Masat e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë

Kjo është dita e dytë që kur NKP Standard bashkë me komunën e Dibrës kanë marë të gjtha masata e nevojshme për shuarjen dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit që u shkaktua në deponinë e egër të qytetit. Në gadishmëri të plotë 24 orë ishin njësia e zjarfiksëve, kapacitetet e NKP Standard në krye me drejtorin, kompania e cila në raste urgjente punon në deponi me buldozherin për mbulimin e vatrave të zjarrit dhe aktivitete të tjera. Komuna Dibër është duke punuar me peioritet për modernizimin edhe të mëtutjeshëm të deponisë, mirpo problemi i deponive të egra në RMV është problem i cili do të zgjidhet në nivel republikan me ndërtimin e deponive regjionale. Kjo do të jerë zgjidhja definitive, deri atëherë do të kemi shumë vështirësi si komuna për kontrollin e deponive e sidomos gjat prriudhës së verës kur temperaturat janë të larta. Për çdo eventualitet ne me të gjithë forcat që kemi do të mundohemi të përballemi me vështirësitë që nxjer deponia dhe presim që edhe qytetarët bashkë me firmat private dhe shtetërore të na ndihmojnë sipas mundësive që kanë. Me masat tona ne do të mundohemi që sa më pak të kemi ndezje dhe zjarre në deponi duke pasur mirkuptim për shqetsimin e qytetarëve.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *