Lajme nga Komuna

Takim informues

Sot (09.03.2020), kryetari Komunes Diber Hekuran Duka në kuadër të shqetësimit të krijuar nga shfaqja e gjendjes virusale, COVID-19 ( corona virus), mbajti takimin e radhës ndër disa takime tjera, me karakter informues me përfaqësues të institucioneve kompetente që e përcjellin situaten lidhur me përhapjen e virusit.
Në këtë takim raportuan Drejtori i qendrës të shëndetit Publik në Dibër, kryeshefi i policisë- Dibër dhe përfaqësues tjerë të ndërlidhur me situatën, ata raportuan për gjendjen në teren dhe treguan për masat e ndërmarura.
Nga raportimi u konstatua se gjendja është nën kontroll dhe vrojtimi vazhdon me kujdes të veçantë, dhe nuk ka nevojë për panikë, por për kujdes të shtuar.
Komuna Dibër informon se e ndjekën situatën nga afër me seriozitetin e nevojshëm dhe në koordinim me institucionet e përfshira.
Në kuadër të masave të ndërmara, poashtu u specifikua gjendja e higjenës në institucionet publike dhe private, ku si APEL luten të gjithë qytetarë të jenë të kujdesshëm me këto masa dhe për çdo eventualitet të respektojnë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik në RMV.

Në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë.

Në ditet në vijim, në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë. Ky trajtim do fillojë pasi Komuna Dibër ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë fituese të tenderit, përmes së cilës, do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i qenve endacakë.

 Me këtë rast, Komuna Dibër u ka bënë thirrje të gjithë atyre pronarëve që mbajnë qen në shtëpi që të kujdesen, t’i mbajnë të lidhur dhe të mos i lëshojnë jashtë territorit të shtëpisë, në mënyrë që të mos kapen dhe të trajtohen bashkë me qentë tjerë endacakë.

El Hilal viziton Komunën e Dibrës

Një delegacion i shoqatës humanitare “El Hilal” në krye me z. Behixhudin Shehapi, sot vizituan Komunën e Dibrës.

U bisedua për tema të ndryshme në atmosferë të ngrohtë miqësore dhe u tregua një gadishmëri për bashkëpunim në të mirë të Dibrës dhe dibranëve.

Dibër e pastër

Me iniciative te komunës Dibër, sot u realizua një takim me institucionet lokale dhe shoqatat joqeveritare për organizimin e aksionit ekologjik i cili do të realizohet ketë vikend. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Skip to content