AKTVENDIM Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

Në pajtim me nenin 44 paragrafi (7)  nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe  134/26)  dhe me propozim te Komisionit për urbanizëm (10-192/4 од 31.07.2026), Kryarari i komunës Dibër  sjell si vijon :

AKTVENDIM

Për miratimin e Plan programit  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

   Miratohet Plan programi  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup  

–  Shtrirja e planifikimit:

Kufiri për  pëgatitjen e ndryshimit dhe plotësimit të të PGjU  të Qytetit të Dibrës për Bllokun 19 (Periudha e Planifikimit 2026-2036) dhe PDU për një pjesë të Bllokut 19 (Periudha e Planifikimit 2026-2031) procedurë e përbashkët PGJU-së dhe PDU-së, KOMUNA E DIBËRËS është si më poshtë:

Hapësira e planifikimit për Ndryshimin dhe Plotësimin e një pjese të Planit  Gjeneral Urbanistik  të Qytetit të Dibrës për Bllokun 19 është 26.07 ha me kufijtë e mëposhtëm: lindje – Rruga  përmbëledhse   me profilin “So 5”; veriperëndim – Rruga  shërbyase  me profilin “Se 15” dhe juglindje – Rruga Magjistrale  me profilin “M 2” rr. “Jusuf Gërvalla“.

Hapësira e planifikimit për Planin Detal Urbanistik  për një pjesë të Bllokut 19, në procedurë të përbashkët , është 3.48 ha. me kufijtë vijues: në veri – Rruga shërbyese me profilin “Se 2” (rr. “E re e Planifikuar  19.11); në juglindje – Rruga Magjistrale  me profilin “M2A” – Unaza Jugore, Rruga Rajonale R1201 (R-418 e vjetër) – degëzimi  Dibër-Strugë; në jug – kufiri i PGJU-së së Qytetit të Dibrës dhe në veriperëndim – Rruga shërbyese me profilin “Se 15” rr. “Rruga e Loparëve”.

Arsyetim

            Në pajtim   me  Programin   për përpunimin   e planeve   dhe dokumentacioneve   urbanistike në territorin  e  Komunës  Dibër  për   vitin   2025  (nr. Бр.. 08-806/15  dt.  30.12.2025),  është nisur procedura  për   përgatitjen  dhe miratimin  e   të Plan programit “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR” e  regjistruar me nr. 10-192/1 dt. 07.04.2026. Procedurëqë udhëhiqet përmes sistemit e-Urbanizëm për PP (2020) me nr. 79040.

         Me kërkesën për nisjen e procedurës është bashkangjitur dokumetacioni si vijon:

 – Plan programi për  përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup  

  • Elaborat gjeodezik  për punë gjeodezike për qëllime të veçanta për baza  gjeodezike të azhurnuara, të përgatitura nga GEOMATIKA DOO Shkup, me numër lënde: 0801-37/3-2026 dt.  04.03.2026.

– Programi për përgatitjen e planeve urbanistike dhe dokumentacionit urbanistik në territorin e Komunës së Dibrës për vitin 2026. Nr. 08-806/15 e datës 30.12.2025

–  Propozim për miratimin e Plan programit për  “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLOKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”, me numër teknik 041/03/26 nga Qershori  i  vitit  2026, e punuar nga  “TAJFA- PLAN” ShPK Shkup, nr. 10-192/4 dt. 31.07.2026, nga Komisioni për Urbanizëm.

  Kryetari i Komunës Dibër,  pasi bëri këqyrjen në dokumentacionin e parashtruar konstatoi se kërkesa është e bazuar dhe se janë të plotësuara kushtet se në pajtim me nenin 44 paragrafi (7) nga Ligji për planifikim urbanistik (Gaz. Zyrtare e  Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 32/20, 111/23, 171/24, 224/24, 40/25, 101/25, 127/25 dhe 134/26), dhe  në bazë të kësaj, është sjellë aktvendimi si në dispozitiv.

UDHËZIM PËR MJETE  JURIDIKE :

 Kundër këtij Aktvendimi, kërkuesi mundet të parashtrojë  ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi deri te ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve në sferën e rregulimit të hapësirës.

Plan programi  për përpunimin e “NDRYSHIM DHE PLOTËSIM TË PLANIT GJENERAL URBANISTIK TË QYTETIT TË DIBRËS PËR BLLOKUN 19 (periudha e planit 2026- 2036) DHE PLANIT DETAL URBANISTIK PËR PJESË TË BLLKUT 19 (periudha e planit 2026- 2031) procedurë e përbashkët e PGJU dhe PDU, KOMUNA DIBËR”

Skip to content