Author: diberkomuna

Dibra e Madhe u shndërrua në Kryeqendrën Mbarëkombëtare të Kulturës Shqiptare

Mbrëmë, Dibra dëshmoi edhe një herë rolin e saj historik dhe kulturor, duke u shndërruar në vatër të krenarisë mbarëkombëtare shqiptare. Në vendlindjen e Kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u mbajt koncerti solemn “Nga Dibra në Arbëri”, me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar nga të gjitha trevat shqiptare, në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Ngjarja, e organizuar nga Komuna e Dibrës, mirëpriti personalitete të shquara politike, akademike e kulturore: deputetë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rektorin e Universitetit të Tetovës z. Jusuf Zejneli, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z. Denion Mejdani, dhe shumë mysafirë të tjerë nderi.

Koncerti u hap nga prof. Besiana Mehmedi me një interpretim të fuqishëm, përfshirë edhe këngën premierë kushtuar Dibrës dhe Skënderbeut. Në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si aktori Xhevat Limani, sopranoja Mariana Leka – Mjeshtër i Madh, kori i Universitetit të Tetovës nën drejtimin e prof. Arifikmet Xhemailit, si dhe maestro Zhani Ciko, me interpretimin solemn të himnit të Evropës.

Me fjalën e tij akademike, prof. Muhamet Mala nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, theksoi mesazhin e përbashkues të figurës së Skënderbeut dhe lidhjen e tij të thellë me Dibrën.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti drejtorin artistik z. Shkodran Tolaj, për vizionin dhe përkushtimin e tij të plotë në realizimin e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme për Dibrën dhe gjithë kombin.

Vizitë në terren në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të pyjeve

Sot realizuam një vizitë në terren në zonën pyjore të Tatar Elevcës, në territorin e Komunës së Dibrës, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Pyjeve përgjatë Pellgut të Lumit Drin”, i cili zbatohet nga CNVP në partneritet me ICEP Austria dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

Të pranishëm në këtë vizitë ishin:

• Z. Nehat Ramadani, Drejtor i CNVP në RMV

• Z. Matthias Humenberger, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Austriake

• Z. David Muckenhuber, Shef i Zyrës së ADA në Shqipëri

• Znj. Astrid Taus, Menaxhere Projekti nga ICEP Austria

Ky projekt është në fazën përmbyllëse dhe si rezultat i tij, në territorin e Komunës Dibër janë mbjellë 10.000 drunj dhe është dhënë një subvencion për mbështetjen e një bletarie familjare.

Pas vizitës, nga ana e Ambasadës Austriake dhe organizatës CNVP u organizua një drekë pune, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e ekologjisë dhe turizmit malor.

Seanca e pestë e Këshillit Preventiv

Sot, në ambientet e Komunës së Dibrës, u zhvillua seanca e pestë e Këshillit Preventiv, në të cilën u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në rend dite ishin këto pika kryesore:

1. Diskutim mbi masat për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e vjedhjeve dhe kërcënimeve të ndryshme;

2. Menaxhimi i mbeturinave dhe organizimi i pastrimit të qytetit gjatë sezonit veror;

3. Masa për parandalimin e zjarreve dhe kontrolli i hapësirave të hapura dhe të mbyllura;

4. Respektimi i kushteve të funksionimit dhe orarit të punës nga subjektet gastronomike;

5. Rregullimi i qarkullimit dhe parkimit të automjeteve në zonat urbane;

6. Çështje të tjera të karakterit parandalues dhe organizativ.

Gjatë seancës u miratuan disa objektiva konkrete, të cilat do të implementohen në një afat sa më optimal, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe sigurisë në qytetin tonë.

Komuna e Dibrës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë dhe fton qytetarët që të jenë të përfshirë dhe bashkëpunues në realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta, për një Dibër më të pastër, më të sigurt dhe më të organizuar.

LAJMËRIM – Seanca e 51

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02, 202/24 ),

Më datë 17.04.2025   merret ky:

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS  SË 51   TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR

Seanca do të mbahet me datë 24.04.2025 (E EJNTE )   në  ora   11:00  në    sallën   e Këshillit  të      Komunës Dibër.

Për seancën e propozohet ky:

                          R e n d   d i t e

1.Miratim i procesverbali nr:50.

2.Propozim   program për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive në Komunln e Dibrës për vitin 2025.

3.Propozim   vendim   për   miratimin   e   raportit   vjetor   për   realizimin     e  Programit   për   zhvillim   të   rajonit   planor   jugpërëndimor dhe punën   vijuese   të   Qendrës  për zhvillim   dhe   raportit   financiar për  vitin 2024.

4.Propozim – Vendim për  Për miratimin e PROJEKTIT URBANISTIK ME PLAN PARCELIMI PËR FORMIMIN E DY E MË SHUMË PARCELAVE NDËRTIMORE nga PN 25.4 (PK 9208/20, PK 9208/10 dhe PK 9208/21  KK Dibër 3) sipas PDU-së,  për pjesë të Bllokut 25- Zona për destinim të  veçantë – kazerma “Liman Kaba” Dibër (2009-2014) me qëllim G2-industri e lehtë dhe jo ndotëse -KOMUNA DIBËR

5. Propozim – Vendim për  Për miratimin e PROJEKTIN URBANISTIK me plan parcelimi për formimin e një parcele ndërtimore nga PN 7.1.69 dhe PN 7.1.70 nga PDU për bllokun 7,Komuna Dibër

6. Propozim – ndryshim dhe plotësim të programit për përpunimin e planeve urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në teritërin e komunës Dibër për vitin 2025.

7. Raport për realizimin e programit për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në komunën e Dibrës për vitin 2024.

8.Propozim program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e komunës Dibër për vitin 2025.

9.Plan Financiar i NKP”Standard”-Dibër   për vitin 2025.

10.Propozim Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e punonjësve në  NKP”Standard”-Dibër  të cilët kanë status të nënpunësve administrativ dhënës të shërbimeve publike dhe persona ndihmës teknik.

11.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e tarifave për shërbimet e komunale-Grumbillimi dhe transporti i mbeturinave sjellur na Këshilli drejtues i NKP  Standard  -Dibër.

12.Propozim vendim për dhënie të pëlqimit në vendimin për caktimin e çmimit për pastërtinë publike

13.Llogaria përfundimtare e NKP”Standard”-Dibër për vitin 2024.

14.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin   vjetor për  punësim  në  SHFK  ”Said Najdeni “ – Dibër   për  vitin  2026.

15.Propozim vendim për dhënie pëlqim në   Planin   vjetor  për   punësim  në  SHFK  ”Penestia “ – Dibër   për   vitin 2026.

16.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin  vjetor për  punësim  në  SHFK  ”Riste Ristevski – f. Kosovrast i Poshtëm  për  vitin  2026.

17.Ndryshim plotësim vendim për realizimin e buxhetit të komunës Dibër për vitin 2025

18.Propozim vendim për pjesëmarje financiare për realizimin e projektit për forcimin e kapaciteteve të NKP përmes furnizimit të paisjeve.

19.Kërkesë për mbështetje financiare.

Skip to content