qytetarëve edhe kulturën e qytetit, të shehrit, traditat e pashoqe dibrane të familjes dhe nikoqirllëkut.
Në shenjë mirënohjeje dhe falenderimi, kryetari i Këshillit Komunal të Dibrës, z.Fuat Spahiu, shprehu fjalën e tij të rastit ku njëherit përçoi përshëndetjet dha falenderime jo vetëm institucionale, por mbarë qytetarë të gjithë dibranëve për këtë vepër madhështore të Tiranës.
Tirana i hapi dyert Dibrës, Dibra i fali shumë Tiranës.



















Urime 7 Marsi
Urime 7 marsi gjith mësuesve të respektuar, me dëshirën që të kenë shëndet dhe suksese në punën e tyre të shenjtë.
Ne nxënësit e juaj u jemi faleminderues deri në pafundësi për mundin dhe sakrificën që jeni duke bërë për iluminizimin e njerëzve dhe për ne jeni modeli më ideal për të nisur me shumë vetëbesim dhe mbarësi, jetën e cila na pret përpara me shumë sfida.

Panel diskutimi
Në kuadër të festës ndërkombëtare të grave 8 marsi, komisioni për mundësi të barabarta mes burrit dhe gruas në komunën e Dibrës me koordinatore Znj Majlinda Osmani, në bashkëpunim me Rrjetin e Grave në Shkencë në RMV, organizoi panel diskutimi me temë Fuqizimi i gruas në nuvel lokal. Panelistët ishin ekspertë të lëmive të ndryshme profesoresha të nderuare të universiteteve shqiptare në RMV të cilët në mënyrë të hollësishme trajtuan çështjen në fjalë. Znj Elizabeta Bajrami Ollogu – nënkryetare e rrjetit të grave në shkencë, znj Arta Xhelili, Hana Rusi Saliu, dhe Diturie Ismaili, profesoresh universitare. Në panel ishte edhe znj Arbana Pasholli deputete në kuvendin e RMV-së.














