Lajme nga Komuna

Tribunë me temë:Ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe kujdes të shëndetit reproduktiv të gruas

Me rastin e 8 marsit ditës së gruas, Komuna Dibër organizoi tribunë me temën: Ngritja e vetëdijes për mbrojtje dhe kujdes të shëndetit reproduktiv të gruas. Hapjen e bëri kryetari komunës dr. Hekuran Duka kurse për temën në fjalë prezentuan punimet e veta Prof dr Gligor Tofoski ( klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë Shkup), Mr Sanja Sazdovska ( ministria shëndetësisë), dr Afrodita Shalja (UNFP), dr Edlira Piperku, dr Argëtim Fida, mr Arbana Pasholli. Temat u ndoqën me shumë interes nga një numër
I madh i grave pasi shtjellonin problematika aktuale she të rëndësishme për sa i përket shëndetit të femrës.

URIME 7 MARSI !

Të gjith arsimtarëve, nxënësve, studentëve dhe të gjith atyre që udhëheqin organizimin e procesit arsimimor, ju urojmë 7 marsin ditën e mësuesit. Respekte për të gjithë ata figura historike të cilët sakrifikuan gjithçka që ne sot në mëmyrën më njerzore kemi mundësinë të arsimohemi në gjuhën tonë amtare në të gjithë nivelet e mundëshme. Urime dhe gëzuar!

Takim me përfaqësues të programit europian Erasmus+

Sot pranova në ambientet e komunës përfaqësues të programit europian Erasmus+ i cili konsiston në realizimin e projekteve nga fusha e edukimit, trajnimit, rinisë dhe sportit. Një projekt i tillë u fitua edhe nga përfaqësues të gjimnazit “28 nëntori” Dibër me koordinator Arbër Ambari në bashkëpunim me Italinë, Kroacinë, Lituaninë dhe Turqinë. Ky projekt ka për qëllim 1. Nxitja e kreativitetit dhe zhvillimi i të menduarit kritik tek nxënësit 2. Promovini i vlerave Europiane dhe lokale si dhe qëndrimi pozitiv përkrah shkëmbimeve arsimore dhe kulturore 3. Përmirësimi aftësive të gjuhës angleze dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet shteteve 4. Zhvillimi edukativ dhe profesional 5. Promovimi i vlerave të tolerancës, mirkuptimit dhe paqës.

Vazhdoi realizimi i projektit për ndrimin e valvulave të ajrit dhe ujit

Pas një pauze për shkak të kushteve atmosferike të vështira, sot vazhdoi realizimi i projektit për ndrimin e valvulave të ajrit dhe ujit në sistemin ujësjellsit prej në f Rosok deri te rezervoari kryesor i qytetit.
Për ndryshe ky projekt parashikon ndrimin e 64 valvulave në total pasi ata janë të amortizuara. Projekti financohet nga buxheti komunës Dibër kurse realizimin e kryen firma fituese e tenderit CMC group nga Shkupi.

Informim rreth trajtimit te qenve

Informim për të gjithë ata që ende kanë dyshime dhe bëjnë dezinformata rreth trajtimit të qenve endacak në komunën e Dibrës. Komuna e Dibrës kujdeset për trajtimin profesional të qenve endacak duke kontraktur firmën fituese në tender e shpallur për këtë qëllim. Është viti i tretë që komuna ndan buxhet për kujdesjen e qenve endacak Deri tani janë trajtuar 40 qen endacak dhe aksioni vazhdon sipas nevojës. Luten qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe tju largohen situatave të rrezikshme me qentë endacak. Për çdo problem mund të lajmëroni në komunë dhe ekipi do të intervenojë aty ku ka nevojë. Pronarët e qenve shtëpiak të kujdesen për qentë e tyre ashtu siç e parashikon ligji.

Vazhdon punimi për ndërtimin e rrethrotullimit tek spitali

Pasi u formuan kushtet klimatike të favorshme për punë në teren, vazhdon punimi për ndërtimin e rrethrotullimit tek spitali, një infrastrukturë shumë e rëndësishme në komunikacionin e qytetit. Gjatë këtij mandati do të përfundojnë së realizuari edhe shumë elemente të tjera që kanë të bëjnë me komunikacionin duke filluar nga përpilimi i një projekti për rregjimin e komunikacionit që i ka munguar Dibrës, e deri te ndërtimi i rrugëve dhe rrugicave. Urojmë vit të mbarë dhe pa probleme.

Urime 14 vjetorin e Pavarësisë Kosove!

Urime 14 vjetorin e Pavarësisë Kosove!
17 Shkurti shënon datën historike të Pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e madhe për krijimin e Kosovës Republikë.
Kjo është një ditë e veçantë edhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënon një fillim të ri për popullin e Kosovës, i cili pas shumë vështirësive, vuajtjeve dhe sakrificave, ja doli që ta shpallë Kosovën shtet të pavarur.

Faza e realizimit të aktiviteteve në lidhje me përditësimin e bazës së të dhënave tatimore

Pas një faze pregaditore, sot filloi edhe faza e realizimit të aktiviteteve në lidhje me përditësimin e bazës së të dhënave tatimore, të ofruara nga pakoja e asistencës teknike të projektit të USAID-it për Fuqizimin e Kapaciteteve për Shfrytëzimin e Burimeve në Komunën e Dibrës. Me përfundimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm sigurisht që do të rritet edhe efikasiteti i grumbullimit të taksave që nënkupton edhe rritja e buxhetit të komunës. Regjistrimi do të zhvillohet në pjesët rurale të komunës ( fshatrat) dhe në vetë qytetin e Dibrës.

Takim me komandatin e posaemëruar

Sot prita në vizitë komandantin e posaemëruar të stacionit policor në Dibër z. Dritan Bakallin. I urova detyrën e re me shpresën për një bashkëpunim të frytshëm në të mirë të qytetarëve. Rendi dhe qetësia në qytetin tonë janë prioritete shumë të rëndësishëm për mua si kryetar dhe kam besim të plotë që në këtë mandat me një bashkëpunim maksimal edhe do tja arijmë ti vendosim bashkë me qytetarët. Nga ana e komandantit u shpreh gadishmëri që bashkëpunimi në këtë derjtim do të jetë i pa rezervë në të gjitha sfidat dhe problemet që do të çfaqen gjatë menaxhimit. Mbetet që në takimet e ardhshme të konkretizohen shumë punë dhe projekte e sidomos përpilimi i projektit për rregjim të komunikacionit, kategorizimi i rrugëve, sinjalistika, parkingjet si dhe fenomeni i vjedhjeve dhe krimit në përgjirhësi.

Skip to content