Gëzuar Vitin e Ri 2026

Me rastin e ndërrimit të viteve, Kryetari i Komunës së Dibrës realizoi vizita në disa institucione kyçe që vazhdojnë punën pa ndërprerje edhe gjatë festave. Ai vizitoi Spitalin e Përgjithshëm ,Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë.

Gjatë këtyre vizitave, Kryetari i Komunës uroi një Vit të Ri të mbarë të gjithë të punësuarve, duke i falënderuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e tyre, pasi edhe gjatë ndërrimit të viteve janë në shërbim të qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e punës së këtyre institucioneve për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, duke vlerësuar lart kontributin e secilit punonjës që kryen detyrën me përgjegjësi dhe përkushtim.

Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të këtyre institucioneve dhe në forcimin e bashkëpunimit për një shërbim sa më cilësor ndaj qytetarëve.

Me rastin e Vitit të Ri 2026, ju uroj nga zemra shëndet të plotë, paqe, harmoni dhe mirëqenie në familjet tuaja. Qoftë ky vit një vit shprese, pune të ndershme dhe suksesi për secilin prej jush.

Komuna e Dibrës do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për zhvillimin e komunës sonë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Fisnik Mela

Kryetar i Komunës së Dibrës

Skip to content