KF Korabi filloi trajnimet për përgatitjet e sezonit të ri

Sot, krenaria e qytetit tonë KF Korabi filloi trajnimet për përgatitjet e sezonit të ri. Plot 4 vite që Korabi garon në Ligën e dytë në kampionatin e Maqedonisë. Me shumë mund dhe sakrifica kemi arritur që ky klub futbollistik, i vetmi në qytetin e Dibrës, të arrijë progres të vazhdueshëm. Me përkrahjen e pa rezerve të Komunës Dibër, si sponzori kryesor i klubit dhe përkrahjen e shumë firmave të qytetit dhe diasporën, Korabi ka arritur të sigurojë pozitën e 5-të në tabelën e ligës së dytë, një pozitë e konsiderushme, duke aspiruar për arritje dhe suksese të mëtejshme.Gjithashtu një lajm shpresëdhënës dhe i gëzueshëm është edhe pjesëmarrja e 80 fëmijëve dibranë në shkollën e futbollit, duke synuar në një të ardhme të afërt një përbërje shumë cilësore dhe autentike dibrane të klubit me të cilën do synojmë atë që Korabi e ka merituar me kohë – të garojë në ligën e parë të Maqedonisë. Nuk ka dyshim që përkrahja e jonë si pushtet vendor nuk do mungojë, do jetë akoma më e madhe. Unë si kryetar i Komunës vazhdoj të premtoj atë që e kam premtuar edhe më herët, që do i gjindemi pranë Korabit me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet institucionale dhe financiare për të siguruar sukseset dhe ecurinë e shëndoshë të këtij klubi, e nuk ka dyshim që ashtu siç kam mbajtur premtimin e dhënë në këto 2 vite shumë të vështira, në përkushtimin ndaj këtij klubi, akoma më e madhe do jetë përkrahja jonë në vijim.Ne sot fillojmë me një vullnet dhe energji të re për të arritur majat e tabelës që do mundësojnë dhe kalimin në ligën e parë!Falenderojmë stafin udhëheqës që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen morale dhe profesionale. Një falenderim dhe për FFM-në me në krye z. Muhamed Sejdini i cili për këtë sezon ndihmoi Korabin me makineri dhe rekuizitë për regullimin dhe përgatitjen e stadiumit të Korabit. Urojmë për një sezon të mbarë dhe sa më të suksesshëm!

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *