Lajme nga Komuna

Takim me drejtorin e NPK”Standard”

Sot pata një takim të rëndësishëm me drejtorin e NPK “Standard” Burim Kaba dhe inxh. Bardhul Kolari. U diskutuan në detaje disa punë përgatitore për të qenë të gatshëm dhe efektiv në kryerjen e detyrave që na presin sidomos në stinën e verës. Prioritet është të vazhdohet me projektin e ujit të pijshëm ashtu siç është paralajmëruar se do të realizohet në tri faza, ku së shpejti do të përfundojë edhe faza e parë. Më pas menaxhimi i mbetjeve dhe sistematizimi i mëtejshëm i deponisë së qytetit. Me fillimin e stinës së pranverës janë planifikuar aksione mjedisore për pastrimin e qytetit dhe liqenit të Dibrës në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat joqeveritare.

Sot në ambientet e komunës u realizua takim me Xhemail Çupin ministër pa resor në RMV

Sot në ambientet e komunës u realizua takim me Xhemail Çupin ministër pa resor në RMV – i angazhuar për diasporën. Tema e bisedës ishte gjetja e mundësive të bashkëpunimit të këtij resori ministror me pushtetin lokal në disa projekte të cilët kan të bëjnë me diasporën dibrane në SHBA dhe Europë. Si piknisje do të ishte hapja e një zyre për diasporën në komunën e Dibrës ku diasporës do ti ofrohen shërbime që janë të lidhura ngushtë me zgjidhjen e kërkesave dhe problemeve të tyre. Nga ana jonë u shpreh gadishmëri dhe vullnet të mirë për të qenë pjesë e realizimit të këtij projekti ngase kjo ide ka qenë edhe kohë më parë, kurse tash do të mundohemi edhe ta realizojmë.

Lajmërim

Për arsye që meteorologët paralajmërojnë rreshje të dendura bore në ditët në vijim dhe temperaturave nën 0, apelojmë qytetarët që nëse nuk është e domosdoshme, të shmangin lëvizjet si dhe të mos parkojnë veturat në trotuare si dhe në rrugët lokale të Qytetit, të mundësojn që borëpasturuesi të pastroj. Gjithashtu lusim tregtarët të pastrojnë borën para objekteve të tyre.

Parking në fshatin Kosovrast të epërm

Sot ekipi inzhinjerëve nga sektori urbanizmit me urdhër të kryetarit doli në teren për të filluar me punët pregaditore në ndërtimin e parkingut në Kosovrast të epërm. Faza e parë parashikon pregaditja e projektot teknik dhe pastaj do të vazhdojë me realizimin e kësaj vepre. Ndërtimi i parkingut për këtë pjesë rurale është projekt prioritar dhe shumë i nevojshëm për mirqenien e banorëve.

Ndotja dhe hudhje e mbeturinave nga njerëz totalisht të pa ndërgjegjshëm

Edhe pse disa herë është pastruar ky lokacion në hyrje të qytetit nga banorët por edhe nga mirbajtësit e komunës dhe stndartit, përsëri vazhdon ndotja dhe hudhje e mbeturinave nga njerëz totalisht të pa ndërgjegjshëm. Pastërtia e qytetit është pasqyrë e kulturës. Ne dibranët jemi të kulturuar dhe të civilizuar. Sigurisht që për këtë vepër dikush do të dënohet, mjaft më!

Konferencë e fundvitit

Sot u organizua konferencë për mediat e shkruara dhe elektronike në vendin tonë, ku u pasqyrua e gjithë puna e komunës Dibër gjatë vitit 2021.
Në mënyrë kronologjike u shpalos i gjithë aktiviteti i administratës së komunës e cila gjithmonë në mënyrën më efikase të mundshme, ka qenë dhe është në shërbim të qytetarëve.
Ky vit u cilësua si vit shumë i suksesshëm edhe përkrah vështirësive të cilat ndikuan negativisht në dinamikën e relizimit të disa projekteve. Me shpresën që do të kemi një situatë më stabile financiare, energjetike, shëndetësore dhe politike, ne në vitin 2022 do të jemi shumë më efikas dhe konkret në realizimin e projekteve të planifikuara dhe prioritare për komunën tonë.
Do të vazhdojmë me insistim realizimin e fazave të tjera të projektit për ujin e pijshëm, menaxhimi me mbeturinat dhe deponinë e qytetit si dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet dhe pjesët rurale të komunës. Për të gjithë këto aktivitete janë siguruar edhe mjetet finciare nga burime qeveritare dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje e veçantë do ti jepet ngritjes në një nivel më të lartë dhe më bashkëkohor punës së NKP Standart si në aspektin organizativ ashtu edhe atë teknik duke siguruar ekspertë dhe makineri adekuate për veprimtarinë e tyre.
Në vitin 2022 puna e administratës së komunës do të jetë më efikase duke trajnuar administratorët me programe të veçanta dhe specifike, sidoemos në sektorin e urbanizmit, juridik, financave ( vjelja e taksave), arsimit, kulturës, sportit etj.
Gjithashtu do të insistohet në përmirësimin e punës së inspektoratit si atij komunal, ndërtimor, komunikacionit, ekologjik, arsimor etj.
Komuna do të vendos binarë të shëndoshë bashkëpunimi me institucionet e pushtetin qëndror, me komunat fqinje, investitorët e huaj dhe vendor, biznesin dibran, mërgatën në SHBA dhe Europë, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët: Dibrën ta bëjmë ashtu siç e duam të githë, ashtu siç e don rinia.
Ju uroj nga zemra vitin e ri 2022, me shpresë që të keni  shëndet dhe harmoni në familjet tuaja!

Debat publik për propozim buxhetin

Sot në sallën e këshillit të komunës Dibër, u mbajt debat publik me të gjith të interesuarit për propozim buxhetin e komunës Dibër 2022. Gjatë debatit u propozuan disa projekte që kanë të bëjnë me fushën e infrastrukturës, sportit, kulturës dhe aktivitetet e rinisë në komunën tonë.

Apel

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se Komuna Dibër bën përpjekje maksimale me të gjitha kapacitetet që disponon që të mirëmbajë ndriçimit publik në mënyrë sa më kualitative dhe efektive. Intervenimet do të vazhdojnë në qytet por edhe në fshatrat sipas një plani pune.


Por ajo që na brengos, janë informatat e sigurta për fenomenin e vjedhjes së rrymës elektrike nga rrjeti i ndriçimit publik nga persona dhe subjekte të pa ndërgjegjshëm me çka bëhet dëm i madh financijar dhe dëm në kabllot përçuese.
Këto ditë grupi punues i komunës Dibër do të del në teren dhe seriozisht do të identifikojë dhe do të ngre procedura ligjore kundra çdo abuzuesi eventual.

Skip to content