Author: diberkomuna

Informatë shumë e rëndësishme për Dibrën !

Disa vendime qeveritare shumë të rëndësishme për Komunën e Dibrës. Ky është rezultat i bashkëpunimit në mes Komunës Dibër dhe pushtetit qëndror në këtë rast Ministrisë së transportit dhe lidhjeve ku zv. ministri z. Bekim Rexhep me kujdes dhe angazhim të veçantë përmbushi premtimet e dhëna në takimet të cilat i kemi pasur kohë më parë në favor të qytetarëve të Dibrës.

1. Miratohet financimi i planit urbanistik gjeneral për Komunën e Dibrës në bazë të kërkesës nga komuna. Ky plan është vital për zhvillimin e qyetit tonë dhe është dashur para 10 vjetësh të abdejtohet.

2. Ndërtimi i banesave socijale që zbut strehimin e rasteve socijale në komunën tonë.

Ndrimi i paisjeve te klorimit në rezervuarin kryesor të qytetit

Pas më shumë se 30 vieteve bëhet ndrimi i paisjeve te klorimit në rezervuarin kryesor të qytetit. Gjat kësaj kohe, vazhdimisht ka pasur probleme serioze në procesin e klorimit të ujit. Këtë shqetësim ma prezentuan inxhinierët e NK “Standard” pas të cilit takim, urgjentish rash dakord për të finacuar nga buxheti komunës, ndrimin total të sistemit të klorimit, i cili është dashur të ndrohet vite më parë. Kostoja e kësaj pune kushton rreth €6000 #ShëndetiQytetarëveNëRendTëParë!

Takim mes kryetarëve të tre komunave

Sot isha nikoqir i takimit mes kryetarëve të komunave fqinje z. Medat Kurtovski – Mavrovë Rostushë dhe z. Arijan Ibrahim – Qendër Zhupë. U bisedua për tema aktuale që kanë të bëjnë me problemet e përbashkëta në komunat tona si dhe mënyrat e mundëshme për ti zgjidhur ato bashkarisht në dobi të qytetarëve tanë. Tema kryesore ishte problemi i furnizimit me rrymë elektrike në këtë regjion dhe infrastruktura rrugore. Në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike, në teren është duke u punuar nga kompanitë përkatëse për një zgjidhje afatgjate. Nesër unë do të kem takim me përfaqësues nga EVN ku do të më raportohet për planin e punës që është duke u realizuar nga kjo kompani në lidhje me sanimin e pengesave për furnizimin e komunës së Dibrës. Takimet do të vazhdojnë me intezitet më të lartë deri në zgjidhjen definitive.

Takim me z. Ejup Rustemin dhe z. Bekim Memedi

Z. Ejup Rustemi, drejtor i ndërmarrjes publike për “Rrugë Shtetërore”, tregoi angazhim të veçantë për të ndihmuar Dibrën që sa më shpejtë të realizohen projektet infrastrukturore të parapara dhe të premtuara për këtë komunë. Në bashkëpunim edhe me drejtorin e ndërmarjes publike “Rrugët e maqedonisë” z. Bekim Memedi, do priten shumë punë për Dibrën.

Filluan punimet për spitalin modular

Fillimi i punimeve për spitalin modular në të cilin do të bëhet diagnostifikimi dhe triazhimi i të infektuarve dhe të sëmurëve me Covid19. Komuna është pjesmarëse në ndërtimin e këtij spitali ku siguron ndërtimin e platosë mbi të cilën do të vendoset konstrukcioni i spitalit. Ky projekt bashkë me projektin për oksigjenim qëndror janë të një rëndësie të veçantë në vazhdën e aktivteteve në luftën kundra pandemisë më Covid19 që bën komuna bashkë me ministrinë e shëndetësisë.

Vendime pune

Sot me një delegacion nga komuna-njësia komunale për arsim, isha në vizitë pune në gjimnazin e qyetit të Dibrës “28 nëntori” ku u prita nga drejtori z. Ramadan Imeri i cili më privilegjoi për t’ju shpërndarë 4 personeleve teknik vendime pune si dhe 23 profesorëve vazhdimësi të kontratave , prej të cilëve 11 nga ata në vitin e ardhshëm 2021 do ti përmbushin kushtet për vendime të përhershme, ndërsat tjerët derisa ti përmbushin kushtet nga “MASH” do të kenë gjithashtu mundësi për vendime të përhershme. Me këtë angazhim, komuna Dibër në bashkëpunim me drejtorin shprehin një gadishmëri për të realizuar premtimin i cili konsiston në zvogëlimin e papunësisë në komunën tonë. Gjithashtu u diskutua edhe për tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit edukativo arsimor në kushtet e pandemisë. Konstatimi ishte se gjimnazi i qytetit shum mirë dhe me sukses po e menaxhon situatën dhe është pregaditur për çdo sfidë që mund të del përpara në të ardhmen. Duke ju uruar profesorëve shendet, punë të suksesshme dhe festat e fundvitit, u larguam me shpresën që në vitin e ri 2021 të mos kemi pengesa epidemike me koronavirusin dhe sa më shpejtë ti kthehemi normalitetit për të realizuar planet dhe premtimet e dhëna qytetarëve.

Skip to content