Author: diberkomuna
Koncepti i ri i arsimit fillor
Sot ne ambientet e Shfk ,,Said Najdeni,, filloi cikli i dyte i trajnimit mbi konceptin e ri te arsimit fillor si dhe kurrikula e re e arsimit. Trajnimet do te realizohen ne disa module duke filluar nga muaji maj deri ne shtator dhe ato perfshijne mesues qe do te realizojne mesimin ne klasen e pare dhe te katert ne vitin shkollor 2021/22.
Aksioni për pastrimin e Liqenit
Sot komuna e Dibrës iu bashkua iniciativës qytetare për pastrimin e liqenit të Dibrës.
Komuna mbuloi shpenzimet e këtij aksioni siç vijon më poshtë:Furinzim me derivate per bagerin, kamionin dhe anijeve (rreth 13.000 denar).
30 rrollna me qese plastike nga 250l.
Rrjets alumini 20m dhe litar 60m.( rreth 10.000 denar) Rrjeta dhe litari do donohet shoqates qe te bej pastrimin kohë pas kohe.
Në dispozicion kamionin dhe 2 puntor krahu te komunes.
Kërkesë drejtuar byrosë për zhvillim rajonal
Sot u nënshkrua një kërkesë drejtuar byrosë për zhvillim rajonal e cila ka të bëjë me përkrahjen financiare të projekteve në fushën e ekologjisë dhe mbrojtjen e ambientit në tre komunat fqinje Dibër, Q. Zhupë, Mavrovë Rostush.
Vendosja e tubave të kanalizimit fekal
Para disa muajsh nga një stuhi e fortë, u shkaktua erozion i tokës i cili si ortek e mbuloi rrugën që çon në Kosovrast të epërm dhe banjat e dibrës. Shërbimet komunale bashkë me Kryetarin, në orët e hershme të mëngjesit (03:00h) dolën në teren pasi u alarmuan për rrezikun e dëmtimit të shtëpive. Duke marë të gjitha masat për sanimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore, për 3 ditë u pastrua rruga me çka u mundësua lëvizja e lirë. Kurse sot ishim në teren bashkë me drejtorin e NKP Standard Burim Kaba për të inspektuar vendosjen e tubave të kanalizimit fekal, të cilët atë kohë u dëmtuan tërësisht.
Rikonstruimi i rrugëve regjionale në komunën e Dibrës
Sot filloi rikonstruimi i rrugëve regjionale në komunën e Dibrës nga drejtoria “Rrugët Shtetërore” me drejtor Ejup Rustemi. Pas kësaj do të fillojë edhe ndërtimi i një infrastrukture rrugore shumë e rëndësishme

















































