Author: diberkomuna

Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës

Sot u mbajt Seanca e 5-të e Këshillit të Komunës së Dibrës, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan me përgjegjësi programet e Komunës së Dibrës, si dhe të gjitha kërkesat e parashtruara nga këshilltarët dhe qytetarët, duke reflektuar angazhimin institucional për transparencë dhe përfshirje aktive të komunitetit në vendimmarrje.

Në kuadër të rendit të ditës, një pikë e rëndësishme ishte Projekt-Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i cili, pas diskutimeve konstruktive, u miratua me 14 vota pro.

📊 Buxheti i Komunës së Dibrës për vitin 2026, i planifikuar nga të ardhurat, arrin vlerën prej 524.098.326 denarëshdhe ka karakter zhvillimor, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe shërbimeve publike.

Në kuadër të këtij buxheti, janë planifikuar realizimi i këtyre projekteve kapitale dhe projekte strategjike , të cilat përfaqësojnë një pjesë të projekteve të përgjithshme të planifikuara me Buxhetin e Komunës së Dibrës për vitin 2026:

🔹 Nisja e procedurës për Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) me zgjerim territorial

🔹 Ndërtimi i rrugës lokale në fshatin Kosovrast i Poshtëm – Seksioni 1 (Faza e dytë)

🔹 Rikonstruimi i rrugëve Sabri Karameti dhe Petrit Bomova (APJ) – Faza e dytë

🔹 Rikonstruimi i rrugës “1 Maji”

🔹 Ndërtimi i seksioneve të rrugëve dhe kanalizimit fekal në lagjen Venec

🔹 Ndërtimi i pjesës së rrugës së re të planifikuar në pajtim me PDU për BU 12 dhe BU 13 (Venec 2)

🔹 Rikonstruimi i pjesës së rrugës Xhafer Kodra dhe pjesë e rrugës Naim Frashëri në lagjen Venec 2

🔹 Rikonstruimi i rrugës Ismail Kadare

🔹 Rehabilitimi i rrugës Xhafer Kodra

🔹 Rehabilitimi i rrugës Ali Pustina

🔹 Rehabilitimi i rrugës Naim Frashëri

🔹 Rehabilitimi i rrugës Normalja e Elbasanit

🔹 Rikonstruimi i rrugës Naxhi Egriu

🔹 Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në seksione të rrugëve të qytetit të Dibrës

🔹 Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në pjesë të BU 6

🔹 Ndërtimi i kanalizimit fekal – Dega 1 në lagjen Tulbe

🔹 Ndërtimi i parkingjeve publike në qytetin e Dibrës (Parking 2 dhe 3)

🔹 Ndërtimi i Qendrës për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara

🔹 Rikonstruimi i trotuareve në rrugën nga rrethrrotullimi te Kipper Market deri te fabrika e jufkave Besmir Komerc

🔹 Ndërtimi dhe rikonstruimi i trotuareve pranë Spitalit të Qytetit

🔹Krijimin i strategjisë afatgjate per Zhvillimin e Turizmit si dhe shumë projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve

Komuna e Dibrës vazhdon me vizion të qartë drejt realizimit të projekteve që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për zhvillim të qëndrueshëm.

Dibra nuk ndalet – vazhdojmë me punë konkrete për një Dibër më të zhvilluar dhe më funksionale!

Program festiv të Vitit të Ri 2026

Me shumë përkushtim, kreativitet dhe dashuri për fëmijët, Kopshti IPKKF “Breshia” – Dibër realizoi një organizim shumë të mirë të programit festiv të Vitit të Ri 2026, i cili u zhvillua në ambientet e Shkollës “Said Najdeni” – Dibër . Aktiviteti u karakterizua nga një atmosferë festive, energji pozitive dhe performanca të bukura të fëmijëve, të cilët sollën gëzim dhe emocion për të pranishmit .

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Dibër, i cili me pjesëmarrjen e tij nderoi organizatorët dhe tregoi mbështetjen për aktivitetet edukative dhe kulturore që zhvillohen për fëmijët .

Komuna Dibër vlerëson angazhimin dhe punën e palodhur të stafit edukativ të IPKKF “Breshia”, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në formimin, edukimin dhe lumturinë e brezit më të ri.

LAJMËRIM – Seanca e 5

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisësë Veriut” nr.5/02),     

Më datë 26.12.2025merret ky:    

A K T V E N D I M

PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 5  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR  

Seanca do të mbahet me datë 30.12.2025 (E MARTË) në ora 10:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.    

Për seancën e 5 propozohet ky:  


R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbalit nr:4
2.Propozim Program për punën e Këshillit të Komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për sjellje. 3.Propozim program vjetor për barazi gjinore për vitin 2026 në komunën e Dibrës, me përfundim për sjellje. 4.Propozim raport për programin e zbatuar në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit në Komunën e Dibrës për vitin 2025, me përfundim për sjellje.
5.Propozim program për mbrojte dhe shpëtim në Komunën e Dibrës për vitin 2025, me përfundim për sjellje.
6.Propozim raport për realizimin të Programit për ndërtim, rindërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunen Dibër për vitin 2025, me përfundim për verifikim
7. Propozim program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në territorin e Komunës Dibër për vitin  2026, me përfundim për verifikim.
8.Propozim  program   për   përpunimin e Planeve  urbanistike dhe dokumentacioneve urbanistike në   territorin e Komunës   Dibër për vitin 2026, me përfundim për sjellje.
9.Propozim Program për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2026, me përfundim për sjellje.
10.Propozim Program përaktivite te Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2026 përfundim për sjellje.                
11.Propozim Program për masat dhe aktivitetet e komunës Dibër në fushën e mbrojtjes sociale për vitin 2026, me përfundim për sjellje.
12.Propozim Buxheti i Komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për sjellje.
13.Propozim vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës Dibër për vitin 2026.
14.Propozim vendim për caktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e rrogave të nëpunësve shtetëror për vitin 2026 në Komunën Dibër.
15.Kalendari Buxhetori i Komunes Diber per vitin 2026.
16. Propozim vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2026 në llogarinë e Komunës së Dibrës.
17.Kërkesë për mbështetje financiare SH.F.K.  ”Said Najdeni“ – Dibër.  
18.Kërkesë për mbështetje financiare SH.F.K.  ”Penestia“ – Dibër.
19.Kërkesë për mbështetje financiare SH.F.K. ”Riste Ristevski” – f. Kosovrast i Poshtëm.
20.Kërkesë për mbështetje financiaree SH.М.K. “28 Nëntori”- Dibër.

Cdo do person juridik apo fizik i interesuar mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij

Komuna e Dibrës ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe përfshirjes qytetare në procesin e planifikimit buxhetor. Në kuadër të përgatitjeve për projekt-buxhetin e vitit 2026, është vendosur në dispozicion një formular online, përmes të cilit çdo person juridik apo fizik i interesuar mund të parashtrojë kërkesat, propozimet dhe sugjerimet e tij.

Ky formular u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të kontribuojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e prioriteteve buxhetore dhe në zhvillimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunë.

Formulari është i qasshëm në linkun vijues:

Komuna e Dibrës mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në të gjitha proceset buxhetore dhe zhvillimore, duke synuar krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe efikas për të gjithë banorët.

Të udhëheqim me shembull personal

Ne Dibër u mbajt panel-diskutimi me temë “Të udhëheqim me shembull personal”, një aktivitet i dedikuar frymëzimit të të rinjve përmes përvojave të sportistëve elitarë, olimpistëve dhe alpinistëve të njohur.

Në mungesë të Kryetarit të Komunës së Dibrës, para të pranishmëve u drejtua Kryetari i Këshillit Komunal, i cili prezantoi rëndësinë e këtij projekti dhe theksoi përkushtimin e Komunës së Dibrës në mbështetjen e iniciativave që promovojnë vlera si disiplina, këmbëngulja, guximi dhe përgjegjësia shoqërore tek të rinjtë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të financuar nga Komuna e Dibrës, me synim forcimin e rolit pozitiv të sportit dhe shembullit personal në formimin e gjeneratave të reja.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin social, edukativ dhe sportiv të komunitetit tonë

Aksion pastrimi

Komuna e Dibrës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale Publike “Standard”, realizoi një aksion pastrimi me qëllim përmirësimin e pastërtisë dhe mjedisit në hapësirat publike të komunës.

Në këtë aksion morën pjesë Kryetari i Komunës së Dibrës, së bashku me Drejtorin e Ndërmarrjes Komunale “Standard”, të cilët nga afër përcollën aktivitetet në terren dhe theksuan rëndësinë e angazhimit institucional për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët ky aksion do të zgjasë tre ditë, gjatë të cilave ekipet e ndërmarrjes do të angazhohen në pastrimin e zonave të planifikuara dhe largimin e mbeturinave.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të vazhdueshëm në ruajtjen e mjedisit të pastër.

