Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Hekuran Duka sot priti në takim nxënësit e shkollës nëntëvjeçare Penestia, të cilët kishin shprehur dëshirën bashkë me drejtorin e shkollës z. Ajet Mullarexha që një orë mësimore ta mbajnë në Komunën e Dibrës, gjegjësisht me kryetarin, për t’u njohur nga afër me punën dhe kompetencat e kryetarit të Komunës Dibër.
Kryetari u shpjegoi se si funksionon Administra e Komunës dhe funksionin që kryen si Kryetar.
Gjithashtu kryetari i Komunës z.Hekuran Duka nxënësve u foli për projektet që komuna ka realizuar, si dhe për projektet që do ti realizon në të ardhmen.
Sot kryetari i komunës Dibër z. Hekuran Duka bashkë me myftiun z. Reshat Kaçallniku inspektuan punimet (hapja dhe shtrimi me tampon) tek rruga për te varrezat. Këtë punë e bën falas për dibranët Ilmi Duka (Miçe). Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.
Mbrëmë në Qendrën për Kulturë Dibër u mbajt festivali i këngëve për fëmijë “Bilbilat e Korabit” 2019,ku morën pjesë fëmijë të cilët konkuruan me këngë të zhanreve të ndryshme. Skena e bukur dhe atmosfera e zjarrtë e publikut e pasuruan edhe më shumë këtë event kulturorë duke i,u dhënë konkuruesve energjinë e duhur gjatë interpretimit të këngëve.
FITORE E RRADHËS PËR KF KORABIN!
Ndeshja e njëmbëdhjetë e sezonit 2019/2020.
Kf Korabi sot në stadiumin e qytetit të Dibrës ka arritur të fitojë ndaj KF Drita Bogovinë me rrezultat 2 me 1.Golat për KF Korabi i shënuan Fatmir Arifi dhe Bleron Muça. Me këtë fitore i siguruan edhe tre pikë.#ForcaKorabi
Traditën në perfeksion dhe ndjesinë e sigurisë që ju jep vetëm kuzhina e shtëpisë tuaj e gjeni në çdo pjatë të Restorant Kolonjës, i cili ndodhet në zemër të #Dibrës_së_Madhe në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të Projektit Ndërkufitar #IPA të financuar Delegation of the European Union, Skopje, u mundësua çertifikimi me standartin #HACCP në Restorant Kolonja, duke e sjelle në një nivel tjeter emrin e mire te këtij ambjenti kaq të ngrohtë dhe miqësor.
Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania
Shikoni videon për të mësuar se si mund të mbështesë #BE-ja.
Gjithashtu https://youtu.be/VYghW-BR_4s
Tradition, sophistication and a genuine safety feeling of your own home kitchen in every single dish at Kolonja’s Restaurant, located at the heart of #Debar of North Macedonia.
In the framework of the #IPA Cross-Border Project , funded by Delegation of the European Union, Skopje, Kolonja’s has been awarded with #HACCP, an international food safety standard, thus bringing to a higher level the good reputation of this friendly and cozy restaurant.
Creative_Business_Solution, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Debar Municipality, IPA II CBC Programme – Republic of North Macedonia & Republic of Albania
Watch the video to learn how the #EU can support.
Also https://youtu.be/VYghW-BR_4s
Sot në orarin e takimeve me OJQ-të si dhe klubet sportive dhe kulturore që funksionojnë ne Dibër, e kisha të rezervuar për shoqatën e grave “Radika” në krye me znj Fadrije Mustafovska. Tema e bisedës ishte rreth kërkesave të qytetarevë që kan të bëjnë me ekologjinë, ndërtimi i një shkolle të re në Kosovrast të poshtëm, etj. Bashkarisht u shpreh angazhim për zgjidhjen e këtyre problemeve në një afat sa më të shkurtër.
Dita e Informacionit mbi Zbatimin dhe Përdorimin e Instrumentit të Bashkimit Evropian për Ndihmën e Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural IPARD 2014 – 2020 Të nderuar, Ne jemi të kënaqur t’ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën e Informacionit, ku MASA 3 – Investimet në Burimet Materiale për Përpunimin dhe Tregtimin e Produkteve Bujqësore dhe Peshkimit do të prezantohen dhe MASA 7 – Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit nga Ipard 2014-2020.
Njihuni
me Miri Kom, kompania e përpunimit dhe tregëtimit të erëzave në Dibër të Madhe
të Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të Projektit Ndërkufitar #IPA të financuar nga Delegation of
the European Union, Skopje, produktet e kësaj kompanie jane tashmë
të çertifikuara më një prej standarteve më të rëndësishme të sigurisë
ushqimore, ate #HACCP.
********************************
Meet
Miri Kom, the company that brings the rich flavored herbs from North Macedonia,
straight to the table.
In the framework of the #IPA Cross-Border Project, funded by Delegation of
the European Union, Skopje, Miri Kom’s products have been awarded
with one of the most important food safety standards, #HACCP certification.
Në Qendrën për Kulturë u mbajt portiku poetik, nata e poetëve dhe krijuesve letrar nga të gjithë trevat shqiptare. Komuna e Dibrës edhe këti evenimenti kulkturor dhe artistik i dha mbështetje morale dhe financiare. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë.
Nxënësit e SHFK “Said Najdeni”, nën udhëheqjen e arsimtares znj. Arlinda Sharofi, drejtorit z. Burim Kaziu dhe përfaqësuesi i ambasadës së fëmijëve “Megjashi”në Shkup z. D. Zmijanac, vizituan komunën e Dibrës ku realizuan takim me kryetarin e komunës z.Hekuran Duka. Nga nxënësit u parashtruan shumë pyetje dhe u dhanë përgjigje për problemet komunale si problemi me qentë endacakë, ndriçimi publik, mungesa e ujit, kërkesa për një kino sallë dhe për një park lojrash. Nxënësit u ftuan që një ditë të kalojnë në zyrën e kryetarit që ata të shohin nga afër se si funksionon kryetari dhe me çfarë probleme ballafaqohet. #NeEgzistojmëdhePunojmëPërJU