Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.5/02),
Më datë 22.08.2024merret ky:
A K T V E N D I M
PËR KONVOKIMIN E SEANCËSSË 42 tëTË KËSHILLIT TËKOMUNËS DIBËR
Seanca do të mbahet me datë 26.08.2024(E HËNË )në ora 11:00 në sallën e Këshillit të Komunës Dibër.
Për seancën e propozohet ky:
R e n d d i t e
1.Miratim i procesverbali nr:41.
2.Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në Komunën Dibër për vitin 2025.
3. Propozim vendim për dhënie pëlqim në Planin vjetor për punësim në NKP,, Standard,, Dibër për vitin 2025.
4.Propozim program për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për punë në fushën e disponimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zonën e Komunës së Dibrës për vitin 2024.
5. Raport për punën e SHFK ,,Riste Risteski,,për vitin 2022-2023.
6. Programi vjetor për SHFK ,,Riste Risteski,, për vitin 2024-2025.
7.Raport për punën e SHFK ,,Said Najdeni,,për vitin 2022-2023.
8.Programi vjetor për SHFK ,,Said Najdeni,, për vitin 2024-2025.
9.Raport për punën vjetore të SHFK ,,Penestia,, për vitin shkollor 2022-2023.
10.Programi për punën vjetore për SHFK,,Penestia,,për vitin 2024-2025
11.Raport për punën e IPKKF ,,Breshia,,për vitin 2022-2023.
12.Programi vjetor për IPKKF ,,Breshia,, për vitin 2024-2025.
Me datë 6 dhe 7 Gusht 2024, u shfaqën dy vatra zjarri në rrethinat e qytetit të Dibrës, duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje në fshatrat Elefcë dhe Banisht, të cilët ndodhen në periferi të qytetit. Zjarri fillimisht nisi në fshatin Banisht më datë 6 gusht, ku Njësia e Zjarrfikësve Dibër arriti ta vërë nën kontroll dhe ta shuajë atë deri më datë 7 gusht. Megjithatë, në orën 11:00 të mëngjesit, një vatër tjetër zjarri u shfaq në fshatin Elefcë, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe me një sipërfaqe prej mbi 5 km², e cila u përhap me shpejtësi për shkak të lëndës djegëse të thatë dhe të ulët, pyll dushku.
Për të ndërhyrë, u angazhuan 12 zjarrfikës, prej të cilëve 8 operonin në Elefcë dhe 4 në Banisht. Në këtë përpjekje u përfshinë gjithashtu forcat policore, përfaqësues të ndërmarrjes pyjore, forca vullnetare nga fshati Kosovrast i Epërm dhe nga Komuna Zhupë, të cilët mbështetën zjarrfikësit në terren.
Terreni i vështirë malor dhe pyjet e dendura bënë të pamundur ndërhyrjen efektive të kamionëve zjarrfikës. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe mungesës së burimeve njerëzore dhe materiale, Komandanti i Forcave Zjarrfikëse theksoi se kontrolli i zjarrit ishte i pamundur të realizohej përmes forcave tokësore.
Duke marrë parasysh situatën e rëndë, Komuna, në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, urgjentisht kërkoi ndihmë nga QMK-Qendra e Situatave për të ndërhyrë nga ajri dhe për të minimizuar dëmet dhe rrezikun për jetët njerëzore.
Sot, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) na u përgjigjën duke vënë në dispozicion dy aeroplanë për shuarjen e zjarrit në fshatin Elefcë. Pas tre orë operimi, ata arritën ta shuajnë vatrën e zjarrit dhe ta vendosin nën kontroll situatën.
Në këtë rast, Komuna falënderon të gjitha institucionet dhe personat që u angazhuan në këtë operacion për fikjen e zjarrit. Njëherazi, i bëjmë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin çdo lëvizje në pyje, pasi është gjendje e jashtëzakonshme dhe është e ndaluar ligjërisht çdo lëvizje e tillë. Çdo tentativë për shkelje të këtyre rregullave do të ndëshkohet me masa të rrepta.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!
Sonte ishte nata finale e turneut tradicional në futboll të vogël 2024.
Kjo ngjarje sportive përfundoi me shumë sukses në një atmosferë impozante dhe të gëzuar ku u tregua kultura sportive e ekipeve garuese si dhe publiku që ndoqi dhe mbështeti ekipet e tyre.
Çdo gjë në rregull, çdo gjë fair-play, plot gëzime, shoqëri dhe kënaqësi rinore u çfaqën në stadiumin e qytetit.
Rrezultatet ishin këto:
*Vendi i pare: Delishi Company
*Vendi i dyte: Restorant Drilon
*Vendi i tretë: Sem Term
-Lojtari me i mire: Fatjon Lleshi
-Portieri mi i mire:Fatih Qoku
-Lojtari Fair play: Dergim Kaja
Faleminderit stafit të komunës së Dibrës që organizoi këtë eveniment!
Në nje ambient sportiv dhe ndeshje teper interesante plot eufori u percaktuan ekipet finaliste Resaturant Drilon dhe Delishi Company. Falemnderojme pjesmaresit ne turne, respektin dhe korektsine e te gjith ekipeve qe ky turne tradicional te perfundon ashtu sic i ka hije.
Në Kosovrastin e epërm, Komuna e Dibrës është duke përfunduar projektin i cili konsiston në ndërtimin e parkingut të fshatit. Edhepse konfuguracioni i terenit është shumë i vështirë, përsëri pas shumë orvajtjesh u gjet zgjidhja arkitektonike për ta realizuar. Bëhet fjalë për investim kapital( si asnjëher më parë) i cili do të jetë në shërbim të banorëve të këtij fshati piktoresk.