Lajme nga Komuna

L A J M Ë R I M

Lajmërohen të gjithë qytetarët dhe personat juridik, se Komuna Dibër organizon prezentim dhe anketë publike për Propozim ” Planin detal urbanistik për Bllokun 2 -Dibër, Komuna Dibër, me periudhë planifikimi 2019-2024″.

Prezentimi publik profesional për Propozim planin do të mbahet më datë 04.02.2020 në ora 13:00, në hapësirat e Komunës Dibër, respektivisht në sallën e Këshillit të Komunës së Dibrës.

U dorzuan dy çertifikimet GLOBAL G.A.P për dy agrobizneset

Sot në komunën e Dibrës në kuadër të projektit IPA të bashkëpunimit ndërkufitar në partneritet me CBS Tirana dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Shqipërisë: “Standartet bujqësore, çertifikimi ngritja e kapaciteteve përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe tregtisë”, e financuar nga Bashkimi Europian, zyrtarisht u dorzuan dy çertifikimet GLOBAL G.A.P për dy agrobizneset të kultivimit të lajthive Fisnik Dika dhe Sokol Dovolani.

Shpresojmë që ky projekt të jetë model edhe për projektet e tjera në dobi dhe në funksion të përkrahjes të fermerëve në komunën tonë.

Ligji për zjidhjen e problemit të sigurimeve shëndetsore

Në këtë fundvit e ndjeva për obligim që të vizitoj punëtorët e NP “Standard” për t’ju komunikuar lajmin e mirë se në qeverinë e RMV kaloi ligji për zgjidhjen e problemit të sigurimeve shëndetësore për keto punëtore (oficiale do të jetë gazeta zyrtare) me çka do ti jepet fund këtij problemi shumëvjeçar. I faleminderoj të gjith faktorët të cilët sëbashku u angazhuan e sidomos përfaqësuesit shqiptar në qeverinë e RMV të cilët bënë maksimumin për ta realizuar kërkesën tonë. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.

Urimi i Vitit të Ri 2020 nga kryetari i Komunës Diber.

Në këtë natë të ndrimit të viteve, përveçse me familjen time, me iniciativën e disa të rinjve të komunës, vendosa në shenjë respekti të ndaj pak çaste edhe me heronjt e padukshëm të qytetit. Ata janë mejket kujdestar dhe personeli ndihmës, organet e rendit dhe sigurisë, zjarrëfikësit etj.

Le të jetë 2020 viti i njerëzve dhe punës së ndershme! Viti i vetëmohimit dhe sakrificës kolektive. Viti i dashurisë të pakursyer për njëri tjetrin dhe bashkërisht për qytetin.

Me besim në Zot shpresoj që ky vit të sjell shëndet, sukses individual dhe kolektiv, gëzim dhe lumturi!

I juaji

Hekurani

Aktivitetet e Komunës Dibër gjatë vitit 2019

Prezentimi publik (para gazetarëve dhe qytetarëve) i punës së komunës Dibër për vitin 2019. Vitin që kaluam, edhe perkundër shumë vështirësive dhe peripecive të shumta, në përgjithësi ishte i suksesshëm dhe mundëm që t’ia dalim. Të shpresojmë që me projektet e pregatitura nga komuna, viti i Ri 2020 të jetë më i begatë.

Takim me ekspertë që merren kryesisht me problematikat e të rinjve në nivel global

Sot patëm mysafirë delegacionin nga SHBA-ja, ku në takim ishin prezent ekspertë që merren kryesisht me problematikat e të rinjve në nivel global, Presidentja Peggy Parfenoff nga WorldChicago, organizatë me lokacion në Chicago që menaxhon fondet e Departamentit të Shtetit Amerikan, ku përmes programeve shkëmbehen përvojat e profesionistëve mes Amerikës dhe vendeve tjera të botës. Në këtë takim u trajtuan dhe u diskutuan problematikat e ndryshme që ekzistojnë mes të rinjve, parandalimin e migrimit tek të rinjtë dhe projekte që ekzistojnë nga fonde të ndryshme që mund të sillen në vendin tonë. Ky takim konstruktiv vë në pah bashkëpunimin e madh mes komunitetit tonë me atë Amerikës.

Njoftim

Njoftim për qytetarët e komunës Dibër.
Të nderuar qytetarë, Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 16.12.2019 merret ky:A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 30të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR KONVOKOHET seanca e 30të e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca konvokohet për datë 18.12.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
-miratimi i procesverbalit nr.29


R e n d d i t e

  1. Përfundim për sjelljen e Programit për punën e Këshillit të Komunës për vitin 2020
  2. Projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2020
    3.Të ndryshme

Me këtë rast ftojmë qytetarët, të marrin pjesë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.
Ju mirëpresim!

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë”

Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë” nën menaxhimin e komunës Dibër morën pjesë disa nga institucionet në nivel lokal dhe atyre qëndror si dhe sekretariati për çështje europiane nga Shkupi. Të shpresojmë që herën tjetër edhe institucionet të cilar sot mungonin ( megjithëse kishin thirje për prezencë obligative), të na bashkohen me të vetmin qëllim: Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Skip to content