INFO POINT
Info point digjital për qytetin e Dibrës i vendosur në hyrje të komunës ku çdo qytetar ose turist mundet të mer informacionet elementare për qytetin. #TouchScreenMonitor
Info point digjital për qytetin e Dibrës i vendosur në hyrje të komunës ku çdo qytetar ose turist mundet të mer informacionet elementare për qytetin. #TouchScreenMonitor


Njoftim për qytetarët e komunës Dibër.
Të nderuar qytetarë, Në mbështetje të nenit 7 të Rregullores për punë të Këshillit të Komunës Dibër, (“Kumtesa zyrtare e komunës”nr.4/05)
Më datë 16.12.2019 merret ky:A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËS SË 30të TË KËSHILLIT TË KOMUNËS DIBËR KONVOKOHET seanca e 30të e Këshillit të Komunës Dibër. Seanca konvokohet për datë 18.12.2019 (e Mërkurë) në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
-miratimi i procesverbalit nr.29
R e n d d i t e
Me këtë rast ftojmë qytetarët, të marrin pjesë në përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.
Ju mirëpresim!
Akcion ekologjik ” mos u bë mbeturinë” nën menaxhimin e komunës Dibër morën pjesë disa nga institucionet në nivel lokal dhe atyre qëndror si dhe sekretariati për çështje europiane nga Shkupi. Të shpresojmë që herën tjetër edhe institucionet të cilar sot mungonin ( megjithëse kishin thirje për prezencë obligative), të na bashkohen me të vetmin qëllim: Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Grupi humanitar i përbërë nga nxënëset e gjimnazit “28nëntori” kishte takim pune me kryetarin e komunës Hekuran Duka. Tema e bisedimit ishte kërkesa për tubimin e ndihmës humanitare për një moshatar të tyre. Nga ana e kryetarit u tregua gadishmëri që edhe komuna e Dibrës ti bashkohet akcionit humanitar me një shumë të caktuar mjetesh materiale. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #MeRininëArdhmërinë









Në aktivitetin e rradhës në Komunën e Dibrës, sot në sallën e Këshillit të Komunës me z. Klaus Richter, udhêheqës i grupit të projektit si dhe me z. Bardhul Marke kordinator, u mbajt një takim për aktivitetet përgaditore të IPA 2020 (Programi për mbështetje të komunave)



Sot në zyrën e kryetarit të komunës, u realizua një takim i përbashkët pune mes kryetarit të komunës së Dibrës Hekuran Duka, komunës së q. Zhupë Arijan Ibrahim dhe komunës Mavrovë Rostush Medat Kurtovski me zv.ministrin e pushtetit lokal Dejan Pavlevski. U bisedua për problemet me të cilat përballen këto komuna si dhe gjetja e zgjidhjeve më efikase me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të popullatës në këtë regjion. Theks i veçantë u vendos mbi angazhimin për zgjidhjen e problemit të furnizimit të komumave me rrymë elektrike, menaxhimi me mbeturinat dhe problemi i sigurimit shëndetësor të puntorëve në ndërmarjen komunale “Standard” i cili problem veç është në procedurë qeveritare. Nga zv. ministri u dhanë premtime se zgjidhja e këtyre çeshtjeve do të jetë me prioritet në punën e ministrisë dhe të qeverisë së RMV.



Aktivitet kulturor në pikturë për nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe shkollën e mesme komunale në formë të konkursit për pikturën më të mirë.
Interesimi i nxënësve ishte i jashtëzakonshëm dhe nga juria profesionale u ndanë shpërblime për 3 vendet e para. Ky aktivitet u mirëprit dhe u përshëndet nga të gjithë të interesuarit. Aktivitete të këtilla, komuna e Dibrës do të organizojë edhe në të ardhmen më të vetmin qëllim që të edukojmë dhe arsimojmë gjenerata të shëndosha. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë #GjenerataERejaArdhmëriaJonë
3 dhjetori- Dita ndërkombëtare e personave me nevoja te veçanta
Falë bashkëpunimit të Komunës së Dibrës dhe Qendrës së personave me aftësi të kufizuar, në vendin tonë është shënuar kjo datë.
Personat me aftësi të kufizuara si pjesë përbërëse e shoqërisë sonë kanë nevoj për mbështetjen tonë institucionale, andaj Komuna e Dibrës do të vazhdoj të mbështesë dhe të tregoj përkujdesje më të madhe institucionale.
Komuna Dibër solidarizohet me Republikën e Shqipërisë
Këshilli komunal i Komunës Dibër në seancën e sotshme ku në rend dite ishte marrja e vendimeve pas ngjarjes tragjike në Republiken e Shqipërisë, me propozim të Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka solli këta vendime:









