Author: diberkomuna
Njoftim për qytetarët dhe bletarët – Komuna Dibër
📢 NJOFTIM
Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008, 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), si dhe në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës Dibër për zbatimin e dezinsektimit sistematik si masë parandaluese kundër epidemive, ju informojmë se:
📅 Më 23.07.2025 (e mërkurë), kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM SHKPNJP do të realizojë stërpikje dezinsektimi nga toka, për asgjësimin e mushkonjave.
🕕 Procesi do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke përdorur pajisje ULV për stërpikje me metodë të ftohtë.
📍 Zonat e përfshira: të gjitha sipërfaqet e gjelbra në Komunën e Dibrës, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë, zona urbane dhe lokalitetet përreth sipas planit dhe programit.
⚠️ Lutemi të gjithë bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve gjatë kësaj periudhe.
🌬 Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (si erë e fortë), dezinsektimi do të shtyhet për një ditë tjetër të përshtatshme.
📞 Për më shumë informacione:
TRULI NOLEN NM LLC, rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36, lok. 3, Shkup
Tel: 075 775 769
LAJMËRIM – Seanca e 54
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 17.07.2025 merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 54 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 22.07.2025 (E MARTË ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratim i procesverbali nr:53.
2.Propozim ndryshim plotësim i buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2025.
3.Propozim program për ndryshim dhe plotësim të programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në territorin e Komunës Dibër për vitin 2025.
4.Propozim vendim për dhënie pëlqim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm mjetin motorik pa kompenzim materjal.
LAJMËRIM – Seanca e 53
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 25.06.2025 merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 53 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 30.06.2025 (E HËNË) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratimi i procesverbali nr:52.
2.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHMK ”28 NËNTORI “ – Dibër për vitin 2026.
3.Kërkesë për mbështetje financiare.
4.Të ndryshme.
Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Dibrës
Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë qytetin tonë të enjten, më 5 qershor 2025, kemi qenë të detyruar të shtyjmë procesin e dezinsektimit. Ai do të zhvillohet të martën, më 10 qershor 2025, duke filluar nga ora 20:00.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 075 775769.
NJOFTIM
DERI TE SHOQATA E BLETARIVE për dezinsektim, parandalim sistematik për zhdukjen e mushkonjave në territorin e komunës Dibër.
Në bazë te Ligjit për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive (Gazeta Zyrtare e RMV 66/2004, 139/2008 dhe 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016), dhe në bazë të vendimit të Këshilli i Komunës Dibër për realizimin e dezinfektimit sistematik parandalues në territorin e Komunës së Dibrës si masë e përgjithshme kundër epidemisë Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup , paraqet njoftimin në vijim:
Njohtojmë te gjithë qytetarët që mirmbajnë bletë në zonën e Komunës së Dibrës që më datë 05.06.2025 (e Еnjte), ekipet e Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup do të kryejë stërpikje dezinsektimi (nga toka) me qëllim të shkatërrimit të mushkonjave. Stërpikja do të bëhet në periudhën nga ora 18.00 deri në 06.00, me aparat ULV për stërpikje. Dezinsektim do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra në Komunë, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përeth, vendbanimin urban të Dibrës si dhe pjesën tjetër të lokaliteteve të parapara në plan dhe program. Kërkohet nga bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve. Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike (erë), dezinsektimi shtyhet për ditën tjetër të favorshme.
Për të gjitha informatat dhe pyetjet, numri i kontaktit në Kompania për prodhim, tregti dhe shërbime TRULI NOLEN NM LLC rr. Mito Haxhivasilev Jasmin nr. 36 los. 3 Shkup është: 070 520 023.
LAJMËRIM – Seanca e 52
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02, 202/24 ),
Më date.23.05.2025 merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 52 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 29.05.2025 (E EJNTE ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratim i procesverbalit nr:51.
2.Ndryshim plotësim plan Financiar i NKP”Standard”-Dibër për vitin 2025.
3.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet komunale-Grumbullimi dhe transporti i mbeturinave i sjellur nga Këshilli drejtues i NKP “Standard “ -Dibër.
4.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e çmimit për pastërtinë publike.
5. Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive dhe shoqatat për vitin 2025
6.Propozim për anëtar të Këshillit Drejtues në IPKKF”Breshia”-Dibër
7.Propozim vendim për pranimin e donacionit.
8.Kërkesë për mbështetje financiare.
9. Kërkesë për mbështetje financiare.