Lajme nga Komuna

Mirenjohje per Sh.A MEPSO

Z. Kushtrim Ramadani drejtor gjenerali i sh.a. MEPSO, realizoi një vizitë në komunën tonë me gjith ekipin e puntorëve të cilët punuan në sanimin e defekteve të cilët u shkaktuan nga moti i keq dhe si pasojë Dibra bashkë me komunat fqinje mbetën pa furnizim me energji elektrike. Në shenjë respekti, u nda MIRNJOHJE nga komuna e Dibrës për punën e bërë nga kjo kompani dhe u konkretizuan mënyrat e zgjidhjes afatgjate të problemit të furnizimit me rrymë elektrike të Dibrës. Gjithashtu me një angazhim multilateral dhe bashkëpunim me institucionet të tjera do të bëhen përpjekje maksimale edhe për dislokimin e largpërçuesve të cilët janë të vendosur në lokacione të banuara në qytetin tonë.

Takim i rëndësishëm nga i cili do të rrezultojë rikonstruimi dhe mirmbajtja e gjithë infrastrukturës kryesore

Takim i rëndësishëm nga i cili do të rrezultojë rikonstruimi dhe mirmbajtja e gjithë infrastrukturës kryesore të ujit të pijshën duke shfrytëzuar IPA fondet nëpërmjet DYNAMIC, company for menangment, consultining, ingineering & desing. Probabiliteti për fitimin e këtij projekti është shumë i madh dhe sigurisht që me këtë iniciativë do të zgjidhet një problem shumë i rendësishëm për qytetin tonë.

Informatë shumë e rëndësishme për Dibrën !

Disa vendime qeveritare shumë të rëndësishme për Komunën e Dibrës. Ky është rezultat i bashkëpunimit në mes Komunës Dibër dhe pushtetit qëndror në këtë rast Ministrisë së transportit dhe lidhjeve ku zv. ministri z. Bekim Rexhep me kujdes dhe angazhim të veçantë përmbushi premtimet e dhëna në takimet të cilat i kemi pasur kohë më parë në favor të qytetarëve të Dibrës.

1. Miratohet financimi i planit urbanistik gjeneral për Komunën e Dibrës në bazë të kërkesës nga komuna. Ky plan është vital për zhvillimin e qyetit tonë dhe është dashur para 10 vjetësh të abdejtohet.

2. Ndërtimi i banesave socijale që zbut strehimin e rasteve socijale në komunën tonë.

Ndrimi i paisjeve te klorimit në rezervuarin kryesor të qytetit

Pas më shumë se 30 vieteve bëhet ndrimi i paisjeve te klorimit në rezervuarin kryesor të qytetit. Gjat kësaj kohe, vazhdimisht ka pasur probleme serioze në procesin e klorimit të ujit. Këtë shqetësim ma prezentuan inxhinierët e NK “Standard” pas të cilit takim, urgjentish rash dakord për të finacuar nga buxheti komunës, ndrimin total të sistemit të klorimit, i cili është dashur të ndrohet vite më parë. Kostoja e kësaj pune kushton rreth €6000 #ShëndetiQytetarëveNëRendTëParë!

Takim mes kryetarëve të tre komunave

Sot isha nikoqir i takimit mes kryetarëve të komunave fqinje z. Medat Kurtovski – Mavrovë Rostushë dhe z. Arijan Ibrahim – Qendër Zhupë. U bisedua për tema aktuale që kanë të bëjnë me problemet e përbashkëta në komunat tona si dhe mënyrat e mundëshme për ti zgjidhur ato bashkarisht në dobi të qytetarëve tanë. Tema kryesore ishte problemi i furnizimit me rrymë elektrike në këtë regjion dhe infrastruktura rrugore. Në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike, në teren është duke u punuar nga kompanitë përkatëse për një zgjidhje afatgjate. Nesër unë do të kem takim me përfaqësues nga EVN ku do të më raportohet për planin e punës që është duke u realizuar nga kjo kompani në lidhje me sanimin e pengesave për furnizimin e komunës së Dibrës. Takimet do të vazhdojnë me intezitet më të lartë deri në zgjidhjen definitive.

Skip to content