Skip to content

News

Në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë.

Në ditet në vijim, në territorin e Komunës së Dibrës, do të fillojë trajtimi i qenve endacakë. Ky trajtim do fillojë pasi Komuna Dibër ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë fituese të tenderit, përmes së cilës, do të bëhet sterilizimi dhe kastrimi i qenve endacakë.

 Me këtë rast, Komuna Dibër u ka bënë thirrje të gjithë atyre pronarëve që mbajnë qen në shtëpi që të kujdesen, t’i mbajnë të lidhur dhe të mos i lëshojnë jashtë territorit të shtëpisë, në mënyrë që të mos kapen dhe të trajtohen bashkë me qentë tjerë endacakë.

El Hilal viziton Komunën e Dibrës

Një delegacion i shoqatës humanitare “El Hilal” në krye me z. Behixhudin Shehapi, sot vizituan Komunën e Dibrës.

U bisedua për tema të ndryshme në atmosferë të ngrohtë miqësore dhe u tregua një gadishmëri për bashkëpunim në të mirë të Dibrës dhe dibranëve.

Dibër e pastër

Me iniciative te komunës Dibër, sot u realizua një takim me institucionet lokale dhe shoqatat joqeveritare për organizimin e aksionit ekologjik i cili do të realizohet ketë vikend. Sëbashku për një Dibër ashtu siç e duam të gjithë. #DibraEPastër

Lajmërim

Komuna Dibër në kuadër të aktiviteteve të saja për kujdesjen e ambientit jetësor, planifikon organizimin e një aksioni ekologjik ku pjesmarës do të jenë të gjitha institucjonet lokale dhe qeveritare si dhe organizatat joqeveritare. Takimi do te mbahet neser ( 18.02.2020) ora 09:00 ne komunën e Dibrës, ku do te diskutohet organizimi i ketij aktiviteti. Luten të gjithë të interesuarit për pjesmarje.