Moment historik për qytetin e Dibrës!
Sot u shënua një nga momentet më të rëndësishme për Dibrën dhe gjithë rajonin kufitar, me nënshkrimin e marrëveshjes për implementimin e modelit One Stop Shop ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. ![]()
![]()
![]()
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari. Në takim morën pjesë edhe drejtorët e përgjithshëm të policive të të dy vendeve, si dhe drejtues të sektorëve përgjegjës, duke konfirmuar gatishmërinë për zbatimin e shpejtë të kësaj marrëveshjeje.
Modeli One Stop Shop do të thotë më pak pritje në kufi, procedura më të shpejta, lëvizje më e lirë për qytetarët dhe një bashkëpunim më efikas ndërmjet institucioneve të dy shteteve.
Për Dibrën, kjo nuk është thjesht një marrëveshje administrative. Është një investim në zhvillimin ekonomik, turizmin, tregtinë dhe lidhjen më të fortë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Tashmë presim që, në një afat shumë të shkurtër, të nisë edhe implementimi praktik i modelit One Stop Shop, duke e kthyer këtë marrëveshje në një realitet të prekshëm për çdo qytetar. Nga premtimet po kalojmë te veprat, në shërbim të Dibrës dhe të ardhmes së saj.





