Author: diberkomuna

Vizitë zyrtare dhe takim pune në selinë qendrore të Knauf, Iphofen – Gjermani

Me ftesë zyrtare të kompanisë Knauf, gjatë këtyre ditëve u realizua një takim i rëndësishëm pune në selinë qendrore të kësaj kompanie, lider botëror në prodhimin e gipsit dhe produkteve të ngjashme. Vizita u zhvillua në qytetin Iphofen, Gjermani, ku ndodhet qendra drejtuese e mbi 320 fabrikave të Knauf në mbarë botën.

Kjo vizitë shënon herën e parë që një kryetar i Komunës së Dibrës viziton selinë qendrore të Knauf në Gjermani, një tregues i qartë i rëndësisë strategjike të bashkëpunimit midis dy palëve.

Në këtë takim morën pjesë:

• Tobias Stricket – Drejtor për Investime Strategjike në nivel global

• Thomas Krämer – Menaxher Teknik në nivel global

• Blendar Sela – Menaxher i fabrikës Knauf në Dibër

Gjatë diskutimeve u trajtua funksionimi i fabrikës ekzistuese në Dibër, investimet e realizuara deri më tani, si dhe planifikimi për ndërtimin e një fabrike të re me kapacitete dukshëm më të mëdha, me një vlerë investimi prej rreth 44 milionë euro.

Po ashtu, vizituam fabrikën e Knauf në 🇩🇪 Iphofen, e cila ndodhet në të njëjtin kompleks, ku u njohëm nga afër me proceset e prodhimit dhe standardet më të avancuara teknologjike, me theks të veçantë te siguria e lartë dhe zbatimi i të njëjtit standard global në të gjitha fabrikat e Knauf, pa përdorur praktika të pasigurta apo jo-standard. Kjo garanton që çdo investim i ardhshëm në Dibër do të jetë në përputhje të plotë me praktikat më të sigurta dhe moderne të industrisë.

Në kuadër të kësaj vizite, u zhvilluan edhe biseda fillestare për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Dibrës dhe kompanisë Knauf në disa fusha me interes të përbashkët, me synim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët tanë.

➡️ Dibra vazhdon të jetë pjesë e projekteve serioze, me vizion afatgjatë dhe investime konkrete për të ardhmen.

Vizitë zyrtare Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja

Komuna e Dibrës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori u prit nga Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela.

Në takimin e zhvilluar, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët për qytetarët.

Me këtë rast, Ambasadori Qehaja e uroi Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e komunës dhe në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Dibrës.

Kryetari Mela falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe për urimet, duke vlerësuar mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

LAJMËRIM – Seanca e 6

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 26.01.2026 merret ky:    

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 6  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR  

Seanca do të mbahet me datë 30.01.2026 (E PREMTE  )në  ora 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancën e 6 propozohet ky:  

R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbalit nr:5
2.Raport për Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2025, me përfundim për sjellje.
3.Propozim vendim për zgjerimin e mjeteve në Buxhetin e Komunës Dibër për vitin 2026.
4. Të ndryshme.

Njoftim per organizim e perseritur te prezentimit publik dhe anketes publike per Propozim planin “Plan urbanistik per fshatin Rajcice, perpunim i Bllokut 1 dhe Bllokut 2,Komuna Diber” periudha e planit 2021-2031

Propozim planin “Plan urbanistik per fshatin Rajcice, perpunim i Bllokut 1 dhe Bllokut 2,Komuna Diber” periudha e planit 2021-2031

Njoftim

Pas reshjeve të fundit të borës , ju njoftojmë se të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Dibrës, si në zonat urbane ashtu edhe në fshatra , janë pastruar dhe janë plotësisht të aksesueshme .

Ekipet tona kanë qenë në terren pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal dhe të sigurt për të gjithë qytetarët

Lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe në zonat ku mund të ketë ngrica .

Të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin pajisje dimërore.

Gjatë pastrimit të oborreve dhe trotuareve, të mos hedhin borën në rrugë, pasi pengon qarkullimin dhe rrit rrezikun për aksidente.

