Lajme nga Komuna

Mirë se vini në shtëpi!

Të dashur mërgimtarë,

Mirë se vini në shtëpi!

Ju urojmë qëndrim të këndshëm, të mbushur me shëndet, gëzim dhe çaste të paharrueshme pranë familjes dhe miqve.

Mirë se vini në Dibër!

Punimet vazhdojnë me ritëm të pandalur edhe gjat vikendit!

Pas përfundimit të rrugës “Fuad Dibra (1 Maji)”, edhe gjatë fundjavës vazhduan intensivisht punimet drejt përfundimit të asfaltimit të rrugës “Migjeni”, një nga nyjet kryesore që lidh pjesën e sipërme (pjesën e vjetër të qytetit).

Ky investim sjell një infrastrukturë moderne, më të sigurt dhe më funksionale, duke u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë dhe më komode pas një pritjeje të gjatë.

Vazhdojmë të punojmë për një Dibër më të zhvilluar, me rrugë cilësore dhe kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Për herë të parë, Komuna e Dibrës prezanton Kalendarin Zyrtar të Aktiviteteve Verore 2026!

Kjo verë vjen ndryshe! Për herë të parë, Komuna e Dibrës sjell një kalendar të organizuar me aktivitete kulturore, sportive dhe argëtuese që do ta bëjnë qytetin tonë edhe më të gjallë gjatë gjithë sezonit veror.

Nga turnetë sportive, maratona, hiking-u , Dibra Fest, panairi i ushqimeve tradicionale, aktivitetet për mërgimtarët, ekspozitat, kolonitë artistike, kinemaja verore, shfaqjet teatrore e deri te Dita e Komunës – “Vera Dibrane 2026” sjell një program të pasur për të gjitha moshat. Ju ftojmë të gjithë qytetarët, mërgimtarët dhe mysafirët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve dhe ta shijojmë së bashku një verë plot kulturë, sport, argëtim dhe kujtime të bukura.

Hajde në Dibër – aty ku vera merr jetë!

Rinia, prioritet i Komunës së Dibrës

Sot, Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, pati kënaqësinë të mirëpresë në zyrën e tij dy të rinjtë dibranë, Eugen Papraniku dhe Jonus Aziri, të cilët arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Coding Olympiad të zhvilluar në Romë.

Eugeni u vlerësua me 2 medalje, ndërsa Jonusi me 3 medalje, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe punën e palodhur që i ka çuar drejt rezultateve të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë frymëzuese mbi teknologjinë, programimin, inteligjencën artificiale dhe mundësitë që këto fusha u ofrojnë të rinjve. Kryetari Mela theksoi se Komuna e Dibrës do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë të rinjtë e talentuar, pasi ata janë forca që ndërton të ardhmen e qytetit tonë.

Këta dy të rinj nuk përfaqësojnë vetëm suksesin e tyre personal, por edhe potencialin e madh që ka Dibra në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe dijes.

👏 Urime Eugen Papranikut për 2 medaljet dhe Jonus Azirit për 3 medaljet, si dhe mentorëve nga Digital School Macedonia për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në këtë arritje të jashtëzakonshme.

Furnizimi me Pajisje për Menaxhimin e Mbeturinave meInstalimKomuna Dibër, Rajoni Jugperëndimor, Maqedonia e Veriut

Furnizimi me Pajisje për Menaxhimin e Mbeturinave me Instalim

Komuna e Dibrës njofton publikimin e dosjes së tenderit për procedurën:

“Furnizimi me Pajisje për Menaxhimin e Mbeturinave me Instalim”

Numri referues i procedurës: REWASTE/DEBAR/SUPPLY/2026/02

Procedura realizohet në kuadër të projektit ReWaste, i cili zbatohet në kuadër të Programit Interreg VI-A IPA “Greqi – Maqedonia e Veriut 2021–2027” dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në masën 80% dhe nga fondet kombëtare në masën 20%.

Komuna e Dibrës synon të lidhë një kontratë furnizimi për pajisje për menaxhimin e mbeturinave, përfshirë instalimin e tyre, në kuadër të zbatimit të projektit ReWaste në Dibër.

Afati për dorëzimin e ofertave është 17 gusht 2026, në ora 16:00, sipas kohës lokale.

Operatorët ekonomikë të interesuar mund ta shkarkojnë dosjen e plotë të tenderit dhe dokumentet përkatëse më poshtë.

Çdo kërkesë për sqarim ose informacion shtesë duhet të paraqitet në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara në dosjen e tenderit.

Të gjitha sqarimet, korrigjimet ose informacionet shtesë eventuale do të publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Dibrës dhe do të komunikohen në përputhje me dosjen e tenderit.

Autoriteti kontraktues:

Komuna Dibër
Rr. “8 Shtatori” nr. 72, Dibër

E-mail: rewaste@dibra.gov.mk

Dokumentet për shkarkim


SHKARKO

“Projekti ReWaste zbatohet në kuadër të Programit Interreg VI-A IPA ‘Greqi –
Maqedonia e Veriut 2021–2027’ dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në
masën 80% dhe nga fondet kombëtare në masën 20%.”

Njoftim për bletarët

Njoftohen të gjithë bletarët në territorin e Komunës së Dibrës se më 16.07.2026 (e enjte), në intervalin kohor nga ora 18:00 deri në ora 06:00, do të kryhet dezinsektim tokësor kundër mushkonjave.

Dezinsektimi do të realizohet nga kompania TRULI NOLEN NM LLC, me pajisje ULV, dhe do të përfshijë sipërfaqet e gjelbra, bregun e Liqenit të Dibrës, deponitë dhe zonat përreth, si dhe vendbanimet e parashikuara në planin e dezinsektimit.

Luten të gjithë bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së realizimit të dezinsektimit.

Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, dezinsektimi do të shtyhet dhe do të realizohet në ditën e parë me kushte të përshtatshme.

Vijojnë punimet në lagjen Venec 2

Pas përfundimit të një pjese të rrjetit të kanalizimit fekal, ka nisur faza e parë e asfaltimit, përkatësisht shtresa e parë e asfaltit, në lagjen Venec 2.

🏗️ Ky është një projekt i rëndësishëm i Komunës së Dibrës, i financuar nga Ministria e Transportit, që do të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës për banorët e kësaj zone.

🤝 Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.

📍 Punimet do të vazhdojnë sipas planit deri në përfundimin e plotë të projektit.

Pas dëmtimeve të ulëseve publike nga individë të papërgjegjshëm, ato u riparuan dhe u rikthyen sërish në vendin e tyre, në shërbim të qytetarëve.

Shprehim falënderim dhe mirënjohje për Islam Tale-Loshin, i cili mori përsipër sigurimin e të gjitha materialeve të nevojshme për riparimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Komuna e Dibrës vazhdon pa ndërprerë angazhimin për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e hapësirave publike. Tashmë për 12 ditë me radhë, çdo ditë nga ora 06:00 deri në 12:00, ekipet komunale po realizojnë aksionin për lyerjen e drunjve në të gjitha pjesët e qytetit.

Ky aktivitet synon mirëmbajtjen e gjelbërimit, mbrojtjen e drunjve dhe përmirësimin e pamjes së qytetit, duke krijuar një ambient më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë.

Të kujdesemi për pronën publike dhe mjedisin që na rrethon, sepse ato janë pasuri e përbashkët dhe përgjegjësi e secilit prej nesh.

Skip to content