Author: diberkomuna
INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE
INFORMATË DERI TEK SHOQATA E BLETARËVE ne lidhje me dezinsektimin, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër. Në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse (Gz.zyrtare e RM 66/2004, 139/2008 i 99/2009, 149/2014, 150/2015 dhe 37/2016 ), por në bazë te vendimit të Këshillit të komunës Dibër për zbatimin ne lidhje me dezinsektimi, preventive sistematike per zhdukjen e mushkonjave në territorine e komunës Dibër, si masë e pergjithshme kunërepidemike JZU Qendra për shëndet publik Ohër, e jep lajmërimin e rradhës: Njohtohen të gjithë qytetarët të cilat kultivojnë (rruajnë) bletë ne zonën e komunës Dibër që me datë 14.08.2020 (e premte) ,ekipet e Qendrës për mbrojtje publike Ohër, do te kryejne dezinsektimi nga toka me qellim zhdukjen e mushkonjave.Stërpikja do të kryhet në periudhën nga ora 18-06 , me aparat për ULV spërkatje e ftohte . Me dizefektim do të përfshihen sipërfaqet e gjelbërta të bregut liqenor në Dibër, deponija dhe linja kufitare , lagjet e urbanizuara në Dibër , si dhe lokalitetet e parashikuara me plan dhe program. U lutemi bletarëve ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve Në rast se shfaqen kushte të pavolitshme (erë, shi) dezifektimi do te shtyhet per ditën tjetër. Për të gjitha informatat dhe pyetjet ka telefon për Kontakt Qendrën për shëndet publik Ohër nr 231 881: 231 230.
Urime për festën e Kurban Bajramit
Urime për festën e Kurban Bajramit të gjith besimtarëve të fesë Islame me dëshirën që Zoti i gjthfuqishëm t’ju pranon të gjithë sakrificat të cilat i keni bërë në rrugën e trasuar nga Ai. Shëndet dhe gjith të mirat !

Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll
Zjarri tek deponia po vendoset nën kontroll. Paralelisht behen perpjekje qe te zbulohet shkaku i zjarrit. Falemnederojme firmat private me pronar Miçe Duka, Vehap Cenobafte, Ismet Mirzo, Fili Muça, Fatjon Lela për ndihmën që na ofruan transportimin e dheut në deponi.Zjarfiksat gjithmonë në gadishmëri. Rroja i deponise Rustem Mashkulli, nuk pyet per orar pune kur eshte ne pyetje problemi me deponine.
Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.
Çdo ditë në teren për pastrimin e qytetit.
Qytetarët mundet të na ndihmojnë duke pastruar hapsirat që gjinden përreth objekteve të tyre afariste. Mbeturinat mund ti hudhin në qese plastke dhe sherbimi komunal do te vjen qe ti grumbulloje me kamion. Gjithashtu lusim qytetaret te cilet kan afër dyqaneve pemë të reja të mbjellura, ti ujisin dhe kujdesen per ta. Ju falemnderit per bashkepunimin.
Vazhdon pastrimi i qytetit. Puntorët e pastrimit lusin qytetarët të mos hudhin mbeturinat në vende publike.
Vazhdon pastrimi i qytetit. Puntorët e pastrimit lusin qytetarët të mos hudhin mbeturinat në vende publike.
Respekte për punëtorët që kujdesen për pastërtinë e qytetit
ULTRAMARATONA 1 “ARTERIA E ARBRIT”
Rruga e Arbërit ka qenë maratona e jetës së Dibranëve, prandaj, ftohen të gjithë qytetarët e Dibrës ti mirëpresim tek sheshi Skënderbei marathonomakët e mesazhit për realizimin e projektit më madhor për ne-Rrugën e Arbërit!Vendi : SHESHI “Skenderbeu” – Dibër e madhe Ora : 17:00Data : 26.07.2020 (e diel)
Vazhdon pastrimi i trotuareve në gjith qytetin. Lusim qytetarët të kujdesen për pastërtinë e ambientit.
Vazhdon pastrimi i trotuareve në gjith qytetin. Lusim qytetarët të kujdesen për pastërtinë e ambientit.
Çdo ditë nga një punë
Komuna Dibër në bashkëpunim me banorët e Budulecit rr Dilaver Sela, realizoi projektin për rrjetin e ri të ujit të pijshëm në gjatësi prej 75 m.
Mrëmbajtja e hapësirës publike
Shtabi i krizës vlerëson se situata me Covid19 në RMV dhe komunën tonë është shumë kritike.
Shtabi i krizës vlerëson se situata me Covid19 në RMV dhe komunën tonë është shumë kritike.
Përhapja e infekcionit shkon në ritje çdo ditë.
Respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët është në nivel shumë të ulët.
Objektet afariste në përgjithësi nuk i respektojnë protokollet e punës.
Nuk respektohet as orari i punës i lokaleve afariste dhe hotelierike. Është bërë kërkesë shtabit kryesor të krizës për dërgimin e një pulmologu në shërbim të spitalit të Dibrës si dhe kërkesë për një inspektor sanitar shëndetësor.
Pregaditet projekt nga ministria e shëndetësisë për ndërtimin eventual të një Covid Qendre edhe në komunen tonë.
Kryqi i kuq në bashkëpunim me shëndetin publik, spitalin e dibrës dhe komunën Dibër, do të pregadisë material propagandues me të cilin do të senzibilozohen qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse.
NKP Standart dhe njësiti zjarfiksëve çdo të hënë dhe të premte, do të dezinfektojë rrugët kryesore të qytetit.
Apelojmë tek qytetarët që të mos e neglizhojnë situatën dhe të respektojnë masat e vetëmbrojtjes.









