LAJMËRIM – Seanca e 4

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),

Më datë 18.12.2025 merret ky:    


A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E  SEANCËS SË 4  TË KËSHILLIT  TË KOMUNËS DIBËR
 
Seanca do të mbahet me datë 23.12.2025 (E MARTË) në ora 10:00  në sallën   e   Këshillit të Komunës Dibër.    
Për seancën e propozohet ky:  

R e n d   d i t e  

1.Miratim i procesverbalit nr:3
2.Propozim projekt buxheti i Komunës Dibër për vitin 2026,  me përfundim për verifikim.
3.Propozim dhënie pëlqim për ndryshim dhe plotësim të statutit të SH.F.K. Said Najdeni.
4.Propozim vendim për dhënien në përdorim të pasurisë të paluajtshme – tokë në pronësi të Komunës së Dibrës
5.Propozim program për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
6.Propozim raport për realizimin të Programit për ndërtim, rindërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në Komunen Dibër për vitin 2025, me përfundim për verifikim
7.Propozim program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve komunale dhe rrugicave në territorin e Komunës Dibër, për vitin  2026, me përfundim për verifikim
8.Propozim raport Vjetor për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
9.Propozim program për rregullimin e tokës ndërtimore për komunën e Dibrës për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
10.Propozim raport për punën e NJTKZ Dibër mbi bazën e Programit për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
11.Propozim program për punën e NJTKZ për vitin 2026, me përfundim për verifikim.              
12. Propozim program për aktivitetet nga fusha e arsimit në komunën e Dibrës për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
13.Raport për realizimin e programit për kontrollin e popullimit të qenve endacak në zonën e komunës së Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
14. Propozim program për kontrollin e popullimit të qenve endacakë në zonën e komunës së Dibrës për vitin 2025, me përfundim për verifikim.
15. Propozim raport për punën dhe realizimin e programit për gjelbërimin publik në zonën e Komunës Dibër pët vitin 2025, me përfundim për verifikim.
16. Propozim program për ruajtjen e gjelbërimit publik në zonën e Komunës Dibër për vitin 2026, me përfundim për verifikim.
17.Propozim raport për realizimin e programit për propagandë të pergjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2025 me përfundim për verifikim.
18. Propozim program për propagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2026, me përfundim për verifikim.

Kuvendi Gjeneral të BNJVL

Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, mori pjesë në Kuvendin Gjeneral të BNJVL, ku me vendim unanim u rizgjodh Kryetari i BNJVL për një mandat të ri.

Gjatë Kuvendit u theksua rëndësia e vazhdimit të decentralizimit, forcimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit institucional për zhvillimin e komunave.

U vlerësua roli i BNJVL si platformë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse për përballimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Me këtë rast, Kryetari Mela u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të BNJVL, duke përfaqësuar interesat e komunave dhe duke kontribuar në proceset vendimmarrëse.

Takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin Satybaldy Burshakov.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe përfaqësive diplomatike, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turizmin.

Kryetari Mela e falënderoi Ambasadorin Burshakov për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Dibrës për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet e qytetit në nivel ndërkombëtar. Nga ana e tij, Ambasadori Burshakov vlerësoi mikpritjen dhe shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në të ardhmen.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Projekti ReWaste

Ekipi i Komunës së Dibrës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, mori pjesë në takimin fillestar (kick-off) të projektit ReWaste, projekt ndërkufitar ndërmjet Komunës së Dibrës dhe Komunës së Voio në Greqi, i zbatuar në kuadër të Programit Interreg IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Greqi – Maqedonia e Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të takimit u realizua edhe një takim i përbashkët mes Kryetarit të Komunës së Dibrës dhe Kryetarit të Komunës së Voio, gjatë të cilit u shkëmbyen përvoja konkrete dhe qasje institucionale lidhur me menaxhimin e mbetjeve komunale, politikat lokale mjedisore, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e sortimit dhe riciklimit. Dy kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar si një mjet i rëndësishëm për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe për shkëmbimin e praktikave të mira në nivel lokal.

Projekti ReWaste synon përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve përmes zgjidhjeve inovative për sortim dhe riciklim, vendosjes së sistemeve të shpërblimit për qytetarët, si dhe promovimit të ekonomisë qarkore. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu aktivitetet e ardhshme dhe hapat fillestarë për zbatimin e projektit në Komunën e Dibrës.

🔗 Më shumë informacione për projektin: https://greece-northmacedonia.eu/project/rewaste/

Skip to content