Month: <span>January 2026</span>

Njoftim per organizim e perseritur te prezentimit publik dhe anketes publike per Propozim planin “Plan urbanistik per fshatin Rajcice, perpunim i Bllokut 1 dhe Bllokut 2,Komuna Diber” periudha e planit 2021-2031

Propozim planin “Plan urbanistik per fshatin Rajcice, perpunim i Bllokut 1 dhe Bllokut 2,Komuna Diber” periudha e planit 2021-2031

Njoftim

Pas reshjeve të fundit të borës , ju njoftojmë se të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Dibrës, si në zonat urbane ashtu edhe në fshatra , janë pastruar dhe janë plotësisht të aksesueshme .

Ekipet tona kanë qenë në terren pa ndërprerje për të siguruar qarkullim normal dhe të sigurt për të gjithë qytetarët

Lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe në zonat ku mund të ketë ngrica .

Të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin pajisje dimërore.

Gjatë pastrimit të oborreve dhe trotuareve, të mos hedhin borën në rrugë, pasi pengon qarkullimin dhe rrit rrezikun për aksidente.

Gjithashtu, të kenë kujdes gjatë parkimit të automjeteve, duke mos i parkuar ato në rrugë apo në vende që pengojnë kalimin e mjeteve dhe mjeteve të pastrimit.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Komuna Dibër

Promovimi i pajisjeve të reja për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Dibrës mori pjesë në ngjarjen për promovimin e pajisjeve të reja për menaxhimin e mbeturinave të ngurta, në kuadër të Projektit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave, i cili synon ngritjen e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të këtij projekti, Komuna e Dibrës do të pajiset me 5 kamionë për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale të shërbimeve komunale. Ky investim do t’i ndihmojë drejtpërdrejt Ndërmarrjes Komunale “Standard”, duke përmirësuar kushtet e punës dhe duke e pajisur me mjete të reja, pasi deri më tani ndërmarrja ka funksionuar vetëm me një kamion.

Me realizimin e këtij projekti pritet rritje e mbulueshmërisë së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave, ulje e deponive të egra dhe përmirësim i përgjithshëm i pastërtisë në zonat urbane dhe rurale të komunës.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2026

Me rastin e ndërrimit të viteve, Kryetari i Komunës së Dibrës realizoi vizita në disa institucione kyçe që vazhdojnë punën pa ndërprerje edhe gjatë festave. Ai vizitoi Spitalin e Përgjithshëm ,Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë.

Gjatë këtyre vizitave, Kryetari i Komunës uroi një Vit të Ri të mbarë të gjithë të punësuarve, duke i falënderuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre, pasi edhe gjatë ndërrimit të viteve janë në shërbim të qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e punës së këtyre institucioneve për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, duke vlerësuar lart kontributin e secilit punonjës që kryen detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të këtyre institucioneve dhe në forcimin e bashkëpunimit për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve.

Me rastin e Vitit të Ri 2026, ju uroj nga zemra shëndet të plotë, paqe, harmoni dhe mirëqenie në familjet tuaja. Qoftë ky vit një vit shprese, pune të ndershme dhe suksesi për secilin prej jush.

Komuna e Dibrës do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e komunës sonë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Fisnik Mela

Kryetar i Komunës së Dibrës

Skip to content