Gjithashtu, të kenë kujdes gjatë parkimit të automjeteve, duke mos i parkuar ato në rrugë apo në vende që pengojnë kalimin e mjeteve dhe mjeteve të pastrimit.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Komuna Dibër

Promovimi i pajisjeve të reja për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Dibrës mori pjesë në ngjarjen për promovimin e pajisjeve të reja për menaxhimin e mbeturinave të ngurta, në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili synon ngritjen e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Dibrës do të pajiset me 5 kamionë për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale të shërbimeve komunale. Ky investim do t’i ndihmojë drejtpërdrejt Ndërmarrjes Komunale “Standard”, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke e pajisur me mjete të reja, pasi deri më tani ndërmarrja ka funksionuar vetëm me një kamion.

Me realizimin e këtij projekti pritet rritje e mbulueshmërisë së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave, ulje e deponive të egra dhe përmirësim i përgjithshëm i pastërtisë në zonat urbane dhe rurale të komunës.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2026

Me rastin e ndërrimit të viteve, Kryetari i Komunës së Dibrës realizoi vizita në disa institucione kyçe që vazhdojnë punën pa ndërprerje edhe gjatë festave. Ai vizitoi Spitalin e Përgjithshëm ,Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë.

Gjatë këtyre vizitave, Kryetari i Komunës uroi një Vit të Ri të mbarë të gjithë të punësuarve, duke i falënderuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre, pasi edhe gjatë ndërrimit të viteve janë në shërbim të qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e punës së këtyre institucioneve për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, duke vlerësuar lart kontributin e secilit punonjës që kryen detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të këtyre institucioneve dhe në forcimin e bashkëpunimit për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve.

Me rastin e Vitit të Ri 2026, ju uroj nga zemra shëndet të plotë, paqe, harmoni dhe mirëqenie në familjet tuaja. Qoftë ky vit një vit shprese, pune të ndershme dhe suksesi për secilin prej jush.

Komuna e Dibrës do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e komunës sonë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Fisnik Mela

Kryetar i Komunës së Dibrës

Takim me gazetaret

Kafen e mëngjesit në ditën e fundit të vitit e pimë së bashku me gazetarët e mediave që punojnë dhe veprojnë në Dibër.

Kryetari i Komunës së Dibrës priti sot në një takim të hapur dhe miqësor gazetarët lokalë, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv lidhur me projektet, prioritetet dhe idetë e punës për vitin 2026.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucionit komunal dhe mediave, si një faktor kyç për transparencë, informim korrekt të qytetarëve dhe ndërtim të besimit publik.

Po ashtu, kryetari prezantoi edhe një raport të shkurtër mbi punën dhe angazhimet në fillim të mandatit, duke veçuar projektet e realizuara, proceset e nisura dhe sfidat me të cilat është përballur Komuna në këtë periudhë, si dhe vizionin për zhvillimin e Dibrës në vitin që vjen.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese, me shkëmbim idesh dhe sugjerimesh, duke riafirmuar gatishmërinë për komunikim të hapur dhe partneritet me mediat lokale.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe punës konkrete në shërbim të qytetarëve.

Kids Party

Në kuadër të festave të fundvitit, në Sheshin “Skënderbej” u organizua eventi festiv “Kids Party”, një aktivitet i veçantë kushtuar fëmijëve të Komunës Dibër. Në këtë event mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Dibër, i cili ndau momente gëzimi me fëmijët dhe familjet e tyre.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë gjithsej 650 pako për Vitin e Ri për fëmijët, të cilat u realizuan falë mbështetjes dhe kontributit të çmuar të donatorëve dhe bizneseve vendore, të cilët treguan edhe një herë solidaritet dhe përgjegjësi sociale.

Komuna Dibër shpreh mirënjohjen e saj të thellë për donatorët që bënë të mundur këtë nismë:

Shoqata Zëri Ynë – Our Voice

Kipper Market

Kam Market

Mega Market

Amir Market

Beko Komerc

Auto Shkolla Diti KO

Visar Cenobafto

Almiron Balla

Amar Design

DB

AG

Qebaptore Rimi P

Një faleminderim për vullnetarët:

Qamil Lleshi

Orhan Shemshi

Isen Mjeshtri

Etnik Sulejmani

Mirlinda Shemshi

Ajten Lleshi

Gjithashtu, falënderim i veçantë shkon për Këshilltarët Komunalë dhe stafin e Komunës Dibër, të cilët kontribuan dhe morën pjesë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij eventi festiv.

Komuna Dibër mbetet e përkushtuar që përmes bashkëpunimit me komunitetin dhe donatorët të vazhdojë të krijojë aktivitete që sjellin gëzim dhe buzëqeshje për fëmijët, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.

Skip to content