Author: diberkomuna

Video konferencë me Ambasadoren e Amerikës znj. Byrnes


Video konferencë me Ambasadoren e Amerikës znj. Byrnes. Tema e bisedës, pandemia me Covid 19 në komunën tonë, pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale si dhe propozimet për zgjidhjen e kësaj krize nga të gjitha aspektet. SHBA si një aleate dhe mike e popullit tonë, shpreh gadishmërimin për mbështetje të gjithanshme në tejkalimin e krizës.
………………………………..

Vazhdon dezinfektimi

Nga ekipet e NKP “Standard” vazhdoi qe ne oret e hershme te mengjesit dezinfektimi per rradhe te trete i rrugeve dhe rrugicave lokale ne qytetin e Dibres.
Sot perfundoi dezinfektimi i lagjes Ndermahall, Depllast, Skopska, Vakof, Varosh, Budulec, Liman Kaba d. m. th. krejt pjesa e eperme e Qytetit Diber. Neser vazhdojme me rruget e tjera.

Edhe një projekt i komunës Dibër u pranua që të fincohet nga ministria e ekogjisë

Edhe një projekt i komunës Dibër u pranua që të fincohet nga ministria e ekogjisë në kuadër të programit për ujra. Bëhet fjalë për ndërtimin e një rezervoari me të gjithë standardet në zonën e sipërme të qytetit. Ndërtimi i rezervoarit dukshëm do të përmirësojë mungesën e ujit të pijshëm në qytet. Faleminderojmë ministrin z. Naser Nuredini për angazhimin e tij në realizim e këtij projekti vital për komunën e Dibrës. Sigurisht që ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë në realizimin e shum projekteve të tjera.

Masat mbrojtëse për COVID 19

Çdo punëtor, administrator dhe qytetar që do të hyjë në objektin e komunës Dibër, do të kontrollohet se a mban maskë mbrojtëse dhe do ti matet temperatura trupore, këto si masa preventive kundra infekcionit me Covid19. Sugjerojmë që edhe institucionet tjera ta praktikojnë të njejten masë preventive. Luten qytetarët dhe të tjerët të respektojnë këtë rregullore.

Skip to content