Lajme nga Komuna

Cdo do person juridik apo fizik i interesuar mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij

Komuna e Dibrës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes qytetare në procesin e planifikimit buxhetor. Në kuadër të përgatitjeve për projekt-buxhetin e vitit 2026, është vendosur në dispozicion një formular online, përmes të cilit çdo person juridik apo fizik i interesuar mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij.

Ky formular u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të kontribuojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve buxhetore dhe në zhvillimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Formulari është i qasshëm në linkun vijues:

Komuna e Dibrës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në të gjitha proceset buxhetore dhe zhvillimore, duke synuar krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe efikas për të gjithë banorët.

Të udhëheqim me shembull personal

Ne Dibër u mbajt panel-diskutimi me temë “Të udhëheqim me shembull personal”, një aktivitet i dedikuar frymëzimit të të rinjve përmes përvojave të sportistëve elitarë, olimpistëve dhe alpinistëve të njohur.

Në mungesë të Kryetarit të Komunës së Dibrës, para të pranishmëve u drejtua Kryetari i Këshillit Komunal, i cili prezantoi rëndësinë e këtij projekti dhe theksoi përkushtimin e Komunës së Dibrës në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlera si disiplina, këmbëngulja, guximi dhe përgjegjësia shoqërore tek të rinjtë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të financuar nga Komuna e Dibrës, me synim forcimin e rolit pozitiv të sportit dhe shembullit personal në formimin e gjeneratave të reja.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin social, edukativ dhe sportiv të komunitetit tonë

Aksion pastrimi

Komuna e Dibrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Publike “Standard”, realizoi një aksion pastrimi me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe mjedisit në hapësirat publike të komunës.

Në këtë aksion morën pjesë Kryetari i Komunës së Dibrës, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Komunale “Standard”, të cilët nga afër përcollën aktivitetet në terren dhe theksuan rëndësinë e angazhimit institucional për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët ky aksion do të zgjasë tre ditë, gjatë të cilave ekipet e ndërmarrjes do të angazhohen në pastrimin e zonave të planifikuara dhe largimin e mbeturinave.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm në ruajtjen e mjedisit të pastër.

Kuvendi Gjeneral të BNJVL

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, mori pjesë në Kuvendin Gjeneral të BNJVL, ku me vendim unanim u rizgjodh Kryetari i BNJVL për një mandat të ri.

Gjatë Kuvendit u theksua rëndësia e vazhdimit të decentralizimit, forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit institucional për zhvillimin e komunave.

U vlerësua roli i BNJVL si platformë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për përballimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, Kryetari Mela u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL, duke përfaqësuar interesat e komunave dhe duke kontribuar në proceset vendimmarrëse.

Takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin.

Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov vlerësoi mikpritjen dhe shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Projekti ReWaste

Ekipi i Komunës së Dibrës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, mori pjesë në takimin fillestar (kick-off) të projektit ReWaste, projekt ndërkufitar ndërmjet Komunës së Dibrës dhe Komunës së Voio në Greqi, i zbatuar në kuadër të Programit Interreg IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Greqi – Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të takimit u realizua edhe një takim i përbashkët mes Kryetarit të Komunës së Dibrës dhe Kryetarit të Komunës së Voio, gjatë të cilit u shkëmbyen përvoja konkrete dhe qasje institucionale lidhur me menaxhimin e mbetjeve komunale, politikat lokale mjedisore, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e sortimit dhe riciklimit. Dy kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një mjet i rëndësishëm për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në nivel lokal.

Projekti ReWaste synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve përmes zgjidhjeve inovative për sortim dhe riciklim, vendosjes së sistemeve të shpërblimit për qytetarët, si dhe promovimit të ekonomisë qarkore. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu aktivitetet e ardhshme dhe hapat fillestarë për zbatimin e projektit në Komunën e Dibrës.

🔗 Më shumë informacione për projektin: https://greece-northmacedonia.eu/project/rewaste/

Inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Kryetari i Komuna e Dibrës, z. Fisnik Mela, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Komunale Publike Standard, z. Nertil Osmani, realizuan inspektim në terren të punimeve dhe gjendjes së rrugës në fshatin Kosovrast i Poshtëm

Qyteti po frymon Po punohet në shumë fronte…

Rikonstruimi i rrugës në fshatin Kosovrast përfshin sanimin e shtresës ekzistuese, përmirësimin e bazamentit, rregullimin e kanaleve për ujërat atmosferike dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qarkullim. Ky investim synon lidhje më të mirë të fshatit me pjesën urbane, rritje të sigurisë për këmbësorë dhe automjete, si dhe lehtësim të përditshmërisë për banorët dhe bujqit e zonës .

Aktivitete të tjera në vazhdim:Pastrim disaditor i deponisë kryesore të qytetit Inspektim i projekteve infrastrukturore në pjesën e vjetër të qytetitNisja e projektit për rikonstruim të fshatit Kosovrast i PoshtëmVazhdim i zbukurimit të qytetit për festën e Vitit të Ri

Përkushtim i vazhdueshëm për zhvillim të barabartë dhe infrastrukturë moderne në çdo vendbanim të Dibrës.

Konferenca Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Vetëqeverisjen Lokale dhe Decentralizimin, ku të pranishëm ishin kryetarë te komunave, ministra të resorëve përkatës dhe ambasadorë nga vendet partnere. Në konferencë u diskutua mbi përmirësimin e shërbimeve lokale, avancimin e decentralizimit, financimin komunal për vitin 2024, si dhe u prezantua Sistemi DMS dhe platformat e reja të digjitalizimit të proceseve komunale.

Gjatë takimeve dhe diskutimeve, kryetari Mela theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare për të sjellë projekte të reja zhvillimore dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët e Dibrës.

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti në takim zyrtar Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur bashkëpunimi, duke reflektuar marrëdhëniet gjithnjë e më të mira ndërinstitucionale dhe interesin e përbashkët për zhvillimin e rajonit.

Gjatë bisedës, Kryetari Mela theksoi rëndësinë e projekteve ndërkufitare dhe veçanërisht përparimin drejt funksionalizimit të pikës “One Stop” në kufi, një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, shkurtimin e procedurave dhe rritjen e efikasitetit në lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve. Ai u shpreh se kjo nismë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe shkëmbimeve të përditshme mes Dibrës dhe zonave përreth.

Ambasadori Meidani vlerësoi punën e Komunës së Dibrës dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për projektet që përmirësojnë infrastrukturën dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Ai shprehu bindjen se pika “One Stop” do të jetë një prej arritjeve më të prekshme për qytetarët dhe një model bashkëpunimi rajonal.

Të dy palët ranë dakord të thellojnë komunikimin dhe të nxisin projekte të reja që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Тakim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, realizoi sot një takim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën e parë zyrtare të një ambasadoreje në mandatin e sapo filluar të kryetarit Mela.

Vizita e ambasadores përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Dibrës dhe institucioneve amerikane që veprojnë në vend.

Gjatë takimit, kryetari Mela prezantoi projektet prioritare të komunës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit si dhe iniciativat për përmirësimin e shërbimeve publike. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në proceset zhvillimore dhe vuri në pah potencialin e madh që Dibra ofron në shumë fusha.

Shkëlqesia e saj, znj. Aggeler, shprehu vlerësimin për vizionin e komunës dhe përkushtimin e saj në avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve, duke theksuar gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së për të mbështetur iniciativat që forcojnë institucionet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Takimi u mbyll me zotimin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja partneriteti në fusha me interes të përbashkët.

Skip to content