Kryetari Mela inspektoi nga afër punimet e asfaltimit në Mogorçë
Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të asfaltimit që po realizohen në kuadër të projektit për rikonstruksionin e fushës sportive shumëfunksionale në SHFK “Riste Risteski” në fshatin Mogorçë.
Gjatë inspektimit, Kryetari u njoh me dinamikën e punimeve dhe theksoi se Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën sportive dhe krijojnë kushte moderne për nxënësit, të rinjtë dhe banorët e fshatit.
Ky projekt financohet nga Buxheti i Komunës së Dibrës dhe është një tjetër investim që dëshmon angazhimin e komunës për zhvillimin e sportit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në çdo vendbanim.
Punimet po zhvillohen sipas planit dhe pritet të përfundojnë brenda afatit të paraparë, duke i dhënë Mogorçës një hapësirë moderne dhe funksionale për aktivitete sportive, rekreative dhe shkollore.






