Author: diberkomuna

Aksion Ekologjik

Sot, përmes aksionit ekologjik të organizuar në komunën tonë, dëshmuam se me bashkëpunim mund të bëjmë ndryshime pozitive për mjedisin dhe qytetin tonë.

Falënderoj sinqerisht të gjithë qytetarët, vullnetarët, organizatat, bizneset dhe institucionet lokale që kontribuuan në këtë aktivitet. Angazhimi juaj është dëshmi e përgjegjësisë dhe kujdesit për qytetin tonë.

Le të vazhdojmë të kujdesemi për pastërtinë e hapësirave publike dhe të ndërtojmë së bashku një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Faleminderit për kontributin dhe mbështetjen tuaj!

Urime ditën ndërkombetare të Romëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve (8 Prill) , Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, ju uron këtë ditë të veçantë, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për kulturën, traditat dhe kontributin e çmuar të komunitetit rom në jetën e qytetit tonë.

Komuniteti rom është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, duke kontribuar vazhdimisht në zhvillimin kulturor dhe social. Kjo ditë na rikujton rëndësinë e barazisë, respektit dhe bashkëjetesës si vlera themelore për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Kryetari i Komunës së Dibrës mbetet i përkushtuar për të mbështetur integrimin, arsimin dhe mirëqenien e komunitetit rom, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
Gëzuar 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve!

LAJMËRIM – Seanca e 10

Në mbështetje të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetqeverisjen lokale(“ “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02dhe “Gazeta Zyrtare e Republikë s së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/2024).

Më date 03.04.2026 merret ky:                                                          

A  K  T V  E  N  D  I  M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 10 TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR      


Seanca do të mbahet me datë 10.04.2026 (e PREMTE) në  ora  10:00  në sallën   e   Këshillit të Komunës Dibër.      

Për seancën propozohet ky:                       

R e n d   di t e    

1. Miratim i procesverbali të seancës 8 dhe 9.
2. Propozim Vendim për zgjerimin e mjeteve në buxhetin e Komunës Dibër, për vitin 2026.
3.Propozim Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të Komunës Dibër në këshillin të SHMK 28 Nëntori-Dibër.
4.Propozim Vendim për fillimin e aktiviteteve për azhurimin e përhershëm të vlerësimit të rezikut nga të gjitha rreziqet e komunës Dibër për vitin 2026.
5. Propozim Vendim për miratimin e E- Vlerësimit për rrezikshmërinë nga të gjitha rreziqet dhe rethanat e rrezikshme në Komunën e Dibrës.
6,Propozim Vendim për paratë e rezervuara për ekspropriim,  në buxhetin e njësisë së vetqeverisjes lokale për vitin 2026.
7. Kërkesë për pëlqim Vendim për Llogarinë Përfundimtare të NKP Standard –Dibër, për vitin 2025.
8.Propozim-Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të komunës Dibër në këshillin mbykqyrës,  për kontroll të punës materiale dhe financiare në NKP “Standard” Dibër.
9.Propozim-Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesve të komunës Dibër në këshillin drejtues të NKP “ Standard” Dibër.
10.Propozim Raport për punën vjetore për realizimin e programit për zhvillim të RRJP për vitin 2025 dhe llogarive vjetore për vitin 2025.
11.Propozim Raport  për programin vjetor në sferën e Mbrojtjes  Sociale për vitin 2025.
12. Propozim Raport për programin vjetor për aktivitetin e Komunës Dibër në lëmin e sportit, për vitin 2025.
13. Propozim Raport për programin e aktiviteteve kulturore të Komunës Dibër, për vitin 2025
14.Propozim Vendim për Planin Vjetor pë Punësim, Sh.F.K  Penestia-Dibër, për vitin 2027.

8 Marsi, Ditës Ndërkombëtare e Gruas

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, u shpreh urimet më të sinqerta për të gjitha gratë dhe vajzat.

Kjo ditë është një moment për të shprehur mirënjohjen dhe respektin për rolin e rëndësishëm që gratë kanë në familje dhe në shoqëri, si dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Me këtë rast, Kryetari Mela uroi që kjo ditë të shërbejë si një kujtesë për rëndësinë e barazisë, respektit dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë në çdo fushë të jetës.

🌷 Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave dhe vajzave!

Respekt dhe mirënjohje për kontributin tuaj në shoqëri.

7 Marsi,Dita e Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në mungesë të Kryetarit të Komunës së Dibrës, i cili ndodhet në një udhëtim zyrtar, Kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, z. Afrim Kërkuti, vendosi buqeta me lule në Monumentin e ABC-së pranë busteve që simbolizojnë arsimin dhe kontributin e figurave të shquara të kombit tonë si Said Najdeni dhe Josif Bagerit.

Ky akt simbolik u realizua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për veprën dhe sakrificën e atyre që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe përhapjen e dijes në gjuhën shqipe. Përmes këtij gjesti, Komuna e Dibrës nderon trashëgiminë e çmuar arsimore dhe kujton me krenari personalitetet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare.

Skip to content