Author: diberkomuna
Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare
Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.
Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.
Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.
Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.
Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.



























Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve
Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Të pranishëm në këtë vizitë ishin:
• Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV
• Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake
• Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri
• Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria
Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.
Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.










Seanca e pestë e Këshillit Preventiv
Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në rend dite ishin këto pika kryesore:
1. Diskutim mbi masat për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e vjedhjeve dhe kërcënimeve të ndryshme;
2. Menaxhimi i mbeturinave dhe organizimi i pastrimit të qytetit gjatë sezonit veror;
3. Masa për parandalimin e zjarreve dhe kontrolli i hapësirave të hapura dhe të mbyllura;
4. Respektimi i kushteve të funksionimit dhe orarit të punës nga subjektet gastronomike;
5. Rregullimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në zonat urbane;
6. Çështje të tjera të karakterit parandalues dhe organizativ.
Gjatë seancës u miratuan disa objektiva konkrete, të cilat do të implementohen në një afat sa më optimal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në qytetin tonë.
Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe fton qytetarët që të jenë të përfshirë dhe bashkëpunues në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta, për një Dibër më të pastër, më të sigurt dhe më të organizuar.







SHPALLJE NUMËR 10-224/1-2025
PËR TJETËRSIM TË TOKËS NDËRTIMORE PRONË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NËPËRMJET ANKANDIT ELEKTRONIK PUBLIK PËR OBJEKTE ME DESTINIM
LAJMËRIM – Seanca e 51
Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02, 202/24 ),
Më datë 17.04.2025 merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 51 të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 24.04.2025 (E EJNTE ) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratim i procesverbali nr:50.
2.Propozim program për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive në Komunln e Dibrës për vitin 2025.
3.Propozim vendim për miratimin e raportit vjetor për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor jugpërëndimor dhe punën vijuese të Qendrës për zhvillim dhe raportit financiar për vitin 2024.
4.Propozim – Vendim për Për miratimin e PROJEKTIT URBANISTIK ME PLAN PARCELIMI PËR FORMIMIN E DY E MË SHUMË PARCELAVE NDËRTIMORE nga PN 25.4 (PK 9208/20, PK 9208/10 dhe PK 9208/21 KK Dibër 3) sipas PDU-së, për pjesë të Bllokut 25- Zona për destinim të veçantë – kazerma “Liman Kaba” Dibër (2009-2014) me qëllim G2-industri e lehtë dhe jo ndotëse -KOMUNA DIBËR
5. Propozim – Vendim për Për miratimin e PROJEKTIN URBANISTIK me plan parcelimi për formimin e një parcele ndërtimore nga PN 7.1.69 dhe PN 7.1.70 nga PDU për bllokun 7,Komuna Dibër
6. Propozim – ndryshim dhe plotësim të programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në teritërin e komunës Dibër për vitin 2025.
7. Raport për realizimin e programit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në komunën e Dibrës për vitin 2024.
8.Propozim program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e komunës Dibër për vitin 2025.
9.Plan Financiar i NKP”Standard”-Dibër për vitin 2025.
10.Propozim Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e punonjësve në NKP”Standard”-Dibër të cilët kanë status të nënpunësve administrativ dhënës të shërbimeve publike dhe persona ndihmës teknik.
11.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet e komunale-Grumbillimi dhe transporti i mbeturinave sjellur na Këshilli drejtues i NKP “Standard “ -Dibër.
12.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e çmimit për pastërtinë publike
13.Llogaria përfundimtare e NKP”Standard”-Dibër për vitin 2024.
14.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ”Said Najdeni “ – Dibër për vitin 2026.
15.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ”Penestia “ – Dibër për vitin 2026.
16.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK ”Riste Ristevski – f. Kosovrast i Poshtëm për vitin 2026.
17.Ndryshim plotësim vendim për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2025
18.Propozim vendim për pjesëmarje financiare për realizimin e projektit për forcimin e kapaciteteve të NKP përmes furnizimit të paisjeve.
19.Kërkesë për mbështetje financiare.
Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve
Në bazë të nenit 17 të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë se Veriut, nr. 10/2020) dhe nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Dibrës”, nr. 27/23,38/24,45/24), Këshilli nismetar shpall :
Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve
Këshilli nismetar për Themelimin e Këshillit Rinor Lokal në kuadër të Komunës së Dibrës shpall thirrje publike për anëtarësim në Kuvendin e Rinisë Lokale.
Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat rinore, grupet rinore politike, organizatat studentore dhe format e tjera të shoqatave rinore që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të ketë aktivitete në territorin e Komunës së Dibrës;
– Të jetë i themeluar dhe aktiv për të paktën një vit para hapjes së kësaj thirrjeje;
– Delegati dhe zëvendës delegati duhet të jenë banorë të Komunës së Dibrës dhe të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç.
Anëtarët e Kuvendit të Rinisë Lokale kanë për detyrë:
– Të punojë në zbatimin e aktiviteteve të Kuvendit;
– Të marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve dhe
– Të zgjedhë anëtarët e Këshillit Rinor Lokal .
Këshilli nismetar zbaton procedurën për përzgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Lokal të Rinisë të Komunës së Dibrës, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga Zyrtari për Rininë në Komunën e Dibrës.
Ndërkaq, qëllimet specifike, detyrat dhe metodat e punës së anëtarëve të Kuvendit Rinor Lokale janë përshkruar dhe shpjeguar në Manualin për Këshillat Rinor Lokal, të miratuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.
Dokumentet e nevojshme:
1. Portofoli i punës së organizatës;
2. Letër motivuese për pjesëmarrje në Kuvendin Rinor Lokal, por jo më shumë se 1 faqe;
3. Raport vjetor për punën e vitit paraprak që vërteton se organizata ka qenë aktive në vitin e kaluar me aktivitete të realizuara për ose nga të rinjtë në Komunën e Dibrës;
4. Emërimi i një delegati dhe zëvendës delegati me të dhënat e kontaktit për përfaqësuesit
Afati i aplikimit është nga 22.04.2025 deri në 02.05.2025.
Aplikimi: Të gjitha organizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret janë të detyruara të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin: dibra@dibra.gov.mk dhe t’i dorëzojnë në arkivin e Komunës së Dibrës, Rr. “8 Shtatori” Nr. 72, 1250 Dibër, me shënimin e mëposhtëm: Kërkesë për anëtarësim në Kuvendin e Këshillit Rinor.
Aplikacionet do të shqyrtohen nga Këshilli nismetar për themelimin e Kuvendit Rinor Lokal me qëllim të zgjedhjes së Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Dibrës.
Pastrimi i vijave ujore
Komuna e Dibrës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e fshatrave, angazhohet vazhdimisht për t’u dalë në ndihmë banorëve në realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre. Gjatë takimeve të mbajtura më 1 prill, u evidentua domosdoshmëria për pastrimin e vijave ujore që shërbejnë për vaditjen e fushave bujqësore në fshatra. Në këtë drejtim, u angazhuam që të sigurojmë mjetet e nevojshme dhe sot puna ka nisur. Ftojmë kryetarët e bashkësive lokale të paraqiten në komunë, me qëllim që ky aktivitet të menaxhohet sa më mirë dhe në interes të përbashkët të komunitetit.

