Author: diberkomuna

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut

🏆🥇🏅🏆

Sonte u zhvilluan ndeshjet gjysmefinale te turneut ne futboll te vogel “Dibra 2022” pas së cilave, ashtu edhe sic pritej, u percaktuan edhe dy ekipet finaliste.

Finalisti i pare ishte
“Retro Pizza” qe mundi ekipin e Kosovrastit me rezultat (4:1),

ndersa ne ndeshshjen e dyte triumfoi ekipi “Princ cafe” ndaj ekipit rekorder sipas numrit te turneve te fituara (11) te ketij turneu tadicjonal, “Taverna Cami” me rezultat 5-0.

Neser

⚽️ me fillim ne ora 19.00

do te zhvillohet ndeshja per vendin e III, ndersa

⚽️ ne oren 20.30

do te zhvillohet edhe ndeshja finale e ketij turneu, pas se ciles nga organizatori Afrim Krkuti dhe Kryetari Komunes Diber, Dr. Hekuran Duka si bartes dhe sponsor i ketij turneu, do te shperndahen edhe shperblimet perkatese per fituesit.

Mes dy ndeshjeve finale do te kete nje ndeshje aktraktive mes ardhmerise se futbollit Dibran femijët e KF “Korabi” U-10.

Falemderojme publikun sportdashes qe sigurish i dha nje bukuri te vecante ketij turneu dhe njekohesisht e ftojme ate qe bashke te permbyllim kete aktivitet.

Dita e parë e turneut tradicional

Sot filloi turneu tradicional në futboll të vogël “ Dibra 2022” që organizohet nga komuna Dibër. Faleminderit stafit organizativ, ekipeve pjesmarëse si dhe sponzorëve që mbështesin këtë aktivitet sportiv për publikun sportdashës dibran. Suksese dhe le të fitojë më i miri!Ne nje atmosfere sportive dhe miqesore perfunduan ndeshjet e dites se pare te turneut me rezultatet ne vijim:

Korabi U-15 – Armani brand 3:2

Princ cafe – Friend zone. 4:0

Kosovrasti – Flamuri IP 5:1

Retro pizza – Emin dent 10:7

Vazhdojme neser ne diten e dyte me fillim ne ora 18:30.

Turne në futboll të vogël

Per shkak te kufizimeve trevjeçare si pasoje e pandemise, sivjet do të vazhdojme traditën e turneut në futboll të vogel “Dibra 2022” i cili është në patronatin e komunës Dibër.

Fillimi do të jetë ditën e Hënë (01.08.2022) në ora 18:30 dhe hapjen, në prani të Kryetarit Dr Hekuran Duka, do ta bejnë lojtarët e KF Korabi-U15 që të njejtët në të ardhmen te vazhdojë këtë traditë.Ekipet pjesmarëse dhe orari ndeshjeve janë si në tabelën më poshtë:

Guidë turistike virtuale për komunën e Dibrës

Guidë turistike virtuale për komunën e Dibrës, e sponzorizuar nga vetë komuna.Në bashkëpunim me firmën “Maqedonia nga lart” – e cila pregaditë guidë Virtuale Turistike nëpër Maqedoni, komuna Dibër sponsorizoi pamje virtuale 360 shkallë edhe për komunën tonë. Qëllimi parësor i këtij projekti është të ofrojë një xhiro virtuale të komunës në web faqen dinamike www.macedoniafromabove.mk.

• qytetet

• fshatrat

• hotele

• restorante

• muzetë

• qendra memoriale dhe monumente

• Objektet fetare – kisha, manastire, xhami…

• dhe peizazhe dhe lokacione të tjera të bukura që do të interesonin çdo turisti.

Ky aplikacion vazhdimisht do të përditësohet me të dhëna të reja.

Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia”

Sot vizitova realizimin e projektit të fituar nga shkolla nëntëvjeçare “Penestia” që konsiston në krijimin e kushteve për aksesueshmëri të personave me aftësi të kufizuar i cili është financuar nga Bashkimi europian. Në kuadër të këtij projekti shkolla do të përfitojë dy ashensorë për shkallat dhe një ashensor më i madh në objektin e klasëve të ulta.
Gjthashtu është për tu përshëndetur kontributi i një Dibrani nga SHBA ( V.SH.) i cili ka bërë donacijon kësaj shkolle në shumë prej $55000 , të dedikuara për rikonstruimin e disa klasëve, kabinetit të muzikës dhe nyjeve sanitare.
Të gjithë këto investime nuk do të ishin të mundura të realizohen pa angazhimin e administratës së kësaj shkolle nën udhëheqjen e drejtorit z. Ajet Mullarexha i cili me punën e tij transparente ka mundur të krijojë besueshmëri tek investitorët.

Masat e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë

Kjo është dita e dytë që kur NKP Standard bashkë me komunën e Dibrës kanë marë të gjtha masata e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë e egër të qytetit. Në gadishmëri të plotë 24 orë ishin njësia e zjarfiksëve, kapacitetet e NKP Standard në krye me drejtorin, kompania e cila në raste urgjente punon në deponi me buldozherin për mbulimin e vatrave të zjarrit dhe aktivitete të tjera. Komuna Dibër është duke punuar me peioritet për modernizimin edhe të mëtutjeshëm të deponisë, mirpo problemi i deponive të egra në RMV është problem i cili do të zgjidhet në nivel republikan me ndërtimin e deponive regjionale. Kjo do të jerë zgjidhja definitive, deri atëherë do të kemi shumë vështirësi si komuna për kontrollin e deponive e sidomos gjat prriudhës së verës kur temperaturat janë të larta. Për çdo eventualitet ne me të gjithë forcat që kemi do të mundohemi të përballemi me vështirësitë që nxjer deponia dhe presim që edhe qytetarët bashkë me firmat private dhe shtetërore të na ndihmojnë sipas mundësive që kanë. Me masat tona ne do të mundohemi që sa më pak të kemi ndezje dhe zjarre në deponi duke pasur mirkuptim për shqetsimin e qytetarëve.

Përforcimi i kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunës.

Komuna e Dibrës është partnere e projektit të USAID North Macedonia – Përforcimi i kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve të komunës.
Sot me ndihmën e Znj Marina Jandrevska, specijaliste për financa të komunave, të pranishmit nga administrata komunale kishin mundësinë që të njoftohen më shumë për:

  • Inicimin e procedurës për furnizime publike
  • Përcjellja e realizimit të marveshjes për furnizime publike
  • Pagesa e detyrimeve financiare në përputhje me marveshjen për furnizime publike.

Ky projekt do të kontribuojë në ritjen e stabilitetit të menaxhit financiar të komunës dhe ritja e kontrollit në punën e komunës. Në këtë mënyrë zvogëlohen gjasat për gabime, mashtrime, mosrespektimi i rregullativave, si dhe risku nga moszbulimi i këtyre problemeve.

Skip to content