Lajme nga Komuna

Ekspozitë personale nga Valentina Pajaziti

Sot në hapësirat e Qendrës për Kulturë Dibër u bë hapja e ekspozitës personale e dizajneres së tekstilit Valentina Marku Pajaziti.
Përpara mysafirëve që ishin të pranishëm Valentina u prezantua me 30 punime artistike.
Ekspozitë interesante e Valentina Pajazitit. Dibra oazë e kulturës mbarshqiptare.

Panairi ‘Dibra – Debar, Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë’

Në datën 26 Nëntor, në Pallatin e Kulturës ‘Haki Stërmilli’ të qytetit të Peshkopisë, organizohet Panairi përmbyllës i projektit 2-vjeçar ‘Dibra – Debar, Përshpejtojmë Zhvillimin e Bujqësisë’.

I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti vjen si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryefjala e këtij aktiviteti do të jenë Fermerët dhe Agrobizneset që janë asistuar nga ky projekt, si dhe produktet e certifikuara zyrtarisht për sigurinë ushqimore.

Pjesë e rëndësishme e këtij panairi do të jenë edhe takimet e punës mes Agrobizneseve dhe Përfaqësuesve të Rrjeteve të Supermarketeve, si dhe prezantimi i risive dhe arritjeve të projektit si rezultat i bashkëpunimit të mirë midis dy shteteve.

Me pjesëmarrjen e zyrtarëve të qeverisjes vendore nga rajoni ndërkufitar, Panairi organizohet nga partnerët zbatues të projektit, Creative Business Solutions, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Komuna e Dibrës së Madhe. Ky aktivitet pritet të shndërrojë Pallatin e Kulturës së Peshkopisë në një hapësirë të madhe gjithpërfshirëse ku do të prezantohen dhe degustohen prodhimet bujqësore, blegtorale, ato të agropërpunimit dhe kulinarisë tradicionale të zonës së Dibrës në të dy anët e kufirit.

Ju mirëpresim!

N J O F T I M

Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/2005)
Më datë 20.11.2019 merret ky:

A K T V E N D I M

KONVOKOHET seanca e 29 e Këshillit të Komunës Dibër.
Seanca do të mbahet me datë 27.11.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.

Për seancë propozohet ky: -miratimi i procesverbalit nr.28

Rend dite

  1. Përfundim për miratimin e raportit për realizimin e Vendimit me të cilin lejohet pagesa e borxheve.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për këmbim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë veriore me tokë ndërtimore në pronësi të personit fizik për ndërtimin e objektit me interes publik me rëndësi lokale.
  3. Propozim vendimpër dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Penestia” Dibër për vitin 2020.
  4. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Said Najdeni” Dibër për vitin 2020.
  5. Propizim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHFK “Riste Risteski” Dibër për vitin 2020.
  6. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në SHMK “28 Nëntori” Dibër për vitin 2020.
  7. Propozim program për ndryshimin e programit vjetor për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në teritorin e komunës Dibër për vitin 2019.
  8. Diskutim dhe riemërim të rrugëve të qytetit të Dibrës.
  9. Të ndryshme.

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!

FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja përmbyllëse e vitit 2019 në Dibër.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Gostivari me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Donart Bajrami dhe Bleron Muça. Me këtë fitore ngjiten më lartë në rënditjen tabelare.

10 vendime pune për mësimdhënësit

Komuna e Dibrës e përfaqësuar nga kryetari z. Hekuran Duka, për nevojat e shkollave komunale, iu drejtua ministrisë së arsimit me kërkesë për miratimin e 10 vendime pune për arsimtarë të lëmive të ndryshme dhe një pedagog. Ministria e arsimit dhe ajo e financave dha përgjigje pozitive në kërkesën tonë me çka 5 mësimdhënës morën vendim pune për në shkollën “Penestia” dhe 5 të tjerë për në shkollën “Riste Ristevski” ku në të njejtën u dha vendim pune edhe për një pedagog. Urojmë të gjith arsimtarëve vendimet e punës dhe detyrën e shenjtë të arsimtarit ta kryejnë me nder dhe sukses.