News

Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve

Në bazë të nenit 17 të Ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë se Veriut, nr. 10/2020) dhe nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Dibrës”, nr. 27/23,38/24,45/24), Këshilli nismetar shpall :

Thirrje publike për Kuvendin Lokal të të rinjve

Këshilli nismetar për Themelimin e Këshillit Rinor Lokal në kuadër të Komunës së Dibrës shpall thirrje publike për anëtarësim në Kuvendin e Rinisë Lokale.

Thirrja është e hapur për të gjitha organizatat rinore, organizatat rinore, grupet rinore politike, organizatat studentore dhe format e tjera të shoqatave rinore që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– Të ketë aktivitete në territorin e Komunës së Dibrës;

– Të jetë i themeluar dhe aktiv për të paktën një vit para hapjes së kësaj thirrjeje;

– Delegati dhe zëvendës delegati duhet të jenë banorë të Komunës së Dibrës dhe të jenë nga mosha 15 deri në 29 vjeç.

Anëtarët e Kuvendit të Rinisë Lokale kanë për detyrë:

– Të punojë në zbatimin e aktiviteteve të Kuvendit;

– Të marrë pjesë në përgatitjen e dokumenteve dhe

– Të zgjedhë anëtarët e Këshillit Rinor Lokal .

Këshilli nismetar zbaton procedurën për përzgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Lokal të Rinisë të Komunës së Dibrës, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga Zyrtari për Rininë në Komunën e Dibrës.

Ndërkaq, qëllimet specifike, detyrat dhe metodat e punës së anëtarëve të Kuvendit Rinor Lokale janë përshkruar dhe shpjeguar në Manualin për Këshillat Rinor Lokal, të miratuar nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Dokumentet e nevojshme:

1. Portofoli i punës së organizatës;

2. Letër motivuese për pjesëmarrje në Kuvendin Rinor Lokal, por jo më shumë se 1 faqe;

3. Raport vjetor për punën e vitit paraprak që vërteton se organizata ka qenë aktive në vitin e kaluar me aktivitete të realizuara për ose nga të rinjtë në Komunën e Dibrës;

4. Emërimi i një delegati dhe zëvendës delegati me të dhënat e kontaktit për përfaqësuesit

Afati i aplikimit është nga 22.04.2025 deri në 02.05.2025.

Aplikimi: Të gjitha organizatat e interesuara që i plotësojnë kriteret janë të detyruara të dorëzojnë dokumentet në vijim në emailin: dibra@dibra.gov.mk dhe t’i dorëzojnë në arkivin e Komunës së Dibrës, Rr. “8 Shtatori” Nr. 72, 1250 Dibër, me shënimin e mëposhtëm: Kërkesë për anëtarësim në Kuvendin e Këshillit Rinor.

Aplikacionet do të shqyrtohen nga Këshilli nismetar për themelimin e Kuvendit Rinor Lokal me qëllim të zgjedhjes së Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Dibrës.

Pastrimi i vijave ujore

Komuna e Dibrës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e fshatrave, angazhohet vazhdimisht për t’u dalë në ndihmë banorëve në realizimin e kërkesave dhe nevojave të tyre. Gjatë takimeve të mbajtura më 1 prill, u evidentua domosdoshmëria për pastrimin e vijave ujore që shërbejnë për vaditjen e fushave bujqësore në fshatra. Në këtë drejtim, u angazhuam që të sigurojmë mjetet e nevojshme dhe sot puna ka nisur. Ftojmë kryetarët e bashkësive lokale të paraqiten në komunë, me qëllim që ky aktivitet të menaxhohet sa më mirë dhe në interes të përbashkët të komunitetit.

8 Prilli-Dita Ndërkombëtare e Romëve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prilli, zhvillova një takim me anëtarë të Shoqatës “Hëna/Mesecina” si dhe me kryetarin e saj, z. Ilmi Kurtishi. E shfrytëzova këtë mundësi për të përcjellë urimet e mia më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, drejtuar gjithë komunitetit rom në komunën tonë dhe më gjerë.

Komuna e Dibrës, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare (si Romacted), si dhe me mbështetjen e pushtetit qendror, ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në fushat e arsimit, edukimit parashkollor dhe infrastrukturës. Këto iniciativa kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit rom në qytetin tonë.

Gëzuar festa të gjithë romëve – me dëshirën që të ardhmen ta ndërtojmë bashkë, mbi themelet e barazisë, respektit dhe bashkëjetesës!

Këshilli Preventiv i Komunës

Sot u mblodh Këshilli Preventiv i Komunës së Dibrës për të shqyrtuar një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë dhe menaxhimin e situatave emergjente në rast fatkeqësish. Përfaqësues nga institucionet përkatëse raportuan mbi gjendjen aktuale, me fokus të veçantë te objektet hoteliere, restorantet dhe institucionet publike si shkollat, çerdhet dhe banesat kolektive.
Gjatë inspektimeve të realizuara në këto objekte, në disa prej tyre u evidentuan mangësi të cilat do të raportohen në mënyrë të detajuar, me qëllim marrjen e masave të menjëhershme për eliminimin e tyre.
Në këtë takim u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për sigurinë e qytetarëve dhe u morën disa vendime konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë.
Takimi i radhës i Këshillit është planifikuar të mbahet në fillim të muajit prill.

VENDIM për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor për “Planin detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”

V E N D I M
për moszbatim të vlerësimit strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor për “Planin detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”

1. Për dokumentin planifikues “Plani detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër”, i cili sillet në bazë të Ligjit për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 32/20, 111/23 dhe 171/24), Ligjit për gjelbërim urban (Gazeta zyrtare e RMV- së nr. 11/18 dhe 42/20) dhe Rregullores për planifikim urbanistik (Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 225/20, 219/21, 104/22 dhe 99/23), nuk nevojitet të zbatohet vlerësimi strategjik i ndikimit në ambientin jetësor, kjo në bazë të nenit 65 të Ligjit për mjedisin jetësor. Për përfshirjen në fjalë është kryer vlerësim strategjik për ndikim mbi mjedisin jetësor dhe mbi shëndetin e njerëzve gjatë sjelljes së “Ndryshim dhe plotësim të Planit gjeneral urbanistik të qytetit të Dibrës për blloqet: 2, 3, 5, 6, 7, 11, 15, 16, 17, 19, 21 dhe 25, për periudhën e planifikimit 2008- 2018, Komuna Dibër”, në bazë të së cilit është punuar plani detal urbanistik në fjalë.

Për Raportin e punuar për vlerësim strategjik në mjedisin jetësor, është marrë mendim pozitiv nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor me nr. 08-3819/4 të datës 24.09.2010 (nr. jonë 03-61/15 të datës 29.09.2010). Në mendimin e dhënë, Ministria vlerëson që është arritur qëllimi i përgjithshëm i Raportit për vlerësim strategjik në mjedisin jetësor, gjegjësisht që është kryer analizë e përgjithshme e ndikimeve potenciale nga sjellja e dhe implementimi i Planit gjeneral urbanistik i cili është lëndë e vlerësimit strategjik, e njëkohësisht janë përcaktuar edhe masat për mbrojtje, zvogëlimin dhe neutralizimin e ndikimeve negative dhe plan për monitorimin e mjedisit jetësor.

2. Vendimi bashkangjitur me formularët për përcaktim të nevojës për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik shpallet në ueb faqen e Komunës Dibër (www.dibra.gov.mk).
3. Në bazë të kritereve për përcaktim të asaj se nëse një dokument planifikues ka ndikim në ambientin jetësor nxjerur nga neni 65 alineja (4) të Ligjit për mjedisin jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 e Rregullores për formën, përmbajtjen dhe shabllonin e vendimit për zbatim ose moszbatim të vlerësimit strategjik dhe nga formularët për nevojën e  zbatimit ose moszbatimit të vlerësimit strategjik sjellja e dokumentit planifikues “Planit detal urbanistik për Bllokun 11- Dibër, Komuna Dibër” nuk do të ketë ndikim negativ në mjedisin jetësor për shkaqet në vijim:
-për planin në lëndë do të parashikohen destinimet bazë: A- Banim (A1- Banim në shtëpi, A2- Banim në ndërtesa), G- Miniera, energjetikë, industri (G2- Industri e lehtë, përpunuese dhe më pak ndotëse), V5- Institucione fetare (V 5.2- Xhamia), D- Gjelbërim, rekreim dhe hapësira memorial (D2- Gjelbërim mbrojtës dhe komunikacioni, D2.1- Gjelbërim linear komunikacioni, gjelbërim ndarës, gjelbërim mrojtës komunikacioni në udhëkryqe dhe nyje) E- Infrastrukturë (E1- Infrastruktura komunikacioni, lineare dhe të tjera, E1.1- Infrastruktura të komunikacionit rrugor: rrugë publike me ndërtime dhe instalime shqëruese, autostrada ndërkombëtare, autostrada shtetërore, rrugë eksprese, regjionale dhe lokale (komunale), rrjete rrugore parësore dhe dytësore në vendbanime, me ndërtimet që i përkasin infrastrukturës rrugore, parkime publike, parkingje, shtigje, rrugë qasëse dhe sipërfaqje të integruara të komunikacionit, shtigje për biçikleta, hapësira për këmbësorë, rrugë dhe shtigje dhe të tjera, E1.8- Infrastruktura për transmetimin e energjisë elektrike: stacione të transformatorëve).
Në dokumentin planifikues do të përmbahen masat për mbrojtje nga të gjitha aspektet, ndërsa ky dokument planifikues nuk ka ndikim të rrëndësishëm në ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve. Do të mundësohet valorizimi dhe afirmimi i hapësirës dhe plotësimi i nevojave të banorëve në këtë përfshirje planore. -nuk parashikohen objekte me destinime të cilat në mënyrë të konsiderueshme do ta ndotnin mjedisin jetësor ose për të cilat kryhet vlerësim për ndikimit në mjedisin jetësor (neni 65 pika 2 dhe 3 e Ligjit për mjedisin jetësor).
4. Kundër këtij Vendimi mund të parashtrohet ankesë deri te Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së Vendimit në veb faqen.                                                        

Dorëzim me shpallje publike  – Numri i lëndës: 10-81/5të datës 07.03.2025. 

          

  Në bazë të nenit 84 të LPPA (Gazeta zyr. e RM nr. 124/15), Komuna Dibër kryen shpallje publike për dokumentin NjOFTIM PAS DORËZIMIT TË KËRKESËS nr. 10-81/5 të datës 07.03.2025, për shkak se pala është zhvendosur dhe vendbanimi i tij është i panjohur për organin publik.                 Shpalljen Komuna Dibër e bën nëpërmjet  shtypit ditor i cili është distribuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në shtypin ditor “Nova Makedonija” dhe “Koha”.                 Pas shpalljeve në shtypin ditor të lartëpërmendur, Komuna Dibër me shpenzim të tij do të bëjë shpallje të njëhershme në gazetën zyrtare të komunës Dibër.                
Pas shpalljeve të kryera nga e lartëpërmendura, konsiderohet se pala është njoftuar me rregull për shkresën.  

Emri i palës: Mina Kamberovska.

Adresa e fundit e vendbanimit: rr. “Dilaver Sela” nr. /, Dibër.

Numri i lëndës: 10-81/5 të datës 07.03.2025.

Pasqyrë të shkurtër të bazës së lëndës: Komuna Dibër, duke vepruar sipas kërkesës së Fatmir Baloski nga Dibra dorëzuar me numër 10-81/1 të datës 04.02.2025, në bazë të nenit 99 paragrafi (10) nga Ligji për ndërtim, solli NjOFTIM PAS DORËZIMIT TË KËRKESËS për fillimin e procedurës për mënjanim të objektit në rrezikshmëri për prishje.

  PARALAJMËRIM PËR PALËN: Në bazë të nenit 84 paragrafi (6) të LPPA (Gazeta zyr. e RM nr. 124/15), mënyra e tillë e dorëzimit konsiderohet si dorëzim i rregullt dhe se për pasojat negative që mund të ndodhin i bart vetë pala.  

Kryetari i Komunës

Hekuran Duka

THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve nga persona fizik

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 nga Ligji per vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M. nr. 5/02) dhe me Vendimin e Këshillit komunal Dibër për përcaktimin е procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Dibrës, PROGRAM Për aktivitete të Komunës së Dibrës në lëmin e sportit për vitin 2025,Nr.08-1276/13 të datës 30.12.2024,PROGRAM për aktivitetet e Komunës së Dibrës nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2025,Nr.08-1276/11 të datës 30.12.2024, Program per masat dhe aktivitetet e Komunes se Dibres ne fushen e mbrojtjes sociale ne vitin 2025  Nr.08-1276/15 të dates 30.12.2024 , Kryetari i Komunes ѕë Dibrës, shpall:    

THIRRJE PUBLIKE   Për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat, klubet sportive dhe projekteve  nga persona fizik  

Qëllimi i këtij konkursi eshte qe ta perforcoje dhe perparoje bashkepunimin е Komunes me klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kultures permes vendosjes ѕе relacioneve partnerike dhe nxitjes ѕе zgjidhjes ѕе problemeve lokale nepermjet kycjes te qytetareve dhe organizatave qytetare. Те drejte per pjesmarrje ne kete konkurs kane klubet sportive, shoqatat e qytetareve e regjistruara ne territorin e Komunes ѕе Dibrës sipas Ligjit për shoqatat , fondacioпet e qytetareve dhe personat fizik.     Shoqatat te cilat kane marre mjete financiare vitin e kaluar duhet te parashtrojne raport financiar mbi mjetet dhe aktvititet e kryera per vitin e kaluar, sebashku me formularet e aplikimit.       
  Aktivitete që do të mbështeten:    
1.Perkrahje e OJQ-ve/klubeve dhe projektve nga personat fizik  
Mbështetja e OJQ-ve dhe klubeve për përmirësimin, avancimin si dhe ngritjen e cilësisë së jetës shoqërore qytetare në komunën e Dibres.
2. Mjedis jetësor  
ð Mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, zvogëlimi i ndotjes së ajrit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, si dhe mbrojtja e resurseve natyrore nacionale në komunën e Dibrës.
3.Kulturë  
ð Mbështetje e ShKA-ve për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe shumëllojshmërisë etnike, krijimin e kushteve për një jetë kulturore, mbështetje e artistëve, afirmim i artistëve të rinj, kremtimi dhe manifestimi i datave të rëndësishme kulturore për Komunën e Dibrës.
4.Sport  
ð Mbështetje e klubeve sportive për afirmimin, zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së sporteve rekreative në territorin e komunës së Dibres.
5.Mbrojtje Sociale  
ð Mbështetje e fëmijëve (nga sfera e mbrojtjes sociale)dhe personave me nevoja të posaçme në aktivitete dhe manifestime sportive kulturore e rekreative.
6.Mundësi te barabarta    
ð Mbështetje nga sfera për mundësi të barabarta të burrave dhe grave.              
Kriteret themelore organizative  
Kriteret themelore organizative që duhet ti plotësojnë personat juridik dhe fizik (shoqatat, dhe klubet) që marrin pjesë në këtë shpallje janë: 3.1 Të jenë të regjistruara në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Klubet, të paktën një vit para publikimit të shpalljes; 3.1.1 Personat fizik duhet të jenë shtetas të RMV dhe banues në Komunën e Dibrës; 3.2 Puna dhe veprimi ta ketë synim publikun e gjerë dhe interesat e komunitetit; 3.a.Vlerësimi i cilësisë së projekteve për SHOQATAT/KLUBET Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat juridik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për OJQ/Klubet 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse shoqatat / klubet kanë strukturë organizative dhe burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme, hapësirë për zyre, pajisje teknike dhe aftësi për të menaxhuar buxhetin) 1.2. Nëse shoqatat / klubet kanë përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpallje 2. Punim dhe bashkëpunim në rrjet 2.1 Nëse shoqatat / klubet janë anëtar i rrjeteve dhe platformave të organizatave qytetare (kombëtare dhe ndërkombëtare) dhe në 3 vitet e fundit kanë realizuar projekte në bashkëpunim me organizata tjera ose organe të administratës shtetërore 3. Cilësia e projektit 3.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 3.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 3.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 3.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 3.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 4. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 4.1 Nëse pasqyrohen aktivitetet në mënyrë adekuate në buxhet 4.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate           3.b. Vlerësimi i cilësisë së projekteve për PERSONAT FIZIK Vlerësimi i cilësisë së projekteve nga personat fizik që i plotësojnë kriteret themelore organizative do të kryhet në bazë të kritereve të posaçme programore: Fushat për personat fizik 1. Kapaciteti organizativ 1.1. Nëse projekti ka burime për zbatimin e projektit (të punësuar, vullnetarë aktivë ose persona të angazhuar me kohë të pjesshme) 1.2. Nëse aplikanti/ja ka përvojë në fushën (qëllimin parësor) për të cilën aplikon në shpalljen 2. Cilësia e projektit 2.1. Sa do të kontribuojë qëllimi i përgjithshëm i projektit në realizimin e qëllimit të dhënë parësor 2.2 Sa është koherent projekti i përgjithshëm dhe a përmban angazhim të qartë për zbatimin e tij 2.3 Nëse zbatimi i aktiviteteve shpie në realizimin e rezultateve të parapara në project 2.4 Nëse plani i zbatimit është i qartë dhe i realizueshëm 2.5 Nëse ekzistojnë tregues të përcaktuar qartë për matjen e arritjeve 3. Buxheti dhe efikasitet i shpenzimeve 3.1 Nëse aktivitetet pasqyrohen në mënyrë adekuate në buxhet 3.2 Nëse marrëdhënia midis shpenzimeve të parapara dhe rezultateve të pritura është adekuate                      

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzojnë SHOQATAT / KLUBET  
Shoqatat dhe klubet që marrin pjesë në shpalljen duhet të dorëzojnë: 1.  Fleteparaqitje (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber); 2. Shtojca 1 –Korniza kohore  (meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber).; 3. Aneks-2 Buxheti(meret ne uebfaqen e Komunes DIber www.dibra.gov.mk si dhe ne hapsirat e komunes Diber). 4.Kopje të gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridik për regjistrimin e shoqatës / klubit jo më të vjetër se gjashtë muaj; 5. Kopje të statutit;        

Vërejtje: Nëse propozim-projekti juaj do të përzgjidhet dhe do të fitojë mbështetje financiare nga Buxheti Komunës së Dibres, keni detyrim që në të gjitha materialet (të shtypura dhe elektronike) në suaza të projektit të mbështetur financiarisht, të përdorni logon e komunës së Dibres, projektet që do të fitojnë mbështetje financiare nga ana e Komunës së Dibres duhet të kenë kujdes të veçantë që të mos dëmtojnë imazhin e institucionit, të mos përdorin gjuhën të urrejtjes, ofendime që mund të nxisin dhunë, jo tolerancë ndëretnike ose veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe normat juridike të RMV-së. Për të gjitha pikat e lartpërmendura përgjegjësi do të kenë shoqatat/klubet  që do të marrin mbështetje financiare për propozim-projektet e tyre nga ana e komunës së Dibres. Dokumentacionet e pakompletuar ose aplikacionet të cilat do të dorëzohen pas afatit të paraparë në shpalljen publike nuk do të shqyrtohen! Aplikacionet e dorëzuara në arkivin e komunës së Dibres nuk do ti kthehen aplikuesit.              

Afati dhe mënyra e dorëzimit të kërkesave   Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 07.04.2025 Dokumentacioni duhet të vendoset në një zarf të mbyllur dhe në të të shënohet: “SHPALLJE (për mbështetje financiare të shoqatave, klubeve sportive)” në adresën: Komuna e Dibres, 8 Shtatori nr 72 1250 Diber, në arkivin e komunës së Dibres nga ora 08:00 deri më 16:00,   Rezultatet e Thirrjes publike do të shpallen në faqen zyrtare të Komunës së Dibres. www.dibra.gov.mk Pyetjet për sqarime plotësuese mund të dorëzohen me shkresë ose në formë elektronike deri tek Komisioni për realizimin e Thirjes publike në dibra@dibra.gov.mk ose ne nr.tel 046/ 831-196.

Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpriste një grup ambasadorësh të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot, Komuna e Dibrës pati nderin të mirëpriste një grup ambasadorësh të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Shkëlqesia e tij, Denion Meidani, Ambasador i Republikës së Shqipërisë. Delegacioni përfshinte gjithashtu:
• Shkëlqesia e tij, Rafael Soriano Ortiz, Ambasador i Mbretërisë së Spanjës
• Shkëlqesia e tij, Paolo Palminteri, Ambasador i Italisë
• Shkëlqesia e tij, Jaroslav Ludva, Ambasador i Çekisë
• Shkëlqesia e tij, Andrash Klajn, Ambasador i Hungarisë
Ky ishte një takim i nivelit të lartë, që dëshmoi një interes të veçantë për komunën tonë. Për ne, kjo vizitë përbën një moment historik, pasi një delegacion i tillë diplomatik nuk ishte pritur më parë në Dibër.
Në pritjen zyrtare nga ana e komunës morën pjesë: Deputeti i Zonës Nr. 5 z. Musa Xhaferi, Kryetari i Këshillit Komunal z. Fuat Spahiu, Sekretari i Komunës z. Ylli Mirzo, Znj. Adelina Ramadani nga njësia për Resurse Njerëzore në komunë.
Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë investuese që ofron Komuna e Dibrës, bazuar në resurset e saj natyrore dhe projektet që janë duke u realizuar apo planifikohen në të ardhmen në fusha të ndryshme të zhvillimit. Ambasadorët shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe theksuan vlerësimin e tyre për punën e bërë deri më tani.
Një tjetër aspekt që la përshtypje pozitive tek ambasadorët ishte bukuria natyrore e Dibrës, si dhe potenciali i saj zhvillimor. Ata shprehën dëshirën që në takimet e ardhshme të diskutohen hapa konkretë për bashkëpunim.
Pas takimit, vizita vazhdoi me një shëtitje në këmbë në qendër të qytetit, ku delegacioni pati mundësinë të vizitojë Muzeun e Qytetit dhe Xhaminë e Hynqarit, e cila daton që nga viti 1467. Kjo vizitë shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillimin e komunës sonë.

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR

Në bazë të nenit 36 dhe 48 të Ligjit për vetëqeverisje lokale(“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 5/02 ), dhe nenit 16,17,18 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.10/2020, 16.01.2020), dhe sipas nenit 56 të Statutit të Komunës së Dibrës shpallet:  

THIRRJE PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT NISMËTAR  

Komuna shpall Thirrje publike për krijimin e Këshillit Nismëtar (KN) në bazë të nenit 17 të Ligjit për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikat Rinore. Këshilli Nismëtar është një grup joformal që ka për qëllim të konsultojë të rinjtë dhe të përfaqësojë interesat e tyre në krijimin e Këshillit. Numri i anëtarëve të Këshillit Nismëtar është pesë dhe vetëm ata anëtarë kanë rolin për të formuar Kuvendin Lokal të të Rinjve. Kohëzgjatja e KN-së është afatshkurtër dhe përfundon me thirrjen e Kuvendit të parë Lokal të të Rinjve. Komuna është e ngarkuar me përzgjedhjen e tyre, ndërsa puna e tij koordinohet dhe ndihmohet nga nëpunësi/ja për të rinjtë në komunë. Roli dhe detyrat e Këshillit Nismëtar:
• Mbështetje për Komunën në krijimin ose rishikimin e akteve dhe vendimeve që e rregullojnë krijimin dhe funksionimin e KRL-së,
• Shpallja e thirrjes për Kuvendin konstituiv Lokal të të Rinjve në përputhje me Statutin e komunës, sipas parimit të publicitetit dhe transparencës,
• Bashkëpunimi me komunën në organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit konstituiv Lokal të të Rinjve KN mund të përfshijë organizata rinore, organizata për të rinjtë, forume rinore të partive politike, organizata të nxënësve dhe të studentëve dhe forma të tjera të bashkimit rinor që veprojnë dhe funksionojnë në territorin e Komunës dhe që duan të marrin pjesë në themelimin e Këshillit. Dokumentet e detyrueshme:  
• Portofoli i organizatës/grupit/shoqatës,
• Programi vjetor i punës,
• Raporti mbi aktivitetet me të rinjtë gjatë vitit të kaluar,
• Letër me emërimin për anëtar të Këshillit Nismëtar dhe informacione për kontakt,
• Letër e shkurtër motivuese nga anëtari i propozuar dhe biografi e shkurtër.  

Mënyra e aplikimit nëpërmjet email adreses: E-maili: dibra@dibra.gov.mk
Afati për aplikim: 20 ditë nga dita e shpalljes.

Skip to content