Lajme nga Komuna

Mbledhja e parë e Këshillit lokal për preventivë ( parandalim)

Sot u mbajt mbledhja e parë e Këshillit lokal për preventivë ( parandalim), një trup shumë i rëndësishëm i cili me funksionimin e tij do të mundësojë parandalimin e shumë fenomeneve që sjellin probleme në komunën tonë. Prezent ishin përfaqësues të institucioneve që veprojnë në komunë: përfaqësues nga këshilli komunal, kryetari këshillit Fuat Spahiu, përfaqësues nga stacioni policor i Dibrës komandanti Dritan Bakalli, përfaqësues i njësitit për kundrazjar Xhatan Miftarovski, përfaqësues nga NKP Standard drejtori Burim Kaba si dhe përfaqësues nga administrata komunale të njësive të ndryshme administrative.

U formuan dy grupe temetike edhe atë të Ambientit dhe ekologjisë si dhe grupi i cili do të meret problematikën komunikacionit në qytetin tonë.

Vendimet të cilat u morën në këtë takim do të realizohen brenda një afati të shkurtër për të përmirësuar kualitetin e jetësës së qytetarëve si dhe për të qenë të gatshëm të përballojmë fluksin e madh të mërgimtarëve tanë të cilët muajt në vijim dë të kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre-Dibër.

Këshilli për preventivë do të realizojë edhe dy takime të tjera të rregullts brenda këtij muaji për të koordinuar edhe aktivitete të tjera të cilat do të dalin në vazhdimësi.

Faza e parë të Dezinsenktimit dhe Deratizimit të Komunës Dibër

Dje përfunduam me sukses fazën e parë të Dezinsenktimit dhe Deratizimit të Komunës Dibër në kuadër të programit vjetor për mbrojtjen e popullsisë nga semundjet infektive, kontrollin e insekteve dhe kafshëve të dëmshme në ambiente të ndryshme si në shtëpi, biznese dhe mjedise të tjera. Kjo përpjekje ka për qëllim parandalimin e dëmeve dhe rreziqeve për shëndetin, si dhe për të ruajtur higjienën dhe sigurinë në mjedisin ku jetojmë dhe punojmë.

Aksion pastrimi

Sot në Dibër u realizua me sukses aksioni i pastrimit të disa pjesëve të qytetit të Dibrës duke përfshirë parkun e lagjes “Venec 1” dhe rrethinat e Sh.f.k. “Said Najdeni”.Nën moton “Fundjavë e përgjithshme” (Generalka Weekend), Komuna e Dibrës në bashkëpunim me kompaninë “MAN and MOUNTAIN” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për realizimin e iniciativës për pastrimin e qytetit që organizohet për së dytin vit në muajin Maj. Kjo iniciativë organizohet në nivel shtetëror në të gjtha qytetet e RMV

Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast

Filloi ndërtimi i parkingut në fshatin e Kosovrast i epërm. Ky projekt u premtua në fushatën për zgjedhjet lokale, dhe sot po realizohet brenda mandatit ashtu siç u premtua.
Projekti i Komunës së Dibrës mbulohet financiarisht me kofinansim nga buxheti i Komunës së Dibrës dhe Byrosë për zhvillim regjional.
Një faleminderim për të gjithë ata të cilët u angazhuan që ky projekt i rëndësishëm për banorët, sot po bëhet realitet. Komuna e Dibrës do të vazhdojë të pregadisë projekte dhe do të gjejë mënyra të ndryshme në bashkëpunim me puahtetin qëndror për realizimin e tyre.
E gëzofshi !

Punimet në rrugën “Eqerem Zengo”

Punimet në rrugën “Eqerem Zengo” ( rruga e Konjarës së re), kanë filluar sipas projektit i cili konsiston në ndërtimin e kanalizimit atmosferik, nivelizimi i pusetave dhe shtrimi me asfalt.
Projekti kofinansohet nga Byroja për zhvillim rajonal dhe Komuna e Dibrës.
Ky projekt është premtuar që të realizohet brenda mandatit dhe pas shumë përpjekjesh sot vjen deri te realizimi ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.

Urime 8 Prilli festa ndërkombëtare e Romëve.
Sot pranova përfaqësues të komunitetit rom të komunës Dibër për tua uruar ditën e romëve. Me këtë rast nxënësve më të mirë rom që ndjekin mësimin në shkollat komunale, u shpërndanë lëvdata. Gjithashtu në lagjen me shumicë rome, u përurua edhe projekti infrastrukturor i përfunduar dhe realizuar bashkë me organizatën Romacted.
Shoqata “Hëna” me këtë rast kishte pregaditur një ekspozitë me piktura dhe foto të punuara nga nxënës të komunitetit rom.

Vete-Mbrojtja Digjitale

Me date 27.02.2024 ne Sallen e Keshillit te Komunes Diber u mbajt punetoria per sigurine digjitale, e organizuar nga Rrjeti Stella ne bashkepunim me Komisionin per barazi gjinore ne Komunen e Dibres. Te ftuar kishte nxenes nga shkolla e mesme ne Diber si dhe ligjerues nga Universiteti I Manastirit dr.prof. Angelina Stanojoska.

Punëtoria e dytë e projektit të përbashkët “Discover Dibër and Debar”, i financuar nga USAID

Punëtoria e dytë e projektit të përbashkët “Discover Dibër and Debar”, i financuar nga USAID, u organizua në Dibër të Shqipërisë në datat 22 dhe 23 shkurt, me fokus në temën “Dizajnimi i paketave të përbashkëta turistike për rajonin e Dibrës”. Qëllimi kryesor i këtij seminarit ishte të zhvillonte dhe promovonte paketat turistike që do të kontribuonin në avancimin e turizmit në zonën e Dibrës, duke përfshirë përfaqësues nga sektorët e turizmit, sportit, gastronomisë, si dhe autoritetet lokale.Diskutimi nisi me një pasqyrë të shkurtër të atraksioneve kryesore turistike të rajonit të Dibrës në Maqedoni dhe Shqipëri. Pastaj, këto atraksione u prezantuan dhe u përmirësuan më tej. Diskutimi vazhdoi me sportet dhe atraksionet kryesore turistike të rajonit, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër dhe hartimin e tyre.

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimit ishte kuzhina tradicionale e rajonit, duke përfshirë produktet dhe ushqimet e veçanta të këtij vendi. Pas diskutimit, pjesëmarrësit u ndanë në 3 grupe për të krijuar paketat turistike duke lidhur produktet, atraksionet dhe sportet në një hartë. Secili grup krijoi dhe prezantoi një paketë të tyre për këtë qëllim. Në përfundim të seminarit u arrit një konsensus për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve turistike, sportive dhe gastronomike në rajon për të promovuar turizmin në zonën e Dibrës.

Seminari u vlerësua si i suksesshëm dhe u përmendën shumë të dhëna që do të ndihmojnë në finalizimin e paketave të përbashkëta turistike në Workshop-in e tretë, i cili do të organizohet në fillim të marsit në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Skip to content