Vijojnë punimet në lagjen Venec 2
Pas përfundimit të një pjese të rrjetit të kanalizimit fekal, ka nisur faza e parë e asfaltimit, përkatësisht shtresa e parë e asfaltit, në lagjen Venec 2.
Ky është një projekt i rëndësishëm i Komunës së Dibrës, i financuar nga Ministria e Transportit, që do të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës për banorët e kësaj zone.
Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Punimet do të vazhdojnë sipas planit deri në përfundimin e plotë të projektit.